Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Rezarta Balliut. Balliu u shkarkua nga detyra për shkak se nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasuritë e saj dhe për deklarim të rremë. Trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Balliut ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi për probleme të pasurisë. Vendimi është marrë në formë unanime nga togat e zeza. Në konkluzionet e publikuara nga KPK, më 9.7.2021,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Serbia shpalli ditë zie 27 nëntorin “për ngjarjet tragjike” në Kosovë. Rama vendoset qartë kundër qëndrimit të Beogradit zyrtar ndaj sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Ai deklaron se zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Reagimi i Kryeministrit:Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së…
59-vjeçari Martin Bardhi u vra këtë të martë në qendër të Rrëshenit. Ai u ekzekutua para lokalit në pronësi të tij. Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkaqe hakmarrje. Kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi. Bardhi sapo ishte liruar nga qelia e burgut. Ai ishte lënë me masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi në muajin Mars u arrestua si një nga autorët e përfshirë në atentatin ndaj Saimir Reçit në Rrëshen. Kjo ngjarje e 6 muajve më parë ka një të përbashkët me vrasjen e sotme. Data e krimit. Më 26 mars…
“Alexander” është një prodhim shqiptaro-amerikan dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në garën për çmimet ”OSCAR”. Aleksandër Gruda dhe miqtë e tij hartuan një plan të guximshëm për të vjedhur një anije luftarake dhe për t’i shpëtuar regjimit totalitar. Duke u përballur me zemërimin e armëve të mortajave, helikopterëve dhe mitralozëve, grupi u nis, duke rrezikuar gjithçka për një jetë, në liri. “Kur dëgjova për herë të parë historinë e Aleksandër Grudës, ishte diçka që doja ta bëja menjëherë film, sepse gravitoja drejt historive për luftën e përjetshme për lirinë njerëzore. Aleksandri është një nga shumë njerëz që, duke jetuar nën…
Zogu i Tiranës bëri një analizë të situatës ekonomike dhe sociale në vend. Ai thotë se çmimet janë rritur dhe paratë nuk mjaftojnë, por nga ana tjetër njerëzit janë bërë më mendjehapur. Sipas tij, kjo është një shtysë për ndryshime të tjera. Zogu i Tiranës: Në fakt në momentet që ne po flasim sittuata në Shqipëri është paksa e dobët. Janë shtrenjtuar çmimet zemra, nuk dalin lekët, është qiraja e shtëpisë, drita, ujë, shampo koke, shampo trupi, lines, janë shumë gjëra që duhet t’i blesh dhe janë kosto. Aldo: Po mos përdor lines more burrë? Ça përdor ti se unë…
Kosova ka fakte që Serbia duke përdorur Listën Serbe ka udhëhequr sulmin terrorist, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku thotë se duket qartë që në krye të këtij grupi kriminal qëndron Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, i shpallur “Non Grata” nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe. Për Zveçlën, gjithçka është e qartë, duke thënë se Serbia synon destabilitetin e Kosovës. “Ky në pamjet më poshtë është Milan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e Listës së Zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së…
Një nga të dyshuarit për bastisjen me armë në shtëpinë e yllit anglez Raheem Sterling ku u grabitën sende me vlerë 300 mijë paund, thuhet se fshihet në Shqipëri. Sipas medias ”The Sun”, ai është Henri Osmani, 44 vjeç dhe ka hyrë në vend më 18 korrik. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për këtë ngjarje dhe tha për The Sun: “Asnjë shqiptar i përfshirë në krime në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të mendojë se vendi ynë është një vend i fshehtë”. Shqiptarët Alfred Isufi, 48 vjeç dhe Gerard Kalaja, 22 vjeç, janë në arrati jashtë vendit të…
Ligji i ri për lojërat e fatit parashikon të tatojë me zero përqind të ardhurat për lojtarët, ndërsa organizatorët do t’i nënshtrohen ligjeve në fuqi. Kjo vendimmarrje ka për qëllim që të formalizoj këtë industri e cila është e tëra në informalitet. Vasilik Vjero, zv/ministre e financave sqaroi në E-ZONE arsyet e këtij vendimi. “Ne duam që ta formalizojmë këtë industri. Nëse do të tatonim lojtarin ai do të rrezikonte të qëndronte në informalitet. Ndaj kemi menduar se tatimi zero do të jetë stimulus, që lojtari të identifikohet, të hapë llogari bankare dhe të kryejë proceset e nevojshme të tërheqjes…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotoalbum nga ceremonia mortore e heroit Afrim Bunjakut, ku ka edhe ka një mesazh. “Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku. Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku”,…
Martin Bardhi u vra sot nga vrasës me pagesë në qendër të Rrëshenit, si edhe u plagosën edhe tre persona të tjerë. Sipas drejtorit të policisë, Alfred Elezi, viktima ishte në lokalin e tij me të plagosurit e tjerë në një tavolinë. Pistë hetimi aktualisht janë konfliktet e fisit Bardhi me fiset e tjera. Elezi thotë se viktima u ekzekutua nga dy autorë të maskuar me fuoristradë. ”Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri Martin Bardhi dhe janë plagosur 3 të tjerë që kanë qenë në tavolinë me të. Autorët e ngjarjes janë dy persona të maskuar me…
Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha këtë të martë ka zhvilluar takime në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, në lagjen e tij të vjetër. Ai është takuar me qytetarë, tregtarë dhe sipërmarrës të kësaj zone, me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen ekonomike dhe politike të vendit. Për Bashën, sot ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë. Për këtë arsye, ai thotë se ka rrugën e duhur se si ekonomia jonë duhet të hapet dhe të bëhet konkurruese. “Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në…
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi dorëzuan sot në emër të grupit Parlamentar kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për katër kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë. Bëhet fjalë për kontratën e shërbimeve laboratorike të nënshkruar në 10 prill të 2019-ës, kontratën e koncesionit për shërbimin e hemodializës të firmosur në 2016-ën, kontratën e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale të firmosur në 2015-ën dhe kontratën e Check-up të firmosur në janar të 2015-ës. Sipas tyre 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë përllogariten në vlerën totale rreth 45.5 miliardë lekë ose 450 milionë dollarë.…