Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano. Në mesazhin e dërguar prej tij, Balla e ka konsideruar Presidentin Napolitano si një burrë shteti. Sipas Ballës, Napolitano ishte një personalitet i padiskutueshëm në skenën politike. “Me largimin nga jeta të Presidentit të Nderit të Republikës Italiane, Giorgio Napolitano, Italia ka humbur një personalitet të padiskutueshëm në skenën politike, ndërsa Shqipëria një mik dhe avokat të madh të aspiratave të saj evropiane. Një burrë Shteti në të gjitha funksionet e tij si deputet, ministër i Brendshëm…
Author: tirana
Ambasadori Luigi Soreca ka zhvilluar sot takimin e tij të parë me ministrin e sapoemëruar për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, bënë me dije se dy zyrtarët diskutuan për prioritetet kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në prag të Samitit të dhjetorit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bruksel. Hasani konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të ruajtur integrimin në BE si një prioritet kryesor të qeverisë, në atë që ambasada e BE në Shqipëri e cilësoi moment kyç për zgjerimin e BE-së.
Tensionet në veri të Kosovës kanë ndikuar edhe në futboll. Derbi Partizani dhe Crvena Zvezda është anuluar. Ndeshja ishte parashikuar që të luhet në 27 shator, pra ditën e nesërme. Mirëpo, qeveria e Serbisë vendosi të shpallte 27 shtatorin ditë zie, për 3 serbët që u vranë në veri, pas sulmit që iu bë policisë së Kosovës. Për pasojë e të shtënave me armë, 1 efektiv polici, mbeti i vrarë.
Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhit në qendër të Rrëshenit këtë të martë, ka tronditur dhe prekur edhe kalimtarët e rastit. Tre prej tyre janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore. Kurse në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët për kryerjen e vrasjes. Në fshatin Gëziq, Mirditë është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si…
Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas sulmit terrorist në veri të vendit ndaj Policisë së Kosovës. Deputetja britanike e cila kohë më parë paralajmëroi për armatosjen në veri të Kosovës tha se duhet të ndërmerren veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë në Ballkan. “Shumë fakte që duhen vërtetuar pas vrasjes së një polici kosovar, por mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit, kështu që llogaridhënia është prioritet krahas një rivlerësimi urgjent për të vendosur drejtësinë dhe ekuilibrin në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj dialogut…
Martin Bardhi u vra këtë të martë në Rrëshen. Dyshohet se 59-vjeçari u qëllua nga dy persona. Siç shihet nga fotoja ai mund të jetë qëlluar brenda një ambienti. Në 26 mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi. Gjykata duket që ka dhënë masë më të butë sigurie. Bardhi ishte liruar nga burgu pasi me kërkesë të prokurorise gjykata e Lezhës vendosi masen e sigurise ”detyrim me paraqitje” Saimir Reçi është nipi…
Martin Bardhi u vra këtë të martë në qytetin e Rrëshenit, dhe ngjarja ka motive hasmërie dhe lidhet me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi. Në mars të këtij viti, Martin Bardhi u arrestua pasi bashkë me të birin Erind Bardhi, qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, 41-vjeç ku për pasojë humbi kontrollin. Sajmir Reçi është nipi i Kastriot Reçit. Viktima Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu. Vrasja e Bardhit ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit. Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar janë…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e së martës në Rrëshen. Raportohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta pranë spitalit të qytetit. Viktima është identifikuar si Martin Bardhi, 62 vjeç. Dyshohet se është ekzekutuar për hasmëri. Ndërkohë priten detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë.
Për 3 anëtarët e grupit kriminal që u vranë pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, Serbia ka shpallur 27 shtatorin ditë zie. Policia e Kosovës u sulmua në veri nga grupe terroriste ditën e diel. Si pasojë e sulmit u vra polici Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe 3 terroristë, ndërsa u sekuestrua sasi e madhe armësh. Kjo ngjarje ka shërbyer për të rindezur konfliktin në veri të Kosovës, me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiç që bëjnë fajtorë njëri-tjetrin.
Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman, vijon që të bëjë deklarata që nxisin debate. Ajo pritet të pyesë nëse themeli i ligjit modern të azilit është ende i rëndësishëm në një fjalim në SHBA sot. Ajo do të pyesë nëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët 1951 është “e përshtatshme për epokën tonë moderne” dhe do të thotë se “thjesht të qenit homoseksual apo grua” nuk duhet të jetë e mjaftueshme për t’u kualifikuar për mbrojtje sipas ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve. Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar, ajo ka sinjalizuar…
Albin Hisku është djali i këngëtares së njohur, Alida Hisku. Ai sot është drejtor në kompaninë e madhe të BMW në Gjermani, por për të arritur deri këtu ka kaluar shumë vuajtje. Për “ABC e Mëngjesit”, Albini ka zbuluar të gjithë historinë e jetës së tij, nga përfundimi i studimeve fillimisht për kanto, më pas te kalimi te ekonomia dhe deri te udhëtimi më i vështirë i jetës, që ishte ai me kamion drejt Gjermanisë në moshën 6-vjeçare. “Karrierën time e kam nisur si këngëtar. Që kur kam qene i vogël, e kam pasur muzikën afër meje. Dikur ia nisa…
Matteo Messina Denaro, “kumbari i fundit” i mafies siciliane, i cili u akuzua për orkestrimin e disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga Cosa Nostra, ka vdekur pas një sëmundjeje të gjatë. Agjencia italiane e lajmeve Ansa raportoi vdekjen e tij gjatë natës të së dielës. Kryetari i bashkisë së qytetit qendror italian të L’Aquila, Pierluigi Biondi, konfirmoi vdekjen e Denaro në spital “pas një përkeqësimi të sëmundjes së tij”. Vdekja e tij “i jep fund një historie dhune dhe gjaku”, tha Biondi, duke falënderuar stafin e burgut dhe spitalit për “profesionalizmin dhe humanizmin e tyre”. Ishte “epilogu…