Author: tirana

Sulmuesit serbë kanë dashur që të marrin peng pelegrinët në kishë dhe mbrëmë vonë në Kosovë kanë zbarkuar 200 marinsa amerikanë me pajisje të sofistikuara. Sipas tij ky grup i strukturuar kriminal ka disa vite që vepron në veri të vendit, stërvitur i menaxhuar dhe koordinuar nga shërbimet sekrete serbe dhe të ndihmuar edhe nga ekspertë rusë. Ka edhe grupe të tjera që janë identifikuar. Vitet e fundit këto grupe janë ndihmuar edhe nga kisha serbe. “Sulmi nga ndodhur në fshatin Banjskë, grupi sulmues ka vendosur dy automjete në rrugë duke bllokuar rrugën dhe pas dy kamionëve kanë vendosur mjet…

Read More

Shefi i diplomacisë italiane, Antonio Tajani paralajmëroi përforcimin e pranisë së trupave të NATO-s në kufirin Kosovë-Serbi, për të parandaluar përleshjet e mëtejshme, mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në rajon. Ai e bëri këtë paralajmërim në rrjetin X, i njohur deri vonë si Twitter, në të cilin tha se ka biseduar me presidentin (e Serbisë Aleksandar). Vuçiç dhe me kryeministrin (e Kosovës Albin) Kurti, duke u bërë thirrje për inkurajim të dialogut mes palëve. “Në marrëveshje me (ministrin Italian të Mbrojtjes) Guido Crosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin…

Read More

Gazetarja Blerta Ahmeti ka treguar frikën që ajo ka për bashkëshortin e saj, i cili është polic në Kosovë. Ajo tha tre vitet e fundit, bashkëshorti i saj më tepër ka qëndruar në krye të detyrën në veri të Kosovës, sesa në Prishtinë. Gazetarja thotë edhe sesa herë ai largohet, pavarësisht frikës që ndien, ajo mundohet të mos e japë veten para fëmijëve të cilët vazhdimisht kërkojnë të atin “Tre vitet e fundit, ka pasur raste nga dhjetori i vitit të kaluar deri në qershor që ditët kur ai ka qendruar në Prishtinë, numëroheshin me gishta, krahasuar me ditët kur…

Read More

Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” shkruan në një koment se sulmi në veri të Kosovës tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja. Brukseli më në fund duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar. Kjo ka ndodhur për shkak të politikës destruktive të presidentit serb. Lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë gazeta gjermane “Die Welt” ka botuar një koment të ashpër dhe me kërkesa të qarta ndaj BE-së dhe Serbisë. “A nuk po e sheh Perëndimi se çfarë është duke bërë vaki para derës së BE-së? A nuk po e vërejnë europianët se për…

Read More

Këtë të martë moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Përgjatë relieveve malore në mesditës në jug të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-14m/s.

Read More

Dashi Të martën kjo është dita e mundësive të dashurisë ndaj mos u mbyllni në shtëpi. Në punë do ju duhet të punoni shumë sepse do jetë një javë shumë intensive. Demi Të martën vëmendje maksimale në dashuri sepse qielli nuk ndihmon nga pikëpamja sentimentale. Në punë do të ishte më mirë të filloni të kërkoni bashkëpunëtorë të rinj. Kujdes nga mundësitë e humbura. Binjakët Të martën kini kujdes në dashuri sepse kjo ditë është paksa e diskutueshme. Në punë do shtyheni drejt rrugëve të reja por kjo do ju bëjë të rriteni edhe më shumë. Gaforrja Të martën kohët…

Read More

Ambasadori i ri i Republikes se Shqiperise ne SHBA, Ervin Bushati i paraqiti presidenti Biden letrat kredeciale, duke startuar ne kete menyre zyrtarisht detyren e tij si perfaqesues i Shqiperise ne Uashington. Dy muaj me pare Presidenti i Republikës së Shqipërisë liroi dhe dekretoi ambasadorët e rinj. Ndërkohë ish-deputeti Ervin Bushati është emëruar Ambasador i  Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u emërua si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që i njëjti do të jetë ambasador jorezident në  Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e…

Read More

Peshkopi Teodosije sot pasdite ka vizituar manastirin e Banjskës, ku igumeni Danilo e ka njoftuar për ngjarjet e djeshme dhe të sotme që ndodhën në Manastiri e Banjskës dhe rrethinën e tij, ku u sulmua policia e Kosovës. “EULEX-i dhe policia nuk gjetën asgjë që mund të rrezikonte manastirin dhe vëllazërinë në lagjet e manastirit dhe kishën, të cilat ndodhen brenda mureve të manastirit dhe ishin të mbyllura gjatë të gjitha ngjarjeve. Por në dy vende në oborrin e manastirit janë gjetur armë zjarri, armë të ftohta dhe pjesë të pajisjeve, të cilat personat e armatosur i kanë hedhur larg…

Read More

Familja e një vajze britanike që humbi jetën në Shqipëri një vit më parë ka qindra pikëpyetje në lidhje me ngjarjen tragjike. Rebecca Gannon, 29 vjeçe, u mbyt në Sarandë gjatë një zhytjeje. Rebecca donte të plotësonte 30 zhytje në 30-vjetorin e saj dhe për këtë kishte zgjedhur Qendrën Diving Spiranca në Sarandë. Zhytja në Shqipëri ishte e 29-ta dhe e fundit, por përfundoi me vdekjen e vajzës në një thellësi jo më shumë se 7 metra. George Gannon, 61 vjeç, babai i saj, në një intervistë për Sky News, thotë se autoritetet në Shqipëri i fshehin diçka: “Ne ishim ulur si familje…

Read More

Ndërsa GJKKO ka nisur gjyqin për Fatmir Mediun lidhur me masakrën e Gërdecit dhe hetimet po vijojnë, ende pas 15 vitesh nuk ka drejtësi, ndërsa për herë të parë kërkohet edhe dëshmia e Shkëlzen Berishës. Petro Koçi ka rrëfyer sot në Report Tv prapaskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur aso kohe nga ish-presidenti Bamir Topi një javë pas tragjedisë së Gërdecit. Petro Koçi ka qenë i pranishëm mes zyrtarëve më të lartë të shtetit në këtë mbledhje, në rolin e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër…

Read More

Për ambasadorin e Ukrianës në OKB, Sergiy Kyslytsya, Ukraina është tashmë pikë kryesore e Këshillit të sigurimit, prej shkurtit të vitit të shkuar. Duke folur për emisionin Real Story, ambasadori Kyslytsya tha se problemi me Këshillin e Sigurimit është se nuk ka fuqinë e nevojshme për të detyruar agresorët. “Është e vërtetë se Ukraina është pika më e rëndësishme e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit. Dhe gjithnjë e më shumë, që prej mbrëmjes së 23 shkurtit të vitit të shkuar. Siç e dini Këshilli i Sigurimit nuk mund të reagojë me mandatin e saj kur bëhet fjalë për…

Read More

Një luan ka sulmuar punonjësin e një cirku në Kinë, teksa spektatorët dëgjohen duke bërtitur të tmerruar. Pamjet e publikuara tregojnë “performancën” me dy luanët dhe punonjësin e cirkut, i cili ishte futur brenda në kafaz. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Dongning në veri të Kinës. Punonjësi i cirkut shihet se si arrin t’i shpëtojë nofullave të luanit, duke vrapuar rreth kafazit. Pas kësaj situate kaotike, cirku është mbyllur dhe vizitorëve u janë kthyer paratë e biletave.

Read More