Author: tirana

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz. Sipas informacioneve, kamionit, i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier, i është prerë rruga nga një furgon i cili po dilte në rrugë pa vënë re kamionin. Në këtë moment drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për të shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës. Si pasojë e këtij aksidenti kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Më pas ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e…

Read More

SHBA do të njohë zyrtarisht Ishujt Kuk dhe Niue, dy kombe të vogla ishullore të Paqësorit, si “kombe sovrane dhe të pavarura”, njoftoi të hënën presidenti amerikan Joe Biden, në një lëvizje tjetër të Uashingtonit për të forcuar praninë e SHBA në Paqësor, duke i dërguar një mesazh Kinës. Biden e bëri njoftimin përpara një samiti këtë javë me udhëheqësit e ishujve të Paqësorit, si pjesë e një politike të SHBA për të bllokuar inkursionet e mëtejshme kineze në një rajon strategjik të rëndësishëm që Uashingtoni e ka konsideruar prej vitesh si sferën e vet të influencës. Presidenti amerikan tha…

Read More

Vetëm 4 pikë në 5 javët e para flasin për një krizë të skuadrës nënkampione të Italisë. Lacio, në startin e një sezoni shumë të ngjeshur, të denoncuar nga Sarri kohë më parë, paradoksalisht ka fituar vetëm në fushën e Napolit dhe ka humbur pikë ndaj Leçes, Juventusit, Xhenoas dhe Moncës. Lacio post Igli Tare po rezulton një katastrofë. Ish-drejtori sportiv shqiptar u largua në verë pas shumë vitesh te skuadra bardhekaltër. Sarri është i shqetësuar për gjendjen e skuadrës, por ai që është tërbuar nga kjo ecuri është presidenti Klaudio Lotito. Në prag të ndeshjes me Torinon ai ka…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lënë në fuqi vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Rezarta Balliu. Balliu u shkarkua nga detyra për shkak se nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasuritë e saj dhe për deklarim të rremë. Sipas KPA, vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021 që i përket ankimit…

Read More

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe ndezën qirinj në nderim të policit të rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. “Ne jemi në zi sot. I shpreh ngushëllime familjes dhe po ashtu dua të falënderoj shtetin kosovar dhe policinë e Kosovës që e menaxhoi në mënyrë të shkëlqyer këtë ngjarje”, u shpreh ndër të tjera Malaj. Bunjaku u vra të dielën në veri të Mitrovicës gjatë një sulmi me armë ndaj policisë nga një grup kriminelësh serbë.

Read More

Moti i keq ka sjellë probleme me furnizimin e energjisë elektrike në 7 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës. Raportohet se ndërprereja e energjisë elektrike është shkaktuar nga një defekti në nënstacionin e Mollasit, në Ersekë. Pritet që OSHEE të riparojë defektin dhe të rivendosë lidhjen e energjisë.

Read More

Për të gjithë nxënësit që duan të përfitojnë nga bursat sociale janë publikuar të dhënat që duhen për përmbushjen e kritereve. Certifikata personale, familjare, vërtetim nga shkolla për frekuentim të rregullt të saj, regjistrimi për në konvikt, pamundësia për t’u akomoduar, vërtetim të ardhurash për çdo pjesëtar të familjes si dhe vërtetim që nuk keni në pronësi biznes, janë dokumentet e nevojshme. Dokumentet duhen te dorëzohen deri më datë 28.09.2023.

Read More

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kozak, ka folur për jetën e tij gjatë një interviste në Top Channel. Gjatë intervistës Kozak është pyetur se sa para ka në bankë, por ai me sinqeritet të plotë u shpreh se nuk mban asnjëherë para në bankë por cash. Sipas tij, ai fiton rreth 7 mijë euro në javë dhe në total kursimet e tij shkojnë rreth 800 mijë euro të cilat i ka cash. Moderatorja: Sa para ke në llogarinë tënde bankare aktualisht? Kozak: Në bankë nuk është se mbaj lekë, i mbaj vetëm cash. Kam nja 800 mijë euro. Moderatori: Hajde e lëmë…

Read More

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Nga rrëshqitjet e dheut është mbyllur autostrada Patras-Korinth në Aigios. Për pasojë qindra drejtues mjetesh kanë mbetur të bllokuar në automjete. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu në kilometrin e 162-të të rrugës nacionale Patras-Athinë, shkruajnë mediat greke. Stuhia e fortë e breshrit shkaktoi rrëshqitje dherash në zonën e djegur gjatë verës, si pasojë e ndërprerjes së trafikut nga rruga me pagesë Eleonas deri në kryqëzimin e Kalavritës në Autostradën e re Kombëtare, me drejtim të Athinës. Një tjetër zonë e prekur nga reshjet e shumta tëshiut është ajo e Akaisë…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë shpëtuar 23 turistë, të cilët kërkuan ndihmë pasi mbetën të bllokuar në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës” në Përmet. Pas njoftimit, forcat policore janë nisur drejt vendngjarjes, bashkë me shërbimet e zjarrfikësve. Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut. 23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e…

Read More

Një britanik është goditur për vdekje me thikë në Portugali, kjo pasi mori pjesë në një lojë online. Sky News raporton se trupi i pajetë i 36-vjeçarit u gjet në mes të një pylli pranë qytetit Pedrogao Grande. Për ngjarjen, po merren në pyetje 3 persona. Siç shkruajnë mediat e huaja, britaniku ishte pjesë e një sfide online e cila besohet se ka lidhje me një numër të lartë vdekjesh në botë. Mediat lokale thonë se kishte një mosmarrëveshje gjatë lojës që përfundoi me vdekje. 3 personat që po merren në pyetje në komisariat kanë qenë ata që kanë lajmëruar…

Read More

Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje. “Lajme të mira nga [ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem] Umerov. Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, se tanket e tilla do të arrinin në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për…

Read More