Author: tirana

Efektivit të Policisë së Kosovës me gradën rreshter, Afrim Bunjaku, i është dhënë lamtumira e fundit në një ceremoni shtetërore. Polici Bunjaku u vra nga grupi serb i armatosur një ditë më parë në Banjckë, në veri të Kosovës. Afrim Bunjaku do të prehet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. Të pranishëm në ceremoninë mortore kanë qenë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e personalitete të tjerë. Presidentja Osmania tha se efektivi i policisë Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës. Kryeministri Kurti e konsideroi heroizëm rënien e Afrim Bunjakut…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi ka treguar në “Shqipëria live” arsyen e refuzimi të ftesës për të qenë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”. “Më erdhi një propozim, por absolutisht nuk e pranova sepse ishte një rol shumë i vogël”, tha Efi. E pyetur nëse do të pranonte po t’i kishin ofruar një rol kryesor, Efi tha se do të kishte pranuar patjetër, edhe pse në film luajnë Luizi me Oltën, me të cilët nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira. “Puna është punë”, theksoi ajo.

Read More

Nga Ben Blushi Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lodhjes së Perëndimit që nuk po e zgjidh dot ngërcin mes saj dhe Serbisë. E izoluar dhe e lënë vetëm nga aleatët e vet natyralë, Kosova gjeti aleatë aty nuk e priste : tek kundërshtarët e saj. Ata i bënë një dhuratë që ajo do ta shijojë për një kohë të gjatë. Serbët i dhuruan Kosovës provën e padiskutueshme se e kanë sulmuar pabesisht ndërkohë që ajo ishte ulur në tryezë për të biseduar. Në asnjë kod lufte,…

Read More

Ministria franceze e Punëve të Jashtme dënoi sulmin ndaj Policisë së Kosovës, duke e quajtur të papranueshëm. Teksa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, bëri thirrje që autorët të vihen shpejt para drejtësisë. Këto ngjarje, theksohet në reagim, theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Read More

Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka shprehur ngushëllime për familjet e serbëve të vrarë dhe policit të Kosovës gjatë sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Nga përleshja mes një grupi të armatosur dhe Policisë së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se katër sulmues të dyshuar janë vrarë gjatë përleshjeve në manastirin në Banjskë. “Kërkojmë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve, që u vranë me gjakftohtësi edhe pse u dorëzuan. Pyesim bashkësinë ndërkombëtare pse EULEX-i…

Read More

Pas rikthimit të ish-kryeministrit Berisha në selinë e Partisë Demokratike, partia zyrtare e drejtuar në atë kohë nga Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, përveç vulës dhe logos mbajtën edhe kanalet zyrtare të partisë, faqen pd.al, faqen e Facebook si dhe faqen e Rilindjes Demokratike. Këto të fundit, faqja e PD-së në Facebook dhe ajo e Rilindjes Demokratike, janë dy nga katër faqet e vetme që ish-kryeministri Berisha ndjek ende në llogarinë e tij në rrjetin social. Por sot pas humbjes së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në Kukës, faqja e Rilindjes Demokratike publikoi një montazh të Berishës me fjalën “IK”. Megjithëse…

Read More

Çmimi i një fuçie naftë mëngjesin e të hënës ka arritur në gati 100 dollarë. Rritja e pandërprerë e çmimeve të naftës vijon të kërcënoj ofertën për naftë në rang global si dhe shportën e konsumit për qytetarët. Të nxitura nga vlera e lartë e inflacionit, institucionet të politikës monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, vijojnë të konsiderojnë rritjen e normave të interesit, për të frenuar garën e pandërprerë të çmimeve. Ishte Moska me deklaratën e saj javën e kaluar, me vendimin për ndërprerjen e përkohshme të eksportit të naftës dhe gazit, e cila shkundi tregjet…

Read More

Reperi nga Kosova Getinjo është rikthyer në rrjete sociale, pas një shkëputjeje, ku u aludua se ishte arrestuar. Sot, reperi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, përmes së cilës shprehet se ka një histori të gjatë për të treguar. Kujtojmë se reperi i ka dhënë fund lidhjes me Vivien Thano! Dy ish-konkurrentët e edicionit të parë të ‘Big Brother Vip Kosova’ dolën çift nga ‘reality show’ por romanca e tyre zgjati vetëm pak muaj.

Read More

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko njofton se forcat ukrainase për kanë vrarë komandant admiral Viktro Sokolov në një sulm raketor mbi komandën e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol në Krime. “Ndërtesa (komanda e flotës së Detit të Zi) nuk ka mundësi të rinovohet”, ka njoftuar në rrjetin social X Geashchenko, duke theksuar se është shkatërruar nga forcat për operacione speciale të Ukrainës. Admirali Sokolov ishte oficeri më i lartë që u vra nga fillimi i luftës në Ukrainë, pra nga shkurti i vitit të kaluar.

Read More

Milan Rajdojiçiç rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës me leje për përdorimin e gjashtë armëve të llojeve të ndryshme. Të gjitha këto leje del t’i jenë dhënë në vitin 2017, sipas dokumentit të prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në një konferencë për media, Svelça tha se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara në aksionin e zhvilluar në Zveçan, kundër grupit terrorist. “Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiç që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është…

Read More

Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për Paolo Mëhillin, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Valter Fjerzës në fshatin Hot i Ri. Mëhilli është vëllai i autorit të dyshuar të krimit, Klodjan Mëhilli, i cili ndodhet në kërkim nga policia bashkë me Luçian Mehillin, Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushajn. Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit dhe kushëririn e tyre për parkimin e një automjeti.

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më par në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Pas aksidentit, automjeti ka marrë dëmtime të shumta, ndërsa shoferi është nxjerrë me vështirësi nga zjarrfikësit, për t’u dërguar më pas në spital. Mësohet se shoferi ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More