Author: tirana

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë sot se kishin vrarë komandantin e flotës ruse të Detit të Zi, Viktor Sokolov, në sulmin që kryen të premten kundër shtabit të përgjithshëm të flotës ruse në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar. “Tridhjetë e katër oficerë, duke përfshirë komandantin e Flotës Ruse të Detit të Zi, u vranë nga sulmi”, njoftuan forcat speciale ukrainase përmes platformës Telegram. Forcat speciale të Ukrainës raportojnë se sulmi i së premtes në flotën ruse të Detit të Zi në Sevastopol vrau 34 oficerë, përfshirë komandantin e flotës Viktor Sokolov. 105 banorë u plagosën. Vihet re se pak…

Read More

ezoni i ri i “Për’puthen” sapo ka filluar në moderimin e Megi Pojanit dhe konkurrentët janë duke nisur njohjet e tyre të para. Një nga takimet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte midis Gabrielës dhe Harrisonit. Ky i fundit tentoi ta surprizonte atë me lulen e jetës, gjë që konkurrentja nuk e priti mirë. Teksa takimi u refuzua prej saj me pretekstin se “nuk i dha adrenalinë”. Gjatë komenteve në studio, Gabriela u shpreh se nuk i pëlqeu lulja e jetës dhe do preferonte diçka me vlerë më të kushtueshme: Rolex apo Cartier.

Read More

Askush nuk e di me saktësi se ku, si dhe pse filluan të përdoren paratë, kështu që njerëzit janë të lirë të krijojnë histori. Qëllimi kryesor i rrëfimtarëve ka qenë të sqarojnë, duke iu referuar një të shkuare hipotetike, natyrën e parasë në kohën e tyre. Dy histori të tilla kanë dominuar literaturën e parasë. Rrëfimi i shekullit të tetëmbëdhjetë i Adam Smith-it u përpoq të shpjegonte pse paratë përbëheshin nga ari dhe argjendi. Teoria chartaliste, që daton nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, u përpoq të shpjegonte pse paratë përbëheshin kryesisht nga kreditë. Këto mund t’i quajmë teoria e…

Read More

Një burim i lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka thënë për ‘The Geopost’ se dikush nga Manastiri i Banjskës e ka tradhëtuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. “Dje dikush e tradhtoi presidentin Vuçiç dhe shërbimet e inteligjencës serbe do ta hetojnë këtë”, mësohet të ketë thënë burimi. Sipas tij, Vuçiç është tradhtuar në lidhje me rezistencën në Banjskë. “Të paktën 6 serbë janë vrarë. Aksioni nuk duhej të përfundonte kështu, me këtë bilanc. Kjo e dëmton shumë Vuçiçin dhe institucionet e Serbisë, serbët e Kosovës dhe pozitën e Serbisë në dialog”, ka thënë burimi nga strukturat e…

Read More

Në Gjermani ka shpërthyer debati pas publikimit të një studimi mbi botëkuptimet me sfond ekstremist të djathtë në Gjermani. Gjermania ka një problem, sipas autorëve, kthesë djathtas dhe distancim nga demokracia. Sipas studimit të fondacionit “Friedrich Ebert”, i afërt me Partinë Socialdemokrate, SPD, gati çdo i 12 person i rritur në Gjermani ka një botëkuptim ekstremist të djathtë. Qëndrimet ekstremiste të djathta janë rritur në masë shqetësuese, sipas studimit që thirret “Studimi i qendrës së shoqërisë”. Sipas Prof. Beate Küpper një prej autorëve të studimit, kjo është diçka që në këtë dramacitet nuk e kishim menduar. Disa madje distancohen hapur…

Read More

Policia e Kosovës ka publikuar një pjesë të armëve të municionit që ka sekuestruar ditën e diel në Zveçan. Policia ka njoftuar se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe të armatimit. “Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj”, njoftoi Policia. Lidhur me armatimin e sekuestruar, Policia sot do të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të prezantojë gjithë arsenalin e armëve. Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga…

Read More

Vaksina kundër tumorit nuk është më një ëndërr. Sipas studiuesve të BioNTech, studimet janë tashmë në fazën e avancuar të zhvillimit klinik dhe një vaksinë mund të arrijë që në vitin 2030, shkruan il messaggero.it. “Ne jemi duke punuar në vaksinat kandidate për kancerin mRNA. Provat klinike tashmë janë në zhvillim klinik të avancuar,” tha Özlem Türeci, në margjinat e “Cicon23, Konferenca Ndërkombëtare e Imunoterapisë së Kancerit”. “Ne presim që këto prova të japin rezultate tek kandidatët tanë të personalizuar të vaksinës së kancerit mRNA para vitit 2030. Për disa pacientë me kancer, ky lloj ilaçi mund të jetë i…

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura dje, Albert Halilaj njoftoi sot mbështetësit e tij se festimet për fitoren e tij në këto zgjedhje do të mbahen nesër në respekt të ditës së zisë kombëtare në Kosovë për vrasjen e efektivit të Policisë, Afrim Bunjaku. “Duke u bashkuar me zinë kombëtare me vëllezërit tanë në Kosovë, njoftojmë që festimet për fitoren historike të bashkisë Kukës, nuk do zhvillohen sot por një ditë tjetër. Në krah të Kosovës përballë terroristëve! Kosova ime, edhe kur është plagë, është veç Europë”, shkruan Halilaj në rrjetet…

Read More

Nëna e 22-vjeçares shqiptare, Dafina, e cila u torturua për më shumë se 2 vite nga bashkëshorti i saj Aurel Kurti, ka rrëfyer torturat e përjetuara nga vajza e saj. Ajo u shpreh se kur e bija ishte 5 muajshe shtatzënë 28-vjeçari ka qenë duke e mbytur. E ëma e të resë, në një intervistë telefonike në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, tregoi se dhëndri ka qenë i martuar edhe më parë, dhe se nuk ishte dakord për lidhjen e tij me të bijën. Ajo tregoi se i bija i ka treguar kërcënimet e të shoqit, i cili…

Read More

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po organizon një takim urgjent në Bruksel lidhur me sulmin e armatosur në veri të Kosovës. Në tryezë pjesëmarrës është edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por gjithashtu edhe këshilltarë diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Bashkimi Europian ka reaguar me dy komunikata, në të cilat shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, e konsideroi sulmin e armatosur “një agresion dhe akt terrorist”. Atë që ndodhi e dënoi më herët edhe ndërmjetësuesi Lajçak. Duke shprehur tronditjen për ngjarjen, ai tha se gjatë ditëve…

Read More