Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg. Në seancën e kaluar, (6 shtator) ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka shfajësoi veten përballë akuzave lidhur me inceneratorin e Fierit. I pranishëm në GJKKO në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes, ish-ministri tha ndër të tjera se nuk ka pasur fuqi vendimmarrëse në këtë çështje dhe se vetëm ka ekzekutuar. Në seancën e konkluzioneve të…
Author: tirana
Deputeti socialist, Erion Braçe akuzon dhe i bën thirrje Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të dorëzojë dy kriminelët e strehuar në Spitalin Novi Pazar në Serbi. Autoritetet kosovare ende nuk e konfirmojnë një lajm të tillë të publikuar nga deputeti, ndërkohë konfirmimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme mbetet ai tre sulmuesve të vrarë dhe një të arrestuari. Postimi i plotë VUÇIÇ ka për detyrim ligjor të dorëzojë menjëherë dy terroristët që ka strehuar në SPITALIN E NOVI PAZAR! Kudo në botë kriminelët që vrasin POLICE, dorëzohen në vendin ku kryen krimin, nuk strehohen, nuk mbrohen!
Pas temperaturave të verës që shoqëruan shtatorin, sot reshjet e shiut dhe rrebeshet përfshinë vendin. Meterologia Porja raporton se përveç reshjeve edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm me 8 gradë. Ajo thotë edhe se kjo situatë do të jetë afatshkurtër, pasi pas mesnate dhe deri në fund të shtatorit do të rikthehen temperaturat mbi 30 gradë. “Jemi futur në kushtet tipike të vjeshtës, jo vetëm reshje por rënie me 8 gradë të temperaturave. Më e lehtë ka qenë rënia në orët e natës e mëngjesit. Do të ketë fuqizim të vranësirave, rrebeshe afatshkurtra. Pasdite vonë kthjellime të kushteve të motit. Pas…
PS-ja ka korrur sërish një fitore të thellë në Kukës, me një diferencë mbi 5 mijë votash para kandidatit të Berishës, Emri Vata. Albert Halilaj që do të jetë kryetari i ri bashkisë, thotë se kjo diferencë e madhe votash tregon që qytetarët duan njerëzit që punojnë. “Falenderoj me gjithë zemër të gjithë qytetarët e Kukësit, premtoj që do jem krah tyre për t’iu ardhur në ndihmë. Jap një mesazh të qartë politikës, që duhet të jenë sa më pranë njerëzve në nevojë sa më pranë qytetarëve. Fitorja me diferencë të madhe votash tregoi që Kukësi zgjodhi njerëzit e punës…
Vrasja e Xhulio Prelës, punonjësit të Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i është faturuar 23-vjeçarit të vdekur, Briland Martinaj. Në këtë konkluzion kanë dalë tre gjyqtarët e Lezhës, Eva Hysko, Alda Sadiku dhe Olti Skrame, të cilët fiks një vit pas vrasjes së Briland Martinajt në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, kanë etiketuar 23-vjeçarin si autorin e vrasjes së policit Prela, në fshatin Gajush të Lezhës. “Ora News” ka siguruar vendimin me 41 faqe të gjykatës së Lezhës, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën,…
Eni Jani dhe Genc Fuga festojnë 17-vjetorin e martesës. Ka qenë aktorja ajo e cila ka bërë një postim në rrjete sociale në këtë ditë të veçantë duke ndarë një foto të tyre krah vajzave dhe disa foto nga dasma. “Para 17 vjetësh festuam dhe sot me zemrën plot dhe bekime rrethuar”- shkruan ajo.
Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i është kundërpërgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi ky i fundit e përmendi në konferencën e tij për media ku foli për grupin terrorist që kreu sulme në Kosovë dhe ku mbeti i vrarë një polic, si dhe u plagosën dy të tjerë. “I dashur president Vuçiç! Të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku kosovarët dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në…
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka shprehur keqardhjen për rezultatin në Kukës ku PS fitoi me një fitore të thellë. Deputeti thotë se demokratët nuk e meritonin humbjen e thellë. Për të problemi nuk zgjidhet duke kërkuar fajin te tjetri e duke përjashtuar veten, ndërsa shtoi se të gjithë janë fajtorë, por fajtor më i madh është ai që nuk pranon fajësinë. “Keqardhje për humbjen e thellë të demokrateve në Kukës të cilët kurrsesi nuk e meritonin. Kjo është humbja e fundit në një seri që s’ka të ndalur. Të gjithë faktorët opozitarë duhet të mendojnë për përgjegjësitë seriozisht dhe…
Mbrëmjen e sotme, në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të bëhen homazh për Afrim Bunjakun, policin që u vra nga terroristët serbë në Kosovë. Thirrja për t’ju bashkuar dhimbjes së familjarëve dhe kolegëve të efektivit të rënë në detyrë është bërë publike për të gjithë shqiptarët.
Taksimi 15% për pronat e paluajtshme të dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë do të llogaritet sipas çmimit të blerjes. Udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi. “Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi /…
Vrasja e policit Afrim Bunjkau nga një grup kriminel në veriun e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në të gjithë botën. Në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logoja e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së. “Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logoja e Policisë së Kosovës. Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri-Afrim Bunjaku”. Kjo është realizuar nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Dren Deva i cili…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur mirënjohjen për rreshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “përulemi me nderim më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës”. “Përulemi me nderim dhe mirënjohjen më të thellë për Dëshmorin e rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku! Lutjet tona sot janë për të! LAVDI!”, shkroi Meta në Facebook.