Të dielën e 24 shtatorit reshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, kurse polici Alban Rashiti u plagos, si pasojë e një sulmi terrorist që u bë ndaj tyre nga një grup i armatosur nga Serbia. Autoritetet e Kosovës thanë se personat e maskuar ishin vendosur brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës. Gjatë tërë ditës së dielë në këtë zonë pati shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur serb. Në orët e mbrëmjes, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me një postim homazh. Kreu i qeverisë shkruan se përulen me nderim për efektivin e policisë së Kosoës Afrim Bunjaku, i cili u vra dje nga sulmuesit serbë në veri të Kosovës. ”Mirëmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”,-shkruan Rama. Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë përleshjeve me një grup kriminal prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në…
Reshje shiu do të ketë këtë të hënë ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Të dielën u mbajtën zgjedhjet lokale në Kukës, dhe po vijon numërimi i kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Numërimi i nisur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës ka vijuar gjithë natën. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani janë numëruar 44 nga 74 kuti dhe kryeson Albert Halilaj i PS-së. Kur janë numëruar 44 kuti Halilaj i PS ka marrë 6 mijë e 909 vota, Vata i Bashkë Fitojmë ka 4 mijë e 244 vota
Fundi tragjik për Matteo Messina Denaro, ish-bossi i Cosa Nostra. Ai ka humbur jetën, pasi ishte në koma të pakthyeshme në spitalin e qytetit të Italisë, L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar. Duke qenë i kërkuar për gati 30 vite, ai ishte i arratisuri më i gjatë i fshehur në Cosa Nostra. Në spitalin L’Aquila ai po trajtohej për kancerin e zorrës së trashë. Atij iu dha disa dënime të përjetshme në mungesë për krimet e tij të shumta, më së shumti në vitin 1992 për përfshirjen e…
Dashi Të hënën dita fillon me këmbën e djathtë, kështu që nëse duhet të përballeni me ndonjë diskutim të rëndësishëm në dashuri, bëjeni. Në punë gjithçka po shkon mirë. Tani keni një pozicion solid dhe të njohur. Ata rreth jush janë në gjendje t’ju vlerësojnë dhe respektojnë. Demi Të hënën do keni një dëshirë të madhe të bini në dashuri deri në atë pikë sa të anashkaloni edhe një tradhëti. Në punë është koha për të bërë zgjedhje. Binjakët Të hënën kjo ditë do të jetë shumë interesante nga pikëpamja e ndjenjave. Këtë muaj nuk i keni dhënë shumë hapësirë…
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është futur brenda Manastirit të Banjskës, ku ndodhej grupi i armatosur serb së bashku me dhjetëra pelegrinë. Raportohet se pas ndërhyrjes policia ka shoqëruar në rajonin në jug të Mitrovicës 49 pelegrinë, për t’i verifikuar nëse mes tyre ka të infiltruar. Ministri i Brendshëm Sveçla informoi më herët se brenda manastirit gjetur sasi e madhe e armatimesh. Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues.
Premiera Absolute e filmit në “Në Kuadër të Dashurisë” tashmë e ka një datë! Në 9 tetor në Pallatin e Kongreseve. Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro. Shumë pak ditë na ndajnë nga nata e…
Më 17 tetor, Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore kundër Bullgarisë, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë miqësore në linkun: ebileta.al. Çmimi i biletave për këtë takim miqësor të Kombëtares shqiptare varion nga 1.000 – 3.000 lekë. Tribunat pas porte S dhe N, si edhe tribunat këndore E101, E109, E201, E202, E210, E211 do…
Në nderim të veprës dhe jetës së policit të vrarë kosovar, Afrim Bunjakut, në komunën e Prishtinës, janë ndezur qirinj. Aty u panë qytetarë e liderë, prirë nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një deklaratë për mediat ku është shprehur se një tjetër zyrtar i policisë është lënduar gjatë operacionit. Ai zbuloi se gjatë ndërhyrjes është zbuluar një sasi e jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, teksa shtoi se këto ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Sakaq, ai shtoi se policia është në çdo cep të manastirit dhe se aksioni policor në Banjskë vijon. “Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të…
Kujdes nga këto kurthe mendore. 1. Lexim i mendjes Ky shtrembërim njohës mund të shihet ndoshta në shumicën e familjeve. Ne shpesh besojmë se e dimë se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Dhe shpesh jemi të sigurt se ata po mendojnë për diçka të keqe. Dhe pjesa më e keqe është se nëse nuk i ndalojmë këto mendime me kohë, mund të fillojmë të veprojmë në një mënyrë të caktuar për t’i bërë njerëzit të na duan, gjë që përfundimisht do të çojë në rezultatin e kundërt. Kur u dorëzohemi këtyre ideve, kemi më shumë gjasa të nxjerrim përfundime…