Author: tirana

Thuhet se Sergei pas largimit nga Love Island Albania nuk ka humbur kohë dhe ka nisur një romancë të re. Ish-konkurrenti po shijon disa ditë pushimi me ish-banoren e ‘Big Brother’, Fiorentina Halili. Ndjekësit kanë vënë re se Sergei dhe Fiorentina në postimet e tyre në Instagram, shfaqen në të njejtin vend por jo bashkë, për të mos i rënë në sy publikut. Për më tepër ata kanë nisur të ndiqen në Instagram duke i shtuar dyshimet. /Iconstyle

Read More

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe d të ë tjetër u plagosën. Ai u shpreh se dhuna duhet të ndalet menjëherë dhe bëri thirrje për hetim të plotë të incidentit. “Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve.Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, u…

Read More

Forcat e policisë së Kosovës kanë rrethuar të paktën 30 persona të armatosur disa orë pasi një polic u qëllua për vdekje në Kosovë sot. Kryeministri Albin Kurti tha se grupi i sulmuesve ndodhet në një manastir në fshatin verior të Banjskës ndërsa u kërkoi atyre të dorëzoheshin. Media britanike BBC shkruan se Kurti ka akuzuar Serbinë se mbështet atë që ai e quajti një “sulm terrorist” që gjithashtu solli plagosjen e një oficeri tjetër kosovar. Tensionet janë rritur në Kosovë, pas përleshjeve të dhunshme pas zgjedhjeve të diskutueshme lokale në maj. Bisedimet politike të ndërmjetësuara nga BE, të dizajnuara për të…

Read More

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë. Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz” me drejtues personin me inicialet A. K. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar pasagjeri I. P. i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. “Sot rreth orës 12:33, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë…

Read More

Vrasja e efektivit te Policisë ne Veri të Kosovës në orët e para të kësaj të diele solli reagim të menjëhershëm nga zyrtarë të lartë të këtij vendi si dhe nga ndërkombëtarët. Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier ka dënuar ashpër ngjarjen e rëndë nëpërmjet një deklarate të publikuar në rrjetin social X. “Dënojmë ashpër sulmet e dhunshme të orkestruara ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Autoret duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi. Ata do të sillen përpara autoriteteve. Ne emër…

Read More

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është shprehur pas reagimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë në veri të vendit, ku një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos. Gërvalla u shpreh se kryediplomati i BE nuk tha asnjë fjalë në mbështetje të Policisë së Kosovës e as kundër terroristëve. “Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policët dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”? Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.…

Read More

Filmi “Në Kuadër të Dashurisë, me protagonistë dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor. Sot në mbrëmje Top Channel do të publikojë trailerin e këtij filmi dhe një foto nga video po bën xhiron e rrjetit. Është momenti ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari shkëmbejnë një puthje skenike me njëri-tjetrin. Ndërkohë aktorët e tjerë që do të marrin pjesë në film janë: Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer…

Read More

Nga Christian Edwards Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përshpejtuan kthesën e tyre drejt Serbisë. Në vend që të merreshin me kërkesat kontradiktore të shteteve përbërëse të një Ballkani të fragmentuar, kryeqytetet perëndimore përqendruan pjesën më të madhe të përpjekjeve të tyre, në një objektiv të veçantë. Politikat e tyre kishin dy synime. Së pari, ta fusnin Serbinë në vathën perëndimore, larg Rusisë. Së dyti, të lejonin administratat e tyre përkatëse që të fokusoheshin plotësisht në mbështetjen e Ukrainës. Tradicionalisht një nga aleatët më të afërt të Moskës në Evropë, Beogradi është përpjekur prej kohësh të shkelë…

Read More

KFOR në komunikatën e lëshuar para pak minutave, kanë deklaruar se janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të Republikës së Kosovës. “Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje“, thuhet në reagimin e tyre. KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen…

Read More

Fahri Shala, pjesëtar i Policisë së Kosovës ka treguar për sulmin në veri të Kosovës, ku ai ishte bashkë me policin që u vra, Afrim Bunjaku. Shala në Facebook ka reaguar për ngjarjen e tmerrshme ku shkruan se ata janë sulmuar në mënyrë tinëzare nga kriminelët ndërkohë që ishin duke kryer detyrat zyrtare dhe ligjore. Postimi i plotë Sot në orët e para të mëngjesit derisa ishim duke i kryer detyrat zyrtare dhe ligjore së bashku me Rreshterin tim Afrim Bunjaku, nga kriminelet në mënyrë tinzare u sulmuam dhe në këtë rast u vra Rreshteri Afrim Bunjaku. Me trishtim të…

Read More

Ministri i i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë për EURO 2024, janë konstatuar 12 mijë tentativa për bileta false. Balla theksoi se çdo dokument fals është vepër penale, ndërsa bëri të ditur se portat e sigurisë në stadium nga ky moment e tutje do të jenë përgjegjësi e Policisë së Shtetit. “Nisur nga raportimet që bëri Policia e Shtetit dhe FSHF pas analizës së eventit sportiv mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj polake, disa nga konkluzionet janë me vend dhe duhet të ndiqen nga të dyja institucionet. Gjej rastin ta përgëzoj…

Read More

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se Manastiri në fshatin Banjskë në veri është “burim i sulmeve me armë zjarri” në zonën përreth. “Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme”, tha ministri. Sveçla ka thënë se këta persona të armatosur janë rrethuar brenda Manastirit. “Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”, shtoi ai. Dioqeza e…

Read More