Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Kreu i qeverisë e ka konsideruar ngjarjen si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur. “Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të…
Author: tirana
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Në konferencë për mediat, Kurti thotë se 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Aveçan dhe janë autorët që vranë policin. “Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek…
Presidenti Bajram Begaj dënon ashpër vrasjen e policit në veri të Kosovës. Ndërsa e cilësoi një cenim të rendit dhe sigurisë së Kosovës, Begaj kërkoi reagimin e partnerëve ndërkombëtare ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti të rëndës. Deklaratë për shtyp e Presidentit të Republikës Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të…
Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha ka reaguar për vrasjen e policit në veri të Kosovës. Ai humbi jetën pasi u sulmua nga persona të maskuar. Basha shkruan se është i tronditur nga kjo ngjarje ndërsa i bën thirrje Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen nga kjo ngjarje. “I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij…
Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku një polic mbeti i vrarë pas sulmit me armë. Hasani shkruan se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë. “Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur. Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe…
Një tërmet i fortë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në Neum të Bosnje Hercegovinës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 6 kilometra.
Max Verstappen me Red Bull fitoi këtë të dielë garën e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, duke u rikthyer te triumfi pas zhgënjimit të një jave më parë. Piloti holandez e dominoi garën e zhvilluar në pistën e Suzuka, duke e merituar fitoren i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, sukses që e afron edhe më shumë me titullin tretë kampion bote. Verstappen ka fituar 13 gara të këtij sezoni nga 16 të zhvilluara dhe kur mbeten edhe 6 gara, ai mund është pranë një rekordi absolut jo vetëm në pikë, por edhe triumfin e garave sezonale. Me këtë…
Mbrëmjen e djeshme u mbyll edicioni XXI i TIFF – Tirana International Film Festival. Në ceremoninë përmbyllëse të TIFF ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai çmoi punën që Akademia Marubi bën për kulturën dhe artin në qytetin e Tiranës. “Kur ndodh diçka në qytet është një ngjarje, por kur kjo ndodh çdo vit dhe me të njëjtin seriozitet, kthehet në një traditë të bukur. Në Tiranë ka pasur shumë aktivitete, por në këtë festival po ndodh diçka që i prek thellë njerëzit sepse është një katedrale, një tempull i të menduarit dhe të reflektuarit. Për…
Sezoni i ri televiziv ka nisur dhe bashkë me të edhe formatet e dashura për publikun, që sjellin disa nga VIP-at e preferuara në ekran. Përkatësisht, sytë e të gjithëve janë tek “Dancing With the Stars”, ku disa emra të njohur të skenës, do të rikthehen, vetëm se këtë herë për t’u sfiduar në kërcim. Pjesëmarrja e Ilir Shaqirit në juri si kryetar, pritet të shoqërohet me rikthimin e disa dinamikave, në dukje të lëna pas. Përkatësisht përballja e Fifit dhe Ilirit, këtë herë në një format tjetër, do të rikthej edhe njëherë debatin që dyshja la pas, pasi mbyllën…
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet “e dhunshme dhe të orkestruara “ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv. “Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë ambasadori Hovenier. Duke e komentuar vrasjen në veri, ai ka thënë se kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë. Hovenier, ka thënë edhe se e vlerëson koordinimin…
Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili shfrytëzonte vajza për prostitucion. Ai dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, vajza të moshave 18-25 vjeçe dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me vajzat që i shfrytëzonte për prostitucion. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Fshati Samadrexhë i Vushtrrisë është në zi, dhe njerëz janë në banesën e policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë nga një sulm me armë mëngjesit e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.