Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar në spital policin Alban Rashiti, i cili u plagos në orët e para të mëngjesit të së dielës gjatë një sulmi në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë së Kosovës bëri me dije se nga ora 10:00, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, shkaku i zhvillimeve në veri ku edhe u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. “Operacioni i heqjes së predhës nga kraharori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të…
Author: tirana
Dëme të mëdha materiale ka shkaktuar zjarri gjigant që përfshiu fabrikën e bojërave, mbrëmjen e së shtunës në aksin Tiranë-Durrës. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi punonjësit ishin larguar më herët, teksa pranë godinës ndodheshin vetëm rojet. Një prej tyre është shprehur se zjarri ka nisur nga ambientet e brendshme të magazinës, teksa shkaqet janë ende të paqarta. Përmasat e zjarrit detyruan autoritetet të bllokojnë qarkullimin e aksit Tiranë-Durrës, si dhe të ndërpresin energjinë për motive sigurie.
Procesi i votimit në Kukës këtë të dielë po vijon pa probleme. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 09:00 votuan 4.04% e votuesve. Deri më tani mbi pjesëmarrjen në votime kanë kanë raportuar 57 Qendra Votimi nga 74. Kandidati i PS-së për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët që të dalin në votime dhe të zgjedhin alternativën më të mirë për qytetin e tyre. “Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar një djalë që do…
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar foton e efektivit të policisë Afrim Bunjaku që humbi jetën në detyrë. Ai u sulmua nga disa persona të armatosur në Leposaviq. Pacolli e cilëson sulmin një akt terrorist, teksa ngushëllon dhe familjarët e viktimës. “Gjatë natës ka mbetur i vrarë njëri prej policëve tanë hero, Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër është plagosur. Ky është një sulm i rëndë ndaj ligjit dhe rendit, dhe nuk është gjë tjetër veçse një akt terrorizmi dhe duhet trajtuar si i tillë. Ngushëllimet e mia familjes Bunjaku, ndërsa policit tonë të lënduar i uroj…
Situata në veri të Kosovës vijon me tension, pas vrasjes së një rreshteri të policisë dhe plagosjes së një tjetri. Të shtëna sporadike në drejtim të forcave të Kosovës, raportohen nga disa drejtime, ku mendohet se janë pozicionuar personat e maskuar. Sipas mediave të Kosovës, autorët e sulmit vazhdojnë të qëndrojnë ende në Manastirin e Banjska me mjete të blinduara, ndërkohë që kanë qëlluar dhe ndaj stacionit policor në Leposaviq.
Kandidati i PS për bashkinë e Kukësit, Albert Halilaj ka votuar, ndërsa ka pasur edhe një thirrje për të gjithë qytetarët. “Ju falënderoj që jeni prezent. Unë nga qytetarët e Kukësit pres pjesëmarrje votim, për të votuar një djalë që do i shpërbej Kukësit. E vetmja fushatë që s’kemi pas një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjell. I ftoj të votojnë alt më të mirë dhe më bindëse për këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Halilaj. Në Kukës, do të ketë vetëm identifikim elektronik. Ndërsa qytetarët do të votojnë vetëm në një fletë votimi, ku numrin 1 e mban…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se është i tronditur nga vrasja e një polici në Veri dhe plagosja e një tjetri. Për të ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, ndërkohë që i bëri thirrje Beogradit të heqë dorë nga veprimet destabilizuese. “Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon! Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën…
Sot në mëngjes, pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllur për hyrje nga Serbia. Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër. Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviq, në veri të vendit. Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, por dhe politikanë, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë dhe kanë bërë thirrje se autorët do të dalin para drejtësisë.
Mbrëmjen e djeshme një fabrikë bojërash në autostradën Durrës-Tiranë është përfshirë nga flakët, ndërsa disa prej zjarrfikësve që kanë qenë në luftë me flakët kanë pasur probleme shëndetësore. Ata janë toksikuar (helmuar) nga lëndët që po digjeshin në fabrikë, dhe janë dërguan në spital për ndihmë mjekësore, deri në stabilizimin e gjendjes shëndetësore. Që pas mesnatës zjarri në pjesën e prodhimit dhe magazinimit u vu nën kontroll, njoftim që u bë nga drejtori i emergjencave, Haki Cako. Kurse Arben Cara, drejtori i trajnimeve të MZSH, deklaroi se kanë ndërhyrë me solucion kimik për izolimin e flakëve.
Këtë të dielë ka nisur normalisht procesi i votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Kukësit. Procesi është hapur me disa minuta vonesë në disa qendra votimi, por kjo nuk ka penguar votuesit, pasi nuk ka patur qytetarë në radhë në ato momente. Në zgjedhje kanë të drejtë vote rreth 46 mijë qytetarë teksa votohet mes Albert Halilajt dhe Emri Vatës. Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish-kryebashkiakun Safet Gjici, disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Ai u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës…
Policia e Kosovës ka reaguar për vrasjen e policit në veri në komunën e Leposaviçit, ku thotë se menjëherë pasi kanë marrë informacion se rruga është bllokuar nga dy kamionë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Thuhet se grupi i policëve është sulmuar nga grupe të armatosura në disa vendetë ndryshme. Njoftimi i plotë Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën zyrtare në New York, pas ngjarjes së rëndë në veri ku një polic mbeti i vrarë pas një sulmi me armë. Kjo u konfirmua nga këshilltari për mediat, Bekim Kupina. Ai tha se Osmani sot do të niset për Kosovë. “I ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën në New York”, tha Kupina për Klan Kosova.