Author: tirana

Kosova është tronditur këtë mëngjes. Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, teksa ishte në detyrë. Efektivi i forcave të rendit nga Samadrexha e Vushtrrisë u qëllua për vdekje sot rreth orës 3 të mëngjesit, në një pritë nga persona të maskuar në Banjskë të Zveçanit. Ata i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Për pasojë, u plagos edhe një person tjetër. Bunjaku është polici i dytë që vritet në veri të…

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me lajmin e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës. Rama thotë se ky projekt që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik. ”MIRËMËNGJES dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë”,-shkruan Rama.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar ashpër sulmin me armë në zonën e Leposaviqit ku mbeti i vrarë një rreshter i policisë dhe u plagos një tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit. Raportohet se dy persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Bunjaku. “Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe,…

Read More

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veriperëndim, pasdite reshjet do të zhvendosen në lindje. Temperaturat minimale do të luhaten 16-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23 -26°C në veri, 26 -27°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 – 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 – 5 ballë në det të hapur.

Read More

Dashi Të dielen gjithë stresi dhe lodhja e grumbulluar gjatë javës do të ndjehen gjatë orëve në vijim. Qëndroni të qetë dhe mos fajësoni ata që nuk kanë lidhje me të. Duhet të relaksoheni, përfitoni nga fundjava. Demi Të dielen jeni pak i shqetësuar dhe nën stres për shkak të vështirësive të shumta financiare. Kjo në fakt vlen edhe për dashurinë. Biznesi dhe puna janë të mira. Binjakët Të dielen yje të shkëlqyer në këtë fundjavë në fund të shtatorit, veçanërisht përsa i përket dashurisë, por edhe miqësisë dhe marrëdhënieve ndërpersonale. Për sa i përket punës, duhet të gjeni sërish…

Read More

Qytetarët e Kukësit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas skandalit seksual të Safet Gjicit. 45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote, ndërsa materialet zgjedhore janë shpërndarë në të 74 Qendrat e Votimit. Në Kukës, do të ketë vetëm identifikim elektronik. Qytetarët do zgjedhin mes dy kandidatëve, mes Albert Halilajt të socialistëve dhe Emri Vata i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat për shkak të përçarjes.

Read More

Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. “Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas. Një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri. Me të gjitha kapacitetet…

Read More

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është shprehur se nëse opozita do të vijojë të mbrojë çështjen e Fredi Belerit (kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës të burgosur për blerje votash), formacioni i tij politik do të dalë i vetëm në zgjedhje. “Ju do thoni pse nuk u ftua PDIU në koalicion? Sepse u bë marrëveshje me Belerin dhe ja ku kemi peshqeshin e Belerit. Nëse kjo situatë do jetë prapë deri në 2025, do dalim më vete”, tha ai. Komentet Beleri i bëri gjatë një insterviste në News 24, ku tha se PD duhet të bashkohet sa më parë, në mënyrë…

Read More

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, ku mbeti viktimë një 47-vjeçar shqiptar. Sipas mediave të huaja, ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me bashkëkombasin, Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje. Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën. Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.

Read More

Konsumi i tepruar i sheqerit krijon një lloj varësie dhe dëmton çdo ditë në mënyrë të heshtur organizmin. Disa nga shenjat që tregojnë se po abuzoni me sheqerin: 1. Ndjeheni të uritur gjatë gjithë kohës: Niveli i lartë i sheqerit në gjak pengon përthithjen e glukozës, si rrjedhojë trupi nuk prodhon energji dhe ndiheni vazhdimisht të uritur. 2. Jeni vazhdimisht të lodhur: Ju ndodh të ndiheni vazhdimisht të rraskapitur edhe pse nuk bëni ndonjë punë të lodhshme fizike ose mendore ? Duhet të kontrolloni regjimin tuaj ushqimor pasi niveli i lartë i sheqerit në gjak çekuilibron përthithjen normale të glukozës dhe ndiheni…

Read More