Author: tirana

Në mospajtime e sipër lidhur me tregtinë për grurin, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki i ka shtuar kritikat ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, lidhur me fjalimin e këtij të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Dua t’i them presidentit Zelensky se ai nuk duhet t’i ofendojë më kurrë polakët, siç e ka bërë gjatë paraqitjes së tij në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Morawiecki, sipas agjencisë së lajmeve PAP. Kjo retorikë e ashpër vjen teksa Polonia është vetëm disa javë larg zgjedhjeve parlamentare – të planifikuara për 15 tetor. Komisioni Evropian ka marrë vendim së…

Read More

Babai i Aurel Kurtit, 28-vjeçari i arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe se e ka mbajtur peng në shtëpi, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e nuses së tij. Për “News24”, ai i cilësuar mashtrime dhe gënjeshtra deklaratat e Dafinës, ndërsa e akuzoi nusen e tij se mund të ketë lidhje me dikë tjetër dhe kërkon që të fusë në burg djalin e tij. “Problemi është këtu, çfarë kanë thënë ata janë gënjeshtra dhe mashtrime. Ka mundësi që vajza të ketë lidhje me ndonjë tjetër. Që kur u njoh me djalin, erdhën dhe ndenjën…

Read More

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha është një nga 71 dëshmitarët që SPAK kërkon t’i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit. Mesa duket ata mendojnë se dëshmia e tij është e vlefshme në një kohë që ish-drejtuesi i Forcave të Armatosura është larguar nga Shqipëria përmes pikëkalimit kufitar të Rinasit më 4 janar 2012. Largimi i tij ndodhi në kohën kur dosja “Gerdeci” po shqyrtohej në gjykatën e apelit, ku Luan Hoxha u gjykua në mungesë madje, trupi gjykues që i caktoi një mbrojtës kryesisht. Në prag të largimit mesa duket të mirëmenduar, Luan Hoxha kishte kërkuar ndërprerjen…

Read More

Nga Spartak Ngjela: Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të tregojë që është i pafajshëm. Asgjë. I.Duke thënë se akuzuesit gënjejnë, Saliu nuk po thotë asgjë. Duhet të tregosh provat e tua që ty dhe familjen tënde, po të akuzojnë kot.Cila do të ishin provat shfajsuese dhe me vlerë të Saliut? Kryesorja duhet të jetë që të tregojë me provë faktike: sa ka qenë pasuria e tij dhe e familjes së tij në vitin 2004, para se sa ai të bëhej kryeministër. Pastaj duhet t’i thotë opinionit publik se pronat që ka familja e tij,…

Read More

Një 15-vjeçar është aksidentuar në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë teksa udhëtonte me biçikletë. Adoleshenti është vënë re nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan menjëherë ambulancën dhe policinë. Pas ardhjes së ambulancës 15-vjeçari është transportuar në spitalin e Bulqizës, ku i është dhënë ndihmën e parë. Më pas, mjekët kanë vendosur të niset në Spitalin e Traumës, pasi gjendja e tij është rënduar. Autoritetet kanë vendosur në dispozicion helikopterin për të bërë të mundur transportimin e 15-vjeçarit.

Read More

Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” mesazhin e një qytetari që pretendon se kryeministri Edi Rama u mbajt për 90 minuta në aeroportin e New Yorkut në SHBA. Në mesazhin e qytetarit theksohet se vonesa kishte lidhje me hetimin për çështjen “McGonigal”. Postimi i plotë i Sali Berishës: Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?! Të dashur miq! Burimi thotë: Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të New Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të…

Read More

Një 44-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Lezhë, pasi u kap duke transportuar veshje të firmave të ndryshme, për të cilat nuk dispononte faturat tatimore përkatëse dhe deklaratën e origjinës. Ai u ndalua në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku uniformat blu pas kontrollit në automjetin e tij tip “Benz”, gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme pa faturat tatimore përkatëse. Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja. Materialet procedurale iu referuan Prokurisë për veprime të mëtejshme.

Read More

Babai i ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur për çështjen e arrestimit të djalit të tij. Për Euronews Albania, Dilaver Goxhaj u shpreh se djali i tij ndodhet i qetë dhe krenar në burg për misionin e kryer dhe mbështetjen në pavarësinë e Kosovës. “Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I…

Read More

Një sipërfaqe me shkurre u përfshi nga flakët këtë të shtunë në lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmorëve Zjarri u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje shkuan menjëherë tre mjete zjarrfikëse të cilat bënë të mundur neutralizimin e flakëve ndërkohë që e gjithë zona është mbuluar nga një re tymi.

Read More

Turqia është goditur mëngjesin e kësaj të shtune nga një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras, në rajonin Yuksun. Nuk ka raportime për dëme materiale.

Read More

Policia e Kukësit ka njoftuar planin e masave të ndërmarra për garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për kryebashkiakun e ri të Kukësit. Masat e marra nga DVP Kukës, për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023, për kryetarin e bashkisë Kukës: Drejtoria Vendore e Policisë Kukës dhe Komisariati i Policisë Kukës, ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së votimit, garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të subjekteve që marrin pjesë në këtë proces, si dhe për ruajtjen e objekteve dhe të materialeve që do t’i shërbejnë këtij…

Read More

Një mësuese në Fier është vënë nën hetim nga policia, pas publikimit të pamjeve filmike, ku duket teksa qëllon nënën e një nxënësi të klasës së tretë. Vepra penale që rëndon mbi 48-vjeçaren, me detyrë mësuese e një shkolle 9-vjeçare është “Dëmtime të tjera me dashje”. “Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e…

Read More