Author: tirana

Lulzim Basha ka takuar sot familjen e Zyber Sallakut, ish-i persekutuar politik. Kryetari i Partisë Demokratike shkruan se shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Postimi i plotë: Sot në Krujë tek familja e Zyber Sallaku, ish-i persekutuar politik. Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, edhe përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës. Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë…

Read More

Milano është goditur nga një breshër i fortë shiu, gjë që mund të ndikojë dhe në sfidën e kësaj fundjave midis Milanit dhe Veronës. Lojtarët kuqezi kanë dalë në stërvitje për të bërë nxehjen, por duket se e kanë pasur të vështirë për shkak të gjendjes së fushës, me topin që nuk lëviz thuajse fare. Sipas mediave delegatët do të presin deri në 15 minuta përpara startit të sfidës dhe më pas do të marrin një vendim se çfarë do të ndodhë. Diluvio a San Siro… la palla rimbalza male #MilanVerona pic.twitter.com/jyq64pO6Nw— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) September 23, 2023

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka folur për situatën në të cilën Partia Demokratike tashmë ndodhet prej kohësh. E pyetur nëse do të përjashtohen nga Partia Demokratike Gazment Bardhi dhe grupimi që përkrahin atë, Pampuri tha se ajo nuk e di nëse kjo do të ndodh, por shtoi se tashmë është momenti që deputetët e partisë demokratike të pyesin veten se cilës parti i përkasin, pasi kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha. “Unë nuk mendoj se është momenti për të bërë diskutime të tilla, është vetëm një pyetje që duhet t’i përgjigjet secili, cilës parti i përkisni, Partisë…

Read More

Max Verstappen ka bërë atë që pritej në Çmimin e Madh të Japonisë. Piloti i Red Bull ka realizuar kohën më të mirë me: 1 minutë, 28 sekonda dhe 877 të mijëtat e ky është pole postion i nëntë në këtë sezon të Formula 1 Në rreshtin e parë me holandezin do të jetë Oscar Piastri me Mçlaren e tij, ndërsa i mbylli provat zyrtare me 581 të mijëtat më vonë. Në rreshtin e dytë sërish një McLaren. Lando Noris doli i treti më i shpejtë, e asp tij piloti i Ferrarit Sharls Lekler. Rreshti i tretë për Sergio Perez…

Read More

Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv të Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit ka mbajtur ditën e sotme një fjalim përpara Papa Françeskut. Ati i Shenjtë ndodhet sot në një vizitë historike në Marsejë ku edhe po bëhet mbyllja e Takimeve Mesdhetare. Përballë krizës së emigracionit që po trondit Evropën pas mbërritjes së mijëra emigrantëve në ishullin italian të qytetit Lampedusa, Papa i bëri thirrje Evropës që të rrisë ndërgjegjësimin rreth kësaj çështjeje sensitive. Emigracioni ishte në qendër edhe të fjalimit të mbajtur nga Imzot Arjan Dodaj përballë Atit të Shenjtë. Dodaj tregoi sesi ai vetë u rrit në një vend ku besimi fetar ishte…

Read More

Një 28- vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Kukës, këtë të shtunë. Mësohet se autor i kësaj ngjarjeje është një 24-vjeçar. Ai është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij. Paraprakisht dyshohet se mes të dyve ka pasur një konflikt të çastit që ka çuar në përdorimin e thikës. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Farkë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që do të transportonte emigrantë të paligjshëm, drejt Kukësit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit 22”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi D. P., 35 vjeç, banues në Kukës. Në afërsi të liqenit të Farkës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 27 emigrantë dhe në afërsi të tyre, shtetasin D. P., i cili do t’i transportonte emigrantët, drejt Kukësit, me një…

Read More

“Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, ka treguar në dëshminë e saj, 22-vjeçarja shqiptare e cila u torturua nga bashkëshorti se lindi vajzë. Ajo u shpëtua pas 2 vitesh torturë brenda banesës ku 28-vjeçari e mbante të izoluar nga fqinjët e saj në Greqi. Mbrëmjen e së enjtes kur banorët e lagjes u mobilizuan për ta shpëtuar pasi dëgjuan britmat e saj. Fqinjët kanë shkuar tek banesa e çiftit duke goditur dyert, si edhe kanë njoftuar policinë. 28-vjeçari ka tentuar të dalë nga dera…

Read More

Një zëdhënës i qeverisë gjermane bëri thirrje për kujdes në debatin për përdorimin e komponentëve nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetin mobil gjerman 5G. “Nuk ka asnjë vendim këtu nga qeveria gjermane,” tha zëdhënësi të mërkurën në lidhje me konsideratat e Ministrisë Federale të Brendshme për të ndaluar plotësisht përdorimin e tij në rrjetin bazë 5G deri në vitin 2026. “Edhe tani në zgjerimin e rrjetit e 5G “ka standarde të larta dhe strikte për përdorimin e komponentëve kritikë.” Kjo qasje e diferencuar ka rezultuar efektive sipas mendimit të Ministrisë Digjitale. Qeveria federale tani do të debatojë nëse…

Read More

Derbi Partizani-Tirana do të luhet në datën 19 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga FSHF-ja. Arsyeja e shtyrjes së duelit është që tifozët të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Air Albania”. NJOFTIMI: Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit. Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur…

Read More

Luizi ka qenë padyshim këngëtari i sezonit, ku koncertet e tij ishin më të ndjekurat, e për rrjedhojë edhe më të paguara. Gjithashtu, fituesi i Big Brother VIP u bë pjesë për herë të parë edhe kinematografisë, ku luajti si protagonist në filmin, “Në Kuadër të Dashurisë”. Nga ana tjetër edhe për partneren e tij ka qenë një sezon i ngjeshur. Moderatorja u rikthye në ekranin e Top Channel, për të moderuar “Kepi i VIP-ave”. Xhirimet u realizuan në Turqi, ku Kiara qëndroi për rreth 1 javë. Nga ana tjetër, dyshja ka pasur kontrata të majme edhe me reklamat, kryesisht…

Read More