Author: tirana

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”. Aktorja e njohur, spikati për tipin sportiv dhe pa tabu që transmetoi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, por edhe jashtë saj. Sëfundmi në rrjetet sociale, ajo ka qenë në kërkim të një partneri. Sipas saj, partneri i saj i ardhshëm duhet të ketë tre kritere. “Do të doja të kisha një burrë të sjellshëm dhe të arsyeshëm, nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder”, shkruhet në postimin e saj në rrjetet sociale. Kaq ka mjaftuar që menjëherë të nisë xhiron e…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i efektivit të policisë, Gledis Llushi në Durrës. ai lejoi një person në kërkim që të kalojë lirisht nga porti duke u arratisur. Elidon Çela është personi që oficeri i policisë në Portin e Durrësit Gledis Lushi e lejoi të kalonte kufirin, ndonëse ishte shpallur në kërkim. Elidon Çela ishte kapur me 522 mijë euro të padeklaruara në dhjetor 2022. Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim. Ai rezulton të…

Read More

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 55-vjeçarin, Vebi Brahimaj, i cili hiqej si “prokurori” i SPAK dhe i mori një shtetasje një shumë prej 10 mijë euro. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bën fjalë për një shtetas, i cili me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si funksionar shtetëror, kishte përvetësuar shuma të konsiderueshem parash nga një shtetase, ju bëjmë me dije se: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorim e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve…

Read More

Në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama bashkëpunoi me galerinë prestigjoze “Marian Goodman” në New York. Për këtë bashkëpunim, Rama foli këtë të shtunë në podcastin e tij me dy sipërmarëse shqiptare. Ai zbuloi se ishte një përfaqësues i galerisë që e kontaktoi. Kur i erdhi email-e, kreu i qeverisë tha se nuk e besoi, pasi mendoi se ishte tallje. Por, Rama tregoi se pasi u interesua, pa që email-i ishte nga një person real dhe rezultoi në një bashkëpunim. “Unë mora një email nga galeria “Marian Goodman” në Neë York që është një nga galeritë më të mëdha të botës…

Read More

Adriatik Lapaj, ka krijuar një parti së bashku me gruan e Gerti Bogdanit që aderon në PD dhe aktorin e humorit Florian Binaj. “Këta të tre kanë formuar një parti të re politike dhe duan të vinë në pushtet. I pari majtas, paterica e Argita Berishës dhe dhëndri i Alltun Çelës, ish- kryetarit të gjykatës së Sarandës i zbythur nga sistemi i drejtësisë me ceremoni për krime dhe korrupsion. Dhëndri dyshohet se i pastron paratë vjehrrit. E dyta në mes me burrin opozitar, deputet te PD, kësaj here kërkon ta provojë edhe vetë pushtetin. I treti aktor humori, i konvertuar…

Read More

Zbardhen detaje të reja nga vrasja dy net më parë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Hot i Ri. Valter Fierza u ekzekutua pas debatit të vëllait me pesë persona të tjerë për parkimin e makinës. Klevis Fierza ishte konfliktuar me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj. Njëri nga vëllezërit Mëhilli, Klodjani ka nxjerrë një armë zjarri pistolete duke ia vendosur në gjoks, Klevis Fjerzës. Në këtë moment kanë ndërhyrë dy shokët e këtij të fundit Gjok Qukaj dhe Agostin Lugaj. Valter Fierza është nisur në drejtim të…

Read More

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të bërë nga një shtetas, për vjedhjen me dhunë të 2 pakove me sende me vlerë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “The end”, për zbardhjen e rrethanave të vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i punës profesionale hetimore, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës dhe A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, 3 ditë më parë, në lagjen nr. 14/1, Durrës, në bashkëpunim…

Read More

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, në emisionin “Historië të Skai Tv me gazetarin Aleksi Papahela, më 19.12.2017, ku flet, midis të tjerave edhe për pasardhësin e tij. Gazetari: Pra të përpiqemi ta kuptojmë pak, Ju, po thoni se shumica e grigjës suaj në Shqipëri nuk janë greke. Kryepeshkopi: Po. Gazetari: Kjo çfarë do të thotë, që nëse Ju, në një moment të caktuar largoheni, pasardhësi juaj do të jetë një shqiptar? Kryepeshkopi: Sigurisht, kjo është e natyrshme. Tashmë unë jam atje prej shumë vitesh. Apo jo? Degjoni: nuk kemi guxim të vëmë veten në vendin e të tjerëve. Unë për shkak…

Read More

Qytetarët e Kukësit do u drejtohen nesër kutive të votimit, për të zgjedhur drejtuesin e tyre vendor. Kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore, ndërsa gjithçka është gati për rivotimin e ditës së diel. Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. I pari në renditje do të jetë Albert Halilaj i PS, ndërsa i dyti Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ditën e djeshme në Kukës…

Read More

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një lëkundje sizmike në Tiranë. Epiqendra ka qenë në Baldushk. Fatmirësisht goditja ka qenë e lehtë, 2.8 ballë. Lëkundja u regjistrua në orën 06:36:43. Një pjesë e banorëve e kanë nderë lëkundjen. Fakti që ka qenë magnitudë e vogël nuk ka pasur dëme. Thellësia ka qenë 15 km, sipas të dhënave nga Rrjeti Kombëtar i Monitorimit Sizmik.

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një efektiv policie në Portin e Durrësit, i cili akuzohet se lejoi daljen jashtë vendit të një personi të shpallur në kërkim. Sipas AMP, polici u ndalua pasi dyshohet se me 17 shtator ka lejuar daljen jashtë shtetit nga pika kuftare të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale. 23 vjeçari me iniciale G.L., ishte me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit. Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit. Në datë 22.09.2023, Agjencia…

Read More