Author: tirana

Nga Lutfi Dervishi: Pensionistët, tani fund fukarallëkut! Lajmi se pensionet do të rriten me 8% ka lënë pa gojë armatën e 700 mijë pensionistëve. Në një lëvizje të papritur deputetët që mezi arritën të dyfishojnë rrogat e tyre, befasuan të madh e të vogël me rritjen e paprecendtë që pritet t’u bëhet pensioneve. Nëse pensioni mesatar në qytet është 17 mijë lekë në muaj (170 mije leke) me rritjen e MADHE që pritet të ndodhë në muajin tetor, çdo pensionist, çdo muaj të vitit, do të ketë 13 mijë lekë më shumë. Për ata që mendojnë se është pak dhe…

Read More

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe qindra të tjerëve iu është dashur të marrin ndihmën e parë në provincën Sistan-Baluchistan të Iranit juglindor, e cila është përfshirë nga stuhitë e rërës për tre ditë. Deri më tani, “1,346 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në spitale dhe qendra mjekësore”, tha kreu i agjencisë së menaxhimit të krizave, Majid Mohebi, për agjencinë zyrtare të lajmeve Irna. Shumica e pacientëve kanë probleme të frymëmarrjes dhe zemrës ose acarim të syve, shtoi ai, duke sqaruar se tre persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku të shkaktuara nga mungesa e shikueshmërisë nga pluhuri.…

Read More

Një grup turistësh francezë raportohet se ka humbur në zonën mes Moglicës dhe Qafës së Gjarprit në Korçë. Raportohet se janë 6 turistë francezë të cilët ishin duke eksploruar këtë zonë, por kanë humbur kontaktet. Mësohet se kanë nisur tashmë kërkimet për gjetjen e tyre.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Sa herë që zhvillohen zgjedhje në Shqipëri, kamerat televizive fokusohen në pikat kufitare me Greqinë, teksa reporterët raportojnë për varganet e autobusëve me emigrantë që vijnë të votojnë këtu. Por kjo gjë nuk ndodhi më 25 prill 2021, sepse kufijtë tokësorë të Shqipërisë ishin mbyllur gjatë pandemisë… Pikërisht për atë arsye, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet e prillit 2021 përbëjnë statistikisht piketën më të pastër të pjesëmarrjes së zgjedhësve me banim në Shqipëri. Që na jep mundësinë për krahasim me numrin e pjesëmarrëve të dy vjetëve më vonë (në 14 majin e sivjetshëm), kur autobusët me emigrantë…

Read More

Ka ndërruar jetë i moshuari që u aksidentua pasditen e kësaj të premtje në Korçë, në bulevardin “Republika”. Automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., përplasi M. A. I aksidentuari u dërgua në spital, por ai nuk mundi t’iu rezistojë plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Personi që shihni në foto është 24-vjeçari Klodian Mhilli autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit, Valter Fierza mbrëmjen e së enjtes në fshatin Hot i Ri. Krahas tij, Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim edhe 3 të rinj të tjerë lidhje shoqërore dhe familjare me autorin që dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarje. Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar vetëm i vëllai i autorit, Paolo Mhilli.

Read More

Në këtë episod të pestë të Për’puthen, Gabriela në takimin me Herrisonin e refuzoi atë me idenë se ai nuk i jep aspak adrenalinë. Herrisoni e pranoi që është tip i rezervuar, por argumentoi se edhe ai ka vlera dhe se nuk janë njohur mirë akoma që Gabriela të arrijë në të tilla konkluzione. Megjithatë, konkurrentja e Për’puthen i ka dhënë “X”, duke bërë që ai të largohet i irrituar nga studio. Gabriela: Tipat si ky nuk më tërheqin. Dua më adrenalinë dhe ti këtë gjë nuk po ma jep. Je shumë i rezervuar. Herrisoni: Po, unë jam i rezervuar. Gabriela: Për çfarë…

Read More

Gjermania dhe Franca paraqitën këtë javë propozime për reformimin e BE, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj. Ekspertë të mbikqyrur nga të dyja vendet vunë në tryezë disa ide që ndezin debat, shkruan Auron Dodi. Raporti i ekspertëve nuk përfaqëson qëndrime zyrtare të miratuara për reformimin e BE. Por fakti që ekspertët kanë punuar nën mbikqyrjen e ministrive të Jashtme gjermane dhe franceze e bën atë një raport të rëndësishëm. Për dokumentin 60 faqesh punuan që nga fillimi i vitit 12 ekspertë ndërkombëtarë institucionesh kërkimore. Kemi të bëjmë me një iniciativë të përbashkët të fuqive kryesore të BE,…

Read More

Bullgaria dëboi kreun e kishës ortodokse ruse në Sofje së bashku me dy priftërinj bjellorusë. Kryeministri Nikolai Denkov, në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së vendit të tij, deklaroi se ky vendim u mor pas akuzve se kanë vepruar kundër interesave të shtetit bullgar. Ndërkohë, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (DANS) i ka identifikuar si persona që duhet të dëbohen nga vendi pasi, siç tha Denkov, përmendeshin në një raport sekret. “Kisha në Sofje do të ndalojë së punuari derisa Kisha Ortodokse Ruse të marrë një vendim për të ardhmen e saj”, tha ambasadorja ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova.

Read More

Presidenti Bajram Begaj gjatë verës kaloi në heshtje tre ligje mjaft të rëndësishme; bllokimi i studentëve të mjekësisë për t’u larguar, legalizimi i kanabisit mjekësor dhe ai për akademinë e shkencave që i jep mandatin e dytë Skënder Gjinushit. Kritikat ishin të shumta për kreun e shtetit që nuk u shpreh për tre ligje mjaft të diskutueshme. Sot u pyet nga “Zëri i Amerikës” dhe deklaroi se për ligjin e studentëve vlerësoi interesin publik nga i cili u nis qeveria duke shtuar se studentët mund të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese. Për ligjin për legalizimin e kanabisit tha se nuk kishte…

Read More

Disa vatra zjarri janë aktivizuar këtë të premte në Fier, në afërsi të kodrave të Vajkanit, në Pishporo dhe në Levan. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat aty pranë. Në ndihmë të ekipeve zjarrfikësve kanë shkuar dhe banorë të zonës. Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Fierit, Zija Hyka, përveç erës, edhe terreni i vështirë nuk ndihmon në neutralizimin e situatës. Ndërkohë përveç 3 vatrave në Fier, një tjetër vatër zjarri është aktive në Vlorë.

Read More

Bujar Spahiu është kërcënuar me jetë për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Sipas MCN Tv, që citon burime diplomatike, në të paktën dy raste kryetari i KMSH-së është kërcënuar fizikisht nga persona që janë prezantuar si besimtarë. Mësohet se pak kohë më parë, një person me precedentë kriminalë dhe i armatosur ka hyrë në zyrën e Bujar Spahiut dhe i ka kërkuar të largohet. Jo vetëm kaq. Përmes të njëjtave burime, mësohet se edhe dy biznesmenë në Shqipëri janë takuar me kreun aktual të KMSH dhe i kanë kërkuar që të bëjnë një tërheqje fiktive…

Read More