Aksidenti i ndodhur në hyrje të Shëngjinit, rezultoi se ishte i mirëmenduar, pasi sipas policisë, drejtuesi i automjetit në fakt ka tentuar të vrasë ish-bashkëshortin e motrës së tij. Arsyeja kanë qenë konfliktet pas divorcit me të motrën. 25-vjeçari Antonio Uldedaj e ka goditur disa herë me automjetin e tij ish-kunatin Marsido Pati i cili po udhëtonte me motor. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Kthesa e Knallës”, ku shoferi i automjetit sipas njoftimit paraprak të policisë kishte përplasur motorin. Drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit para se policia të…
Author: tirana
Nga 12 shenjat e zodiakut, disa prej tyre vihen më shpejt në siklet dhe kjo ndodh prej karakteristikave të përbashkëta. Shenjat e ujit dhe të tokës kanë një lidhje të fortë me ndjesitë e tyre dhe janë shumë të vëmendshëm ndaj opinionit të të tjerëve. Gjithashtu, janë kritike të vetes. Përveç kësaj, lidhet edhe me hartën astrologjike. Venusi është planeti që ka të bëjë me marrëdhëniet ndaj shenjat që udhëhiqen prej këtij planeti ose nëse në hartën e tyre astrologjike ai ndodhet në njërën prej shenjave të mëposhtme, ka të ngjarë që sikletoseni më shumë. Demi Situatat më të sikletshme…
Mjekët toksikolog tërheqin vëmendjen se varësia e krijuar prej pijeve energjike është njëlloj si ajo e kokainës. Akoma më alarmate është fakti kur mësojmë se adoleshentët e shoqërojnë konsumin e pijeve energjike me substanca psikoaktive. Dëmet që pijet shkaktojnë në shëndet janë disa. Mjekët toksikolog, për “Euronews Albania” ngrenë shqetësimin se varësia ndaj pijeve energjike, është e dëmshme edhe për të rriturit, ndaj duhet kërkuar menjëherë asistencë mjekësore për t’u shkëputur prej saj.
Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë. Ditën e Diel do të kemi ndryshim të situatës meteorologjike, si rezultat i masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar në veri.…
Pavarësisht aksioneve të fundit të policisë, përdorimi i tollumbaceve me azot nga nxënësit është kthyer në fenomen shqetësues në vendin tonë. Një qytetar ka publikuar një video ku shihet se si një grup vajzash minorene konsumojnë tollumbace me azot në një cep pallati. Ky ngjarje shqetësuese ndodhi paraditen e sotme dhe sikurse shihet, njëra prej tyre shembet në tokë pasi nuk i rezistoi efekteve të fuqishme të gazit të azotit.
Tre persona janë arrestuar nga policia në Maliq, pasi kanë mbajtur peng 23 emigrantë të paligjshëm në fshatin Bregas. Dy pengmarrësit fillimisht iu kanë premtuar emigrantëve që do t’i transportonin në këmbim të parave, por më pas i kanë mbajtur peng në një banesë të braktisur, duke iu marrë celularët. Ata iu kanë kërkuar 23 emigrantëve shumën prej 10 mijë euro, në mënyrë që t’i linin të lirë. Policia është sinjalizuar mbi ngjarjen dhe ka mundur të lokalizojë banesën e braktisur, ku mbaheshin peng emigrantët. Në pranga u vunë Esli Levendi, Kristiano Ajasllari dhe Adri Levendi.
Është arrestuar në Shkodër 20-vjeçari Ergeno Sulejmani, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi akuzohen se shisnin drogë në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi. I riu u kap duke shitur dozat e drogës në një lokal në afërsi të perimetrit të sigurisë të një gjimnazi në qytetin e Shkodrës. Tre personat e tjerë që janë të moshës 16, 22 dhe 33 vjeç, dyshohet se janë të përfshirë si përdorues dhe shitjes së dozave të drogës në këtë lokal. “Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të hartuar për paketën e sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Gjatë kontrolleve, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 5 automjete të parkuara brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”. Secili prej drejtuesve të automjeteve, është ndëshkuar me masë administrative, në bazë të Kodit Rrugor. DVP Tiranë apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë në shkolla, pasi në çdo rast konstatimi të shkeljeve të ndryshme do të përballen…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë kryqëzimit të Urës së Kardhiqit. Nga të dhënat paraprake mësohet se ka vetëm lëndime të lehta, si dhe dëme materiale. Policia është në vendin e ngjarjes e po heton shkaqet e aksidentit. Në aksident është përfshirë edhe një furgon që transportonte udhëtarë. Pamjet si më poshtë.
Një nga dëshmitarët që është thirrur për procesin e Gërdecit është edhe Armand Tartari, një ish punonjës i Ministrisë së Mbrojtes. I cili pas katastrofës, u dënua me një vit burg. Menjëherë pas dënimit ai u largua jashtë vendit duke lene familjen ketu, nga frika se mund t’i ndodhë ndonjë gjë prej “kafshëve që kishin dalë nga kontrolli” siç thoshte Efraim Diveroli, bisnesmeni i eksportit të fishekëve kinezë në Afganistan. Ai për një vit jetoi në situatë të rëndë duke u fshehur e fjetur poshtë urave në Francë. Këtu la të shoqen me 2 vajza, e më pas nisi procedurat…
Brenda vitit 2024 Qeveria do amendojë tërësisht ligjin e vitit 2012 për organizmin e institucioneve publike, ndërkohë që deri në qershor 2025 është parashikuar të ketë përfunduar rishikimi rrënjësor i legjislacionit dytësor. Synimi kryesor është përmirësimi i llogaridhënies për institucionet e varësisë, ashtu si dhe mirëpërcaktimin e tipologjisë së institucioneve të varësisë. Plani për ndërhyrje në këtë ligj, i cili i takon më shumë se një dekade më parë, është bërë publik nga Ministria e Drejtësisë në dokumentin e masave prioritare për reformën në Administratën publike 2023-2030. Përmes këtyre ndërhyrjeve pritshmëritë e Qeverisë janë që korniza e llogaridhënies për institucionet…
Me çmime që fillojnë nga 1199 dollarë , iPhone 15 Pro Max i ri që Apple zbuloi së fundmi është celulari më i shtrenjtë që kompania ka nxjerrë në treg deri më tani. Zyrtarisht, Apple deklaron se çmimi i modelit Pro Max me 256 GB memorie është i njëjtë me vitin e kaluar. Por meqenëse kompania ka vendosur të heqë modelin më të lirë 128 GB, rrjedhimisht ka rritur çmimin minimal që dikush duhet të paguajë për të marrë një Pro Max me 100 dollarë në krahasim me vitin e kaluar. Vihet re se iPhone 15 fillon nga 799 dollarë…