Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora një vit më parë kurorëzoi me martesë lidhjen e saj disa vjeçare me Taika Waititi. Së fundmi teksa ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happens”, ajo ka treguar më shumë rreth jetës së saj personale. Gjatë intervistes artistes iu kërkua që të komentonte me një fjalë bashkëshortin e saj, ndërsa duke mos nguruar ajo tregoi se Taika është shumë i mirë në shtrat. “Zoti i seksit”- tha këngëtarja duke qeshur. Kujtojmë që një muaj më parë gjatë një interviste për emisionin “National Geographic”, Rita shprehi dëshirën e madhe për tu bërë nënë…
Author: tirana
Ervin Selita i njohur me emrin Vinz pas mesnatës së 2 shkurtit 2022 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Zeni Xhindit ky i fundit pronari i një hoteli në rrugën e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në Hotelin e quajtur New VV, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, ku 30 vjeçari Ervin Selita së bashku më shoqëruesen e tij me iniciale E.D janë futur brenda hotelit duke kërkuar marrjen e një dhomë. Sipas policisë së Tiranës, Ervin Selita “gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit.” Sportelisti i hotelit…
Policia e Himarës ka vënë në pranga dy shtetas, të cilët siguronin dhe shisnin në doza lëndë narkotike. Në pranga është vënë 40-vjeçari, banues në Gjermani që shiste doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis në qytetin e Himarës. Ky person gjatë ndjekjes nga policia është bërë burim aksidenti, duke kryer manovra me automjetin e tij që e drejtojnë në gjendje të dehur. Shtetasi tjetër i vënë në pranga është 50-vjeçari, banues në Sarandë, që i siguronte lëndën narkotike 40-vjeçarit. “Blutë” kanë sekuestruar doza MDMA, 280 doza kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet Njoftimi i policisë: Himarë/Vijojnë operacionet për…
Olta Gixhari ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat në Instagram duke u përgjigjur pyetjeve të tyre. Një prej fansave e ka pyetur aktoren nëse bashkëshorti i saj Dori do jetë në premierën e filmit “Në kuadër të dashuris”. Olta ka treguar se nuk beson që ai do të marrë pjesë pasi ka hallin e fotove që do të shkrepen atë ditë dhe Dori nuk e ka aspak qejf të jetë personazh publik. Madje ajo tregon se ai është bërë tym kur ka parë veten nëpër fotot e shkrepura në aeroporte. “Nuk besoj se do jetë në premierë…
Ukraina nisi një sulm me raketa në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, tha të premten guvernatori i emëruar nga Rusia i Sevastopol, Krime. “Armiku nisi një sulm me raketa në selinë e flotës,” tha guvernatori i Sevastopolit Mikhail Razvozhayev në Telegram. Sevastopoli, shtëpia e Flotës ruse të Detit të Zi, është qyteti më i madh në gadishullin ukrainas të Krimesë që u aneksua ilegalisht nga forcat e Moskës në 2014. Media shtetërore ruse TASS raportoi se mbetjet u “shpërndanë në qindra metra” pas sulmit me raketa. Guvernatori i emëruar nga Rusia tha se shërbimet operative shkuan në…
Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes në autostradën “Tiranë-Elbasan”. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në fshatin Dopaj, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga një 21 vjeçare banuese në Korçë. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Mustafa Suleyman* Ian Turing dhe Gordon Moore nuk mund të kishin parashikuar kurrë, e lëre më të ndryshonin rritjen e mediave sociale, memeve, Wikipedia-s ose sulmeve kibernetike. Disa dekada pas shpikjes së tyre, arkitektët e bombës atomike mund të ndalonin një luftë bërthamore, aq sa Henry Ford mund të ndalonte një aksident automobilistik. Sfida e pashmangshme e teknologjisë është që krijuesit e saj e humbasin shpejt kontrollin mbi rrugën që shpikjet e tyre marrin, pasi t’i jenë prezantuar botës. Teknologjia ekziston në një sistem kompleks, dinamik (bota reale), ku pasojat e rendit të dytë, të tretë dhe të n-të shpërfaqen…
Adriola Dushi dhe Capital T prej kohësh përfliten për lidhjen e tyre të dashurisë, por ndonëse shpeshherë janë kapur mat, ende nuk e kanë konfirmuar. Megjithatë së fundmi Adrola ka qenë e ftuar në Top Albania Radio ku u ngacmua edhe për këtë pjesë. “Sigurisht që më pëlqejnë trimat edhe patjetër që nuk mund të ishte ndryshe pa një trim në krahë.”, tha modelja duke qeshur, referuar dhe emrit të vërtetë të reperit, i cili quhet Trim Ademi.
Për Klered Bozhanajn, 42-vjeçari që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja” në kryeqytet dy ditë më parë, grupi hetimor po pret rezultatet e mjeko-ligjorëve për të parë nëse vuan nga probleme të shëndetit mendor. Kjo për shkak të dëshmive të tij konfuze para hetuesve, por edhe familjarëve të autorit që kanë thënë se Klered Bozhanaj vuan nga depresioni i theksuar. V.Bozhanaj ka thënë se Kleredi së bashku me familjen e tij u kthyen nga Italia në Gusht të vitit 2022 dhe që prej asaj kohe kanë qëndruar te shtëpia e tij, në zonën e Kinostudios. “Kleredi dhe bashkëshortja e tij kanë…
Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman ka konfirmuar se vendi i tij do të pajiset me arsenal bërthamor nëse Irani pajiset gjithashtu me një të tillë, duke hedhur dyshime mbi një marrëveshje të mundshme të bashkëpunimit bërthamor SHBA-Arabi që po negociohet. Në një intervistë të mërkurën, Mohammed bin Salman shtoi peshën e dyshimeve se një program bërthamor në dukje civil mund të devijohej për qëllime ushtarake nëse Arabia Saudite ndihej nën kërcënim. I pyetur nga Fox News në lidhje me perspektivën e një bombe bërthamore iraniane, princi i kurorës tha “ne jemi të shqetësuar që ndonjë vend të ketë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavshme me gazetarët, teksa ka komentuar edhe thirrjen e djalit të tij, Shkëlzen Berishës për të dëshmuar në SPAK në lidhje me dosjen e Gërdecit për ish-ministrin Fatmir Mediu. Berisha u shpreh se nuk mund të ketë asnjë hezitim apo pengesë për asnjë hetim të drejtësisë, pavarësisht deklaratave të tij në vijimësi për SPAK. Ai shtoi se edhe nëse “hetojnë për 100 vite” aty nuk do gjejnë asnjë lidhje me rastin. “Në çdo kohë, cilindo. Unë e kam bërë të qartë që s’mund të ketë kurrë hezitim apo pengesë për çdo lloj hetimi.…
Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë. Në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë. Ai garantoi se…