Dy administratorë kanë rënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nën akuzën e mashtrimit për investim në bursa përmes Call Centerave. Policia e Shtetit njofton se janë sekuestruar 68 mijë euro të cilat ishin përftuar përmes mashtrimit si dhe listat me emrat dhe numrat e telefonave e shtetasve të huaj që ranë në grackën e tyre. Në Call Centerin në fjalë që ndodhej në Tiranë në rrugën e Zallit, ishin punësuar 60 operatorë të cilët mashtronin të huaj për investim në Forex. Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin e djeshëm në Kuvend, të propozimit të Qeverisë. Tani u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. ”Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”,-shkruan Rama.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte bërë një kallëzim për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS. Në një reagim nga Prokuroria e Tiranës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë. “Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë”,-thuhet…
“Netflix” më në fund ka zbuluar datën e publikimit për serialin spinoff “La Casa de Papel” (Money Heist), “Berlin”. Në fillim të këtij viti, zbuloi se seriali do të publikohej diku në dhjetor. Tani, Netflix më në fund ka zbuluar se do të ketë premierë më 29 dhjetor. “Money Heist” u krijua nga Alex Pina dhe tregon historinë e grabitjeve përmes këndvështrimit të një prej grabitësve, Tokios, të luajtur nga Ursula Corbero. Në të luajtën gjithashtu Álvaro Morte, Itziar Ituño, Miguel Herrán, Jaime Lorente, Esther Acebo, Enrique Arce, Rodrigo de la Serna, Darko Peric, Najwa Nimri, Hovik Keuchkerian, Luka Peros,…
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se një nga personat e dyshuar si autor të sulmit të armatosur ndaj godinë së televizonit Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i objektit, është kapur, ndërkohë që përgatitetj të kryente një atentat. Për të ky person u kap i armatosur në Vlorë, gati për të kryer atentatin, ndërkohë që deklaroi se po punohet për kthimin e tij në një bashkëpunëtor. “Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat. Është i dyshuar…
SPAK i kërkon gjykatës pyetjen si dëshmitarë të 71 personave, përfshi të pandehurin Mediu, ish-ministrin Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo për dosjen ”Gërdeci”. Procesi ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme do të vijojë me procedurën e gjykimit të zakonshëm duke shfuqizuar vendimin e marrë me herët për gjykim të shkurtuar. Në këtë gjykatë, ish-ministri përballet me akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim dhe “shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Dosja “Gërdeci” u riaktivizua pas një kallëzimi në SPAK të familjarëve të viktimave të shpërthimit tragjik, gati 13 vjet…
Ministria e Ekonomisë dhe Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit dhe kjo pritet të ndodhë nga 1 Janari i vitit 2024. Deri më sot kjo kategori i ka shpëtuar tatimit dhe këtu përfshihen personazhet që fitojnë nga TikTok-u apo influencerët që fitojnë nga Instagrami, Facebook, YouTube dhe Google. Blogerët e këtyre rrjeteve sociale në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%. Në daljet në intervista televizive, personazhet e TikTok-ut, influencerat e rrjeteve sociale dhe blogerët përmendin shifra me mijëra euro nga…
Një sasi të madhe fentanili dhe droge sintetike u gjetën të fshehura në një dorë sekrete në çerdhen e Nju Jorkut, ku disa ditë më parë një djalë i mitur humbi jetën pasi ra në kontakt me opioidet. Ditën e premte një 1-vjeçar vdiq nga një mbidozë droge në çerdhe, e cila ishte fshehur nën dyshekun ku vogëlushi Nicholas Dominici po flinte. Tre fëmijë të tjerë u shtruan në spital pasi gjithashtu u ekspozuan ndaj lëndës narkotike të fuqishme. Pronari i çerdhes, Grei Mendez dhe punonjësi i saj, Carlisto Acevedo Brito po përballen me akuza federale për posedim të lëndëve…
Haris dhe Amadea kaluan natën në dhomën e gjumit që nuk survejohet nga kamerat në vilën e dashurisë. Djemtë dhe vajzat e vilës së dashurisë kanë komentuar në lidhje me ta. Vajzat mendojnë se Amadea dhe Haris nuk kanë kryer marrëdhënie intime, ndërkohë që disa nga djemtë mendojnë se po kanë kryer marrëdhënie. Sofiela është shprehur: “Nuk mendoj se kanë kryer marrëdhënie, sepse Haris ka thënë që nuk është vend i përshtatshëm dhe se e ndjekin familjarët. Gjithashtu e quan mungesë respekti, por prapë Love Island Albania ka surpriza.” Djemtë nga ana tjetër shprehen:“I dëgjuam ca të kërcitura mbrëmë”. Amadea dhe…
Nga Ben Blushi SI E VRAU VETEN NJË MIK Një njeri që e njoh prej 30 vjetësh vrau veten. Disa muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në pankreas dhe pas shumë përpjekjeve,torturave përpëlitëse dhe netësh pagjumë, vendosi ta sulmonte tumorin me tuba dhe thika dhe të bënte një ndërhyrje që ia shtoi edhe më shumë vuajtjet dhe ia hoqi shpresën përfundimisht. Kur i doli narkoza, mjekët i thanë se ndoshta nuk kishte më shumë se dy javë jetë. E kthyen në shtëpi të gjymtyar, të përgjysmuar, të mavijosur, të dobët, të zhbërë dhe aq të pafuqishëm saqë gruaja dhe…
Banorët e njësisë Administrative të Zall Herrit, kanë dalë sërish në protestë, ndërsa në shenjë kundërtie kanë bllokuar edhe rrugën. Ata thanë se nuk do të lejojnë që të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, që punojnë në guroret që janë në zonë. Protestuesit thanë se jo vetëm që nuk kanë gjetur mbështetjen e njësisë administrative, por pohuan se kishin marrë edhe kërcënime se do t’i hiqej emri si përfitues të ndihmës ekonomike. “Ne nuk do të lejojmë që të kalojë asnjë kamion sot. Këtu do të rrimë, deri nesër apo pasnesër. Askush nuk na ka dhënë përgjigje, as nga…
Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur sërish këtë të premte nga hetuesit. Deklarimet kanë ngritur edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka thënë “Jam komandant i Pentagonit”. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42-veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur,…