Këtë të premte, kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të mbizotërojnë në territor, ndërsa me vranësira dhe shira paraqiten zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqëroje, në pothuajse të gjithë vëndin deri vonë në mbrëmje ku pritet largim i reshjeve nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera kostante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke sjellë në brigjet e…
Author: tirana
Dashi Të premten dëshira juaj për aventura, për të eksploruar horizonte të reja dhe për t’u zhytur në zbulime të reja është në kulmin e saj në këto orë të shtatorit, pasi në këtë ditë niveli juaj i energjisë do të jetë në maksimum. Por e gjithë kjo nuk do të mjaftojë për ta bërë këtë të premte optimale. Demi Të premten rruga që keni ndërmarrë paraqet disa pengesa, shëndeti është ndoshta sektori më i pasigurt në këtë periudhë të vitit. Mos u shqetësoni, por kujdesuni më mirë për veten. Edhe në dashuri gjërat nuk po shkojnë mirë, përkundrazi ka…
Në emisionin Real Story në ABC News, kryeministri Edi Rama komentoi edhe reagimin e fundit të homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti ndërsa u ankua përmes një letre drejtuar kancelarit gjerman dhe presidentit Macron për përfaqësuesin e BE. “Janë gjëra që të lënë pa tekst dhe janë gjëra që dëmtojnë edhe më shumë atë që pretendohet se po përpiqen të riparojnë” – tha Rama ndërsa shtoi se rruga e zgjedhur prej Albin Kurtit nuk është rruga që të çon drejt qëllimit. Në vijim, Rama u shpreh se qasja e Prishtinës po i ndihmon Serbisë, nuk po ndihmon Kosovën sepse,…
Nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku një ditë më parë u përplas me ambasadorin rus, kryeministri Edi Rama sqaron për Real Story ftesën për presidentin e Ukrainës, Zelensky për të qenë i pranishëm në mbledhje dhe si nisi konflikti me Rusinë. “Ne u bëmë promotorë të këtij debati të hapur, duke shfrytëzuar procedurat dhe duke shfrytëzuar një moment kyc ku të gjithë liderët e të gjitha vendeve të botës vijnë në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme dhe natyrisht fakti që Shqipëria mori këtë nismë dhe kishte drejtimin e këtij sesioni e bëri më të lehtë edhe…
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta, tha se për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa shtoi se autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë. “Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e djeshme. arrestimi është bërë në afërsi të banesës së tim në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren. Efektivi i plagosur dje kreu një operacion…
Policia ka arrestuar 42-vjeçarin Klered Bozhanaj që plagosi efektivin e repartit Shqiponja në Tiranë, Edlir Alleshi. Njoftimi i policisë: Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar…
Është miratuar me 76 vota pro, 3 kundër dhe 3 abstenim projektligji për fondet e pensionit privat në Kuvend. Projektligji parashikon një rritje të kufirit të kontributit të anëtarit që përjashtohet nga tatimi si dhe rritje të kufirit të shpenzimeve që i njihen punëdhënësit kur kontribuon për punëmarrësit e tij. Kufiri maksimal mujor, që për qëllime të lehtësive tatimore përjashtohet nga tatimi, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi. Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi fiskale edhe për pagesat e marra nga anëtari i fondit të pensionit
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto të Kanadasë. Ai tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës, duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi, dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”. “Vajza është më e bukur se nëna. Por vajzën mund ta kapi gripi. E ke parë dekoltenë e saj?”, shtoi ai më tej. Komentet shkaktuan reagime në Portugali, duke e detyruar liderin, i cili është bërë…
Një 25 vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia britanike, me akuzën e falsifikimit. mediat raportojnë se 25-vjeçarja Lirie Delishi është vënë në pranga, pasi ishte shpallur më herët në kërkim nga policia, pasi akuzohej për falsifikim dokumentash. “Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banim në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu”,- raportojnë mediat e huaja. Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte…
Një batutë e kryeparlamentares Lindita Nikolla në seancën e sotme ka krijuar ilaritet dhe të qeshura në sallën e Kuvendit. Ndërsa po fliste Gazmend Bardhi, ai nuk e kishte vënë re që ishte zhvendosur tek karrigia ku zakonisht rri kryetari i PD-së Lulzim Basha. Kreu i Kuvendit, e cila pa konfigurimin elektronik të fjalës, i thotë Bardhit që të ulej në vendin e tij, pasi i del emri i Lulzim Bashës. Kjo ka shkaktuar të qeshura tek deputetët e pakët në sallë, ndërkohë që Bardhi vetë është vënë në siklet.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka akuzuar vendet e Perëndimit se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke “i mohuar të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”. Megjithatë, ai theksoi gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Serbia dhe të gjitha institucionet e saj po punojnë për ruajtjen e dialogut me Prishtinën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian(BE). “Kjo është detyra jonë. Dialogu është i mundur vetëm nëse ne të gjithë, duke përfshirë edhe ndërmjetësit evropianë, i përmbahemi fort asaj…
1. Boronicat: Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën. 2. Domatet: Ekstrakti i domates, licopeni, është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjat. 3. Spinaqi: Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efeket e mplakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K. Ajo ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit…