Historia e ndjekjes së dy prej bosëve shqiptarë më të mëdhenjë të drogës në Kolumbi, të cilët më pas u arrestuan, është e denjë për një skenar filmi. Mediat kolumbiane kanë publikuar pamjet e takimit mes bosëve më të mëdhenj të drogës në Bogota, të cilët për 3 ditë me radhë në të ashtuquajturin “Samiti i Drogës” bënë planet për lëvizjet e radhës së trafikut të lëndëve arkotike nga Kolumbia në drejti më Europës dhe SHBA-ve. Sipas anëtarëve të Dijín (Drejtoria e Investigimit Kriminal dhe Interpol”, trafikantët “e padukshëm” të drogës u takuan në sektorin e 93-të, në veri të…
Author: tirana
Pas mbylljes së spektaklit “Klanifornia” në TV Klan, aktorin e humorit Visjan Ukcenajn do ta shohim në një tjetër media. Ai do të drejtojë emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, një emision i dedikuar politikës dhe aktualitetit. “Ndryshe” do të transmetohet çdo të martë në orën 18:00.
Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurorisë, ka dalë në skenë emri i Dashnor Dumanit, njëri nga vëllezërit e të penduarit Nuredin Dumani, si pjesëmarës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Enea Alibej me nofkën “Tarzani”. Krahas Alibejt, në këtë atentat të ndodhur në 29 dhjetor 2018, u vranë Arben Dylgjeri, si edhe shtetasi turk Erdal Durunay. Emri i Dashmir Dumanit, ka dalë në dëshminë e bashkëpuntorit të Drejtësisë, Erjon Alibej, i cili teksa tregon veprimtarinë e tij kriminale në vrasjet me pagesë, jep detaje mbi bisedën e parë të nxehtë që ka zhvilluar me Nuredin…
Krerët e dy besimeve në Fier shprehën shqetësimin se pyetja e censit të popullsisë dhe banesave, “A jeni praktikant i fesë?”, po ngatërron qytetarët. “Pyetje e parë është a jeni praktikant? Kjo është e ngatërruar sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë çfarë do të thotë të jesh praktikant sepse jo të gjithë besimtarët nuk i kryejnë ritet. Kështu që kjo pyetje i ngatërron pak. Ndaj ne u bëjmë thirrje besimtarëve ortodoks të përgjigjen me po për të dyja pyetet për besimin”, u shpreh At Nikolla për “Report Tv”. Myftiu i Fierit, Mikel Haxizolli iu bëri thirrje besimtarëve ta plotësojnë vete…
Policia ka arritur ta shpëtojë një grua e cila qëndroi e mbyllur në një dhomë të errët në kryeqytetin e Afganistanit për 25 vite. Gruaja është mbajtur në hapësirën plot me mbeturina. Thuhet se ushqimin ia kishin dhënë përmes dritares. “Po ndihet e pasigurt dhe e frikësuar kur sheh njerëz tjetër”, tha zëdhënësi i ministrisë talibane të Punëve të Brendshme, Abdul Matin Kani. Ajo tani po shërohet në spitalin e Kabulit si pasojë e probleme psikike dhe lëndimeve trupore. E si rezultat i kequshqyerjes, ka probleme edhe me aneminë, thonë mjekët që po e përcjellin gjendjen e saj shëndetësore.
Një histori intime e nisur mes 19-vjeçares Tina Pajollari dhe Martin Çeços, është bërë shkak për mbytjen me litarin e jonxhës dhe më pas hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec, të 26-vjeçarit Çeço. Martin Çeço ngacmonte nëpërmjet telefonit duke i kërkuar të krijojë lidhje dashurore me Martina Pajollarin, banore e fshatit Marjan, të cilën Valter Mollaj, e kishte të dashur. Motivi i këtij krimi të ndodhur në 21 qershor 2022, ka dalë pas hetimeve 14 mujore të zhvilluara nga prokuroria e Korçës, e cila tashmë ka mbyllur dosjen, duke marrë të pandehur për këtë krim të rëndë 4 persona. Tina…
Një denoncim i rëndë vjen nga shteti fqinj, ku gazetari Shpëtim Zinxhiria zbulon se një shqiptar i cili ka mbaruar dënimin që në vitin 2021 mbahet ende në burg. Gazetari thotë se ka biseduar me 37-vjeçarin, baba i një vajze 10 vjeçe, i cili ka thënë se ishte kapur nga policia greke me 1 gram kokainë me vlerë 75 euro. Ndonëse ka mbaruar dënimin dhe Prokuroria e Lamias ka dhënë një shkresë për lirimin e tij në 2022, ai vijon të mbetet ende në burg, në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Denoncimi i gazetarit: Pak më parë…
Autoritetet greke kanë dënuar me 8 muaj burg një 21-vjeçare shqiptare pas një sulmi që ka bërë ndaj ish të dashurit të saj. Mediat greke shkruajnë se shqiptarja u shpall fajtore për kanosje dhe fyerje të bashkatdhetarit të saj 26-vjeçar dhe dëmtim të motorit të tij. Ngjarja ka ndodhur më 18 shtator 2023, në shtëpinë e 26-vjeçarit në Rodos, ku e reja kishte shkuar gjatë orëve të mëngjesit në banesën e tij duke i shkaktuar dëme motorit dhe më pas është larguar. Fillimisht e reja ka mohuar akuzat, por pas përballjes me provat i është dashur të pranojë akuzat. Identiteti…
Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga autoritetet gjermane, pasi u kap me marijuanë në bagazhin e automjetit. I riu shqiptar u arrestua pas një kontrolli nga oficerët e policisë, të cilit i zbuluan dhe sekuestruan 3.5 kg marijuanë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, makina e drejtuar nga shqiptari tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të shpejtësisë në një zonë kantieri.
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, tashmë e përçarë në tre pjesë dhe deklaratat e ardhura nga ambasada amerikane, e cila paralajmëruar “të mos angazhohen me non-gratat”. Kulluri ka thënë se Gazmemt Bardhi ka gënjyer kur ka thënë se Amerikës i intereson më shumë opozita e bashkuar se çështja e non gratës. pasi sipas tij, vetë Bardhi nuk ka pasur asnjë komunikim me amerikanët për sa i përket kësaj çështje. “Zoti Bardhi për mendimin tim ka gënjyer, kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të…
Një 23-vjeçar shqiptar, i akuzuar për grabitjen e rezidencës luksoze të futbollistit Raheem Sterling, ka dalë para gjykatës në Angli. Emiliano Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 vjedhje, duke përfshirë grabitjen e shtëpisë me vlerë 7 mln paund të sulmuesit të Chelsea në Oxshott, Surrey, në dhjetor të vitit të kaluar. Në banesë u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 300 mijë paund.
Naomi Campbell, duke folur mbi vështirësitë dhe vuajtjet nga varësia e drogës, tregoi sa nuk i ka marrë jetën kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj, në vitet 90. Gjatë një interviste në “The Super Models”, ajo ka treguar gjithashtu se iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e mikut të saj të ngushtë, stilistit italian Gianni Versace. “Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth”, u shpreh modelja.