Author: tirana

Klered Bozhanaj, 42 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme plagosi efektivin e Shqiponjave vijon të jetë në arrati dhe i armatosur. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se i ka shtrirë kontrollet në 4 qytete, Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë. Policia u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për ndihmë, duke u kujtuar edhe shpërblimin e vënë në dispozicion prej 20 mijë euro. “Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me…

Read More

Lauren Weinstein Elefanti ka një forcë të jashtëzakonshme. Ai mund të shkulë një pemë vetëm me këmbën e vet. Megjithatë ai do të mbetet në robëri, i mbajtur vetëm nga një litar i lehtë. Pavarësisht aftësisë së tij për t’u shkëputur kollaj, elefanti as që përpiqet. Pse? Fillon kur është i ri. Atë e lidhin fillimisht kur është i vogël dhe ende nuk është aq i fortë sa të këpusë litarin. Do të përpiqet në fillim, do të përpiqet sa më shumë që të mundet për t’u çliruar dhe do të përpiqet e do të përpiqet, por përfundimisht do të…

Read More

UEFA do të nxjerrë në shitje 1.2 milionë bileta të Europianit “Gjermani 2024”, duke nisur nga data 3 tetor, me tifozët në të gjithë globin që u jepet e njëjta mundësi për të aplikuar përmes platformës zyrtare të biletave në UEFA: EURO2024.com/tickets. UEFA ka zhvilluar një program për shitjen e biletave, duke vendosur tifozët në radhë të parë.Më shumë se 80% e 2.7 milionë biletave do të jenë në dispozicion për tifozët e ekipeve pjesëmarrëse dhe publikun e gjerë. Një milion bileta do të jenë në dispozicion me një çmim që fillon nga 30 euro dhe nuk i kalon 60…

Read More

Dega lokale e sindikatës kombëtare të fermerëve, Coldiretti, arriti një marrëveshje me autoritetet e Kirgistanit për të dërguar rreth njëqind fermerë vendas në ishullin mesdhetar, në një përpjekje për të mbajtur gjallë traditën e tij bujqësore. Sardenja e Italisë, një ishull mesdhetar i njohur për ujërat e tij të pastër kristal, plazhet me rërë të Karaibeve dhe prodhimin e djathit tipik të qumështit të deleve me shije të fortë pecorino, ka kohë që po lufton me çështjen e shpopullimit. Midis 2019 dhe 2020, të dhënat më të fundit të vëna në dispozicion nga autoritetet rajonale, popullsia e ishullit ra nga…

Read More

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit nga marrëveshja e bashkëpunimit e datën 30 Mars 2022, lidhur mes prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe të penduarit Henrik Hoxhaj, Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i hedhë në kosh proces-verbalet e dëshmisë së Hoxhajt. Tashmë kjo marrëveshje që shihni në këtë foto, është “grisur” në mënyrë të njëanshme nga SPAK, duke e konsideruar të penduarin e parë të dosjes “Dumani”, Henrik Hoxhaj, si jo të sinqertë dhe të besueshëm. Me revokimin e marëveshjes së bashkëpunimit, Hoxhaj humb automatikisht dhe privilegjet që i fitonte në këmbim të rrëfimit pa dorashka në prokurori…

Read More

Qindra qytetarë janë ankuar së fundmi në rrjetet sociale për shërbimet telefonike dhe atë të internetit, të ofruara nga kompania One Albania sh.a. Në lidhje me nderprerjet e pajustifikuara të internetit apo thirrjeve telefonike nga One Albania ka ardhur edhe një njoftim zyrtar nga AKEP. “AKEP ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga ndërprerja për disa orë e shërbimeve të internetit, thirrjeve zanore dhe sms ofruar nga sipërmarrësi One Albania sh.a. Është përgjegjësi e sipërmarrësit të njoftojë dhe të informojë pajtimtarët e tij për shkakun e incidenteve të kësaj natyre dhe të sigurojë garantimin e të drejtave të përdoruesve.…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Begaj ka publikuar foton zyrtare në Facebook dhe për të ky është një mesazh se aleanca mes dy vendeve është e bashkuar dhe se janë në një alenacë vlerash. “Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”,-shkruan Begaj, krahas fotos ku është edhe Zonja e Parë e Shqipërisë, Armanda Begaj dhe ajo e SHBA-së, Jill Biden

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë si i ftuar në samitin “Strong Cities” në Nju Jork, për të folur mbi zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë edhe menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera. Ai gjithashtu u ndal edhe në shtetin e Ohajos, ku ndoqi nga afër atletët elitarë të Sport Klub Tiranës, të cilët po stërviten në fushat e “Kompleksit Sportiv Atletët në Veprim”, si parapërgatitje për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në fjalën e mbajtur në Nju Jork, Veliaj u shpreh…

Read More

Prej pak ditësh ka nisur censi i popullsinë në vendin tonë. Pas nisjes së censit, komunitetet fetare i kanë bërë thirrje qytetarëve që të deklarojnë besimin e tyre. I ftuar në studion e “ABC Mëngjesit” ka qenë peshkopi, dom Gjergj Meta. I pyetur se pse është kaq e rëndësishme në këtë periudhë që të themi se çfarë besimi fetar i përkasim, dom Gjergj Meta tha se personalisht për të nuk ka ndonjë rëndësi. “Personalisht për mua, nuk ka ndonjë rëndësi që të thuhet, në kuptimin që, për qëllimet e censit. Derisa censi vetë e ka lënë edhe mundësinë e përgjigjes…

Read More

Sali Berisha replikoi në sallën e Kuvendit me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën, pasi ky i fundit u shpreh i sigurt se zgjedhjet e të dielës në Bashkinë e Kukësit mund t’i fitojë kandidati socialist. Ndërsa Manja deklaroi se kuksianët e kanë ndarë mendjen se si do të votojnë, Berisha mori fjalën nga vendi, nga ku dhe akuzoi Manjën si “një kriminel të mirëfilltë elektoral.” “Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj…

Read More

Në sallën e Kuvendit nuk kanë munguar debatet as këtë të enjtë, ndërsa protagonistë të përplasjes janë bërë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i PD-së Flamur Noka. Noka: Pa më thuaj Ulsi, me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e…

Read More

4 pikë kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, kanë bërë që Shqipëria të përmirësojë pozicionin në renditjen e FIFA-s. Ky ishte një muaj i bekuar për futbollin kuqezi pasi Shqipëria fiton tre pozicione në përditësimin e fundit, tashmë renditen në vendin e 62-të. Shqipëria ka ende shanse të përmirësojë pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s. Lewandowski me shokë humbasin katër vende në renditjen e FIFA-s, tashmë pozicionohen në vendin e 30-të. Republika Çeke pozicionohet në vendin e 37-të. Kosova humbet edhe dy pozicione, duke u renditur në vendin e 111. Nuk ka ndryshime në lidhje me kreun e FIFA, Argjentina…

Read More