Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali theksoi gjatë fjalës në seancën plenare, se qeveria ka rritur herë pas here pensionet, ndërsa shtoi se po të ishte e mundur do t’i 10-fishonte. “Ka një gjë që na bashkon të gjithëve në këtë sallë, por dhe ata që protestojnë me zhurmë jashtë. Po ju zoti Xhaferri i rrini besnik gjërave që lexoni. Brezi ynë, të gjithë që kemi prindër, kemi një borxh moral dhe financiar për ata. Ne nuk kemi mundur që të bëjmë më shumë për të gjithë ata që prodhonin grurë, apo qetësonin plagë, apo ata që…
Author: tirana
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Osmani ka publikuar foton në Facebook, teksa shihet se të dy presidentët mbahen dorë për dore me njeri-tjetrin. Për presidenten, ky është një mesazh se aleanca mes dy vendeve është e fortë dhe e përjetshme. “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”, ka shkruar Osmani sipër fotografisë.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri me dije ndalimin e përdorimit nëpër lokale të tullumbaces me oksid azoti, një lënde e cila tashmë në Britaninë e Madhe po kërkohet të kategorizohet në grupin e drogave si kanabis. Kjo lëndë shitet lirshëm dhe një çmim prej 300 lekësh nëpër lokale të Tiranës që frekuentohen nga të rintjë. “Lëndë e palejuar edhe pse ligji e ka lejuar. Jemi duke bazuar në disa konventa që e konsiderojën si lëndë që duhet të vendoset nën kontrollin e shtetit. Do e ndalojmë, derisa të bëjmë ligjin do bazohemi në konventat që e cilësojnë si drogë”,-tha…
Projektligji për fondet e pensionit privat, po diskutohet këtë të enjte në seancën plenare në Kuvend. Deputeti i PS-së Erion Braçe risolli edhe një herë në vëmendje faktin e mosnjohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Braçe tha se grekët sot janë në protestë për paratë e tyte dhe jo për Fredi Beleri. “Të ardhurat nuk dalin edhe pavarësisht faktit të indeksimit. Ata që dalin në pension tani kanë një pension shumë më të mirë sesa të ngjashmit e tyre. Duhet një zgjidhje e re për pensionet që kemi. Për të gjithë që dalin në pension zgjidhja është dhënë.…
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkon votën edhe të deputetëve të opozitës për paketën e sigurisë në shkolla kundër përdorimit të lëndëve narkotike. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla tha se të rinjtë po rrezikohen nga droga. “Policia po e bazon veprimin e vet në mungesë të legjislacionit që do e sjellin shumë shpejt në Kuvend për ta klasifikuar këtë formë të oksidit të azotit në një lëndë të palejuar, edhe pse ligji e ka lejuar. Ka hyrë në Shqipëri duke paguar edhe doganën. Duhet vendosur nën kontrollin e shtetit për mënyrën e përdorimit të saj, Është përdorur në klinika dentare…
Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle, në një operacion të përbashkët me EUROPOL, kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave me metodën “Hawala”. Gjithsej 27 persona janë arrestuar në disa provinca si Madrid, Malaga, Seville, Valencia, Alicante dhe Barcelona dhe gjatë kontrolleve janë sekuestruar 615,000 euro para cash, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 400,000 euro. Organizata, e drejtuar nga shtetas shqiptarë, mbështeti organizata të ndryshme ndërkombëtare për të pastruar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës. Hetimi filloi si rezultat…
Mediat italiane shkruajnë se zëvendësimet e shpëtuan Interin nga disfata në startin e sezonit të ri të Ligës së kampionëve. Ata “ngelin në klasë” titullarët ndaj Real Sociedad, mes të cilëve edhe shqiptarin Kristjan Asllani. Pa e përmendur me emër yllin e kombëtaren kuqezi, e lënë të kuptohet duke dalë në përfundimin se “pa Calhanoglu, Interi është një histori tjetër”. Inzaghi i dha Asllanit një shans të rëndësishëm, pasi siç u përmend, ai është zëvendësuesi natyral i turkut. Por diferenca ishte e tmerrshme dhe u reflektua në pjesën e parë të tmerrshme të Interit kundër Real Sociedad, deri tani 45…
Kryeministri Edi Rama drejtoi dje në selinë e OKB në Nju-Jork, debatin e hapur, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”. Në tryezë mori pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë shtetesh. “Mund të kemi dallime, sigurisht që mund të kemi dallime për mënyrën se si ta mbështesim Ukrainën në luftën e vetë për liri dhe dinjitet, mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë…
Modelja ikonike Naomi Campbell ka folur për varësinë e saj ndaj drogës, e cila për pak i mori jetën gjatë viteve ’90, kur ajo ishte një yll në ngjitje. Ajo ka treguar se merrte kokainë për të përballuar traumat e fëmijërisë dhe më pas vdekjen e mikut të saj të afërt dhe dizajnerit të modës, Gianni Versace. “Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë”, u shpreh Naomi. Campbell tha se…
Policia Shkodër ka arrestuar autorin 17-vjeçar që plagosi para tre ditësh një 16-vjeçar. Një konflikt mes dy të rinjve, i nisur për motive të dobëta agravoi deri në plagosjen me thikë të të riut. Veprimet procedurale me 17-vjeçarin, janë kryer në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe që lidhen me ekstradimet. Qëllimi është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje. Në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale. Nga ana tjetër burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje rreth emrave konkret për të cilët kërkohen ekstradimet për llogari të drejtësisë shqiptare. Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria. Kujtojmë se disa…
Drejtuesja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj u shpreh se një pjesë e deputetëve të PD-së i kanë dërguar asaj një shkresën ku deklarojnë se konfirmojnë se kreu i grupit është Gazment Bardhi. Sipas saj në këtë rast nuk ka qenë nevoja të njoftohet Kuvendi, sepse nuk kemi të bëjmë me ndryshim të kreut të grupit, por me konfirmim, duke deklaruar se kemi të njëjtat grupe parlamentar, e duke njohur kështu Bardhin në krye të grupit të PD-së. “Tani shkresa që i është dërguar kryetares së Kuvendit, nuk është një njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar, por…