Author: tirana

Ka vijuar debati në Kuvend, se kush është kreu i grupit parlamentar të PD-së. Deputeti Edi Paloka i ka kërkuar drejtueses së Kuvendit që të lexojë shkresën që i ka ardhur sipas tij nga kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi. Sipas Felaj nuk ka një njoftim të mirëfilltë, teksa tha se nga mënyra sesi është shkruar duket si një hartim. Ajo tha se në këtë shkresë thuhet se deputetët “konfirmojnë Bardhin si kryetar”, dhe se sa kohë konfirmohet do të thotë që nuk ka ndryshim dhe nuk ka arsye për njoftim. Edi Paloka: Jeni duke tejkaluar cdo imagjinatë…

Read More

Në Kuvend PD dhe PS nuk po gjejnë gjuhën për ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gazment Bardhi kërkoi që sot të kryhet votimi për ndryshimin e komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi grupi i PD-së ka ndryshuar ekipin. “Përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Na rezulton se e kanë lënë Reformën Zgjedhore në heshtje. Komisioni ka harruar të zgjidhet dhe kanë mbetur deputetë që kanë dorëzuar mandatin. Grida Duma ka lënë mandatin dhe është në punën e vet. Për ta bërë efikas komisionin kemi vendosur që të nisim punën. Nëse po i zgjasni afatin, mund ta lini opozitën pa komision.…

Read More

Këtë të enjte, një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Belshit, ku një mjeti i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë, duke derdhur zhavorrin që mbante sipër. Sshkak mund të jetë bërë humbja e kontrollit të drejtuesit të kamionit, i cili për pasojë është përmbysur. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa si pasojë e aksidentit, janë krijuar radhë të gjata trafiku në këtë aks rrugor. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Protesta e Lëvizjes Bashkë ka nisur mëngjesin e së enjtes para Kuvendit. Anëtarët e saj kanë pasur një pankartë të madhe në dorë në të cilën shkruhej “Miratoni minimumin jetik”. Në këto momente deputeti i opozitës, Flamur Noka ka kaluar aty pranë duke u ballafaquar me një qytetar me aftësi të kufizuara. Ky i fundit nuk e ka njohur fillimisht që është deputet i opozitës, duke e ngatërruar me një nga Partia Socialiste, por sidoqoftë nuk ka ngurruar t’i drejtohet” “Opozitë je, por rrogën për vete e bëre,” – frazë të cilës Noka zgjodhi t’i përgjigjet duke kthyer shpinën për…

Read More

Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend, tha se mazhoranca nuk mund të imponojë se çfarë opozite do të ketë populli. Sipas Berishës po kryhet një krim në parlamentin një partiak. “Deputetët e dalë nga krimi përpiqen të imponojnë për opozitë atë që duan ata dhe të zgjedhin dhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar. Nuk ka seancë më të shëmtuar se kjo. S’ka asgjë më të shpifur se kjo. De Facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, inskenime të tilla s’kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti.…

Read More

Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë këto ditë për rehabilitimin e shtresave asfaltike në disa segmente të rëndësishme rrugore. Rruga “Muzakët” është një prej tyre ku janë riparuar shtresat e dëmtuara, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë dhe të lëvizjes. Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve ka punuar edhe në disa segmente të tjera të qytetit, si:Rruga “Llambi Bonata”; Rruga “Ligor Lubonja”; Rruga “Ali Shefqeti”; Rruga “Çelo Ibraj”. Ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve vazhdon të punojë edhe në këto ditë gjatë natës, duke u kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara në…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Teksa Edi Rama bën beteja diplomatike në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara rreth konfliktit vdekjeprurës Rusi-Ukrainë, në truallin tonë të vogël arbnor po bubron një betejë e nëndheshme për etnicitetin e dy bashkive të vockla Himarës dhe Konispolit. Një betejë që ka nisur me regjistrimin në terren nga INSTAT-i të banorëve aktualë të Shqipërisë regjistrim i njohur me emrin latin “Census”. Dy bashki të tjera të voçkla, Dropulli dhe Finiqi janë tashmë zyrtarisht bashki që kanë status të veçantë si bashki me minoritet grek, sepse mbi 20% e popullsisë atje është e vetdeklaruar…

Read More

Se kush është kreu i grupit parlamentar të PD-së, vijon që të shkaktojë debate në Kuvend. 28 deputetë sot kanë dërguar njoftim se zgjedhin Gazment Bardhin si kreun e grupit, por zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë. Felaj: Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi…

Read More

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nuk erdhi “duarbosh” në Kuvend. Ai kishte sjellë bukë mistri dhe kos me vete, duke treguar sipas tij të vetmet ushqime që mund të përballojnë pensionistët me koston e lartë të jetesës dhe pensionin e ulët. “Kam sjellë bukë misri dhe kos. Bëjnë 1 mijë e 200 lek, janë 63 mijë lekë në muaj. 110 mijë lek merr mamaja ime, mund të hajë bukë mistri dhe kos për një muaj, 100 mijë lek ilaçe ca i ngelen. I ngelen lekë vetëm për letrën higjienike”,-tha Korreshi para gazetarëve. Deputeti njihet për “revolta” të tilla në kuvend…

Read More

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj që në nisje të seancës plenare, tha se grupi Aleanca për Ndryshim, ku bëjnë pjesë deputetët e partive të vogla, ka kërkuar që të ndryshoje kryesinë. Në krye të grupit do të jetë Dashamir Shehi. “Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim. Grupi Aleanca për Ndryshim ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehu, do të jetë kryetar i kreut të grupit”,-tha Felaj.

Read More

Deputetët dhe qeveria është në sallën e Kuvendit, por jashte saj, “Lëvizja Bashkë” po proteston. Anëtarët e kësaj lëvizjeje shprehen se kërkojnë që të miratohet minimumi jetik të jetesës. “Në këto 30 vite këta njerëz janë bërë miliarderë, janë bërë me prona, madje edhe investitorë strategjikë. Po grabisin toka dhe para publike. Pafundësisht. Minimumi jetik, është urgjencë për ta nxjerrë popullin shqiptar nga varfëria”, u shprehën ata.

Read More

Kreu i PD-së së vulës dhe me pak deputetë pranë tij, Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët për faktin që 28 deputetë kanë firmosur që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD. Basha nuk pranoi të komentojë, ndërsa tha se PD nuk merret më me këto lojëra, por do të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve. “Nuk merremi me tallvatë. Nuk mëremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur…

Read More