Një shtetas shqiptar është ndaluar gjatë kontrollit në portin e Barit në Itali, pasi ka tentuar të trafikojë një çift brekshësh. Shqiptari rezident në Itali, po udhëtonte me një furgon kur gjatë kontrollit autoritetet portale zbuluan një kuti me dy breshkë të llojit Testudo hermanni, të cilat janë klasifikuar si specie në rrezik. Autoritetet në Itali thonë se shqiptari ka shkelur Konventën Ndërkombëtare e Uashingtonit (CITES) për ndalimin e trafikimit të këtyre specieve, dhe tashmë rrezikon shumë në bazë të ligjit. Breshkët iu dorëzuan disa anëtarëve të ËËF, të cilët do t’i lëshojnë sërish në natyrë.
Author: tirana
Një kamion është përmbysur këtë mbrëmje në rrugën e vjetër Pllane-Rrubik në Lezhë. I plagosur mbeti drejtuesi i kamionit, i cili u dërgua në spitalin e Laçit. Dyshohet se mjeti ishte i ngarkuar me inerte dhe për shkak te shpejtësisë, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin në një prej kthesave, duke u përmbysur.
Manjola Maçi, mësuese në gjimnazin “At Shtjefën Kurti” në Laç, humbi jetën tragjikisht në një aksident të mërkurën. Vetëm disa kohë pas marrjes së detyrës sublime të mësueses, e reja u nda nga jeta duke shkaktuar pikëllim tek kolegët. Këta të fundit kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e saj. “Na vjen keq që e përjetuam vdekjen e koleges sonë të re, Manjola Malçi, e cila, ndonëse pak ditë mes nesh, u prezantua me dëshirën për të kontribuar në rrugën e dijes. Iku në mëngjes në krahët e vdekjes krejt papritur. Trishtim për moshën e re, për djalin që…
Prej 1 janarit të vitit të ardhshëm të vetë-punësuarit ku përfshihen edhe profesionistët e lirë do të paguajnë tatim, në varësi të të ardhurave të tyre, ndërkohë që së fundmi është publikuar në Fletoren Zyrtare udhëzimi i cili përmes shembujve konkretë përcakton mënyrën se si do të taksohen kategori të ndryshme. Nga viti 2024, të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. Në këtë mënyrë kjo kategori nuk do të trajtohet më si biznes i…
Në media qarkulloi pak ditë më parë se Olta Gixhari do të jetë anëtarja e katërt e jurisë së “Dancing With the Stars”. Ndonëse nuk ka një datë se kur fillon ky program, po zbulohen konkurrentët dhe pjesëtarët e jurisë. Në lidhje me këto lajme ka reaguar vetë Olta. Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, Olta ka publikuar një prej pyetjeve lidhur me formatin, duke dhënë një përgjigjje që as nuk e konfirmon, e as nuk e mohon. “Mos u merrni me thashetheme”, shkruan ajo.
Bullgaria dëboi sot kreun e kishës orthodokse ruse në Sofje dhe dy priftërinj bjellorusë, duke i akuzuar ata se i shërbenin interesave gjeopolitike të Moskës, një vendim i cilësuar si “satanik” nga ambasada ruse. Shërbimi i sigurimit kombëtar të Bullgarisë njoftoi dëbimin e tre burrave, duke përmendur vetëm emrat dhe kombësitë e tyre. Ai gjithashtu ua ndaloi hyrjen në vend për pesë vitet e ardhshme. Të tre akuzohen për zbatimin e strategjisë hibride të Rusisë që synon të ndikojë në proceset socio-politike në Bullgari në favor të interesave të Kremlinit, sipas një deklarate nga agjencia. Në një postim në Facebook,…
Leku po fiton terren këtë javë në kursin e këmbimit me Euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehej të enjten me 106.23 lekë, në rënie me 0.7 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Kursi Euro-Lek ka zbritur në nivelin më të ulët që prej datës 22 gusht. Edhe shumica e valutave të tjera po ndjekin rënien e Euros. Paundi Britanik zbriti në 122.54 lekë, niveli më i ulët që prej mesit të muajit gusht. Franga zvicerane zbriti në 110.06 lekë, edhe kjo në nivelin më të ulët prej një muaji. Dollari Amerikan…
Polonia ka njoftuar se do të ndalojë ofrimin e armëve për Ukrainën në mes të një mosmarrëveshjeje në rritje midis dy vendeve mbi një ndalim të përkohshëm të importeve të grurit ukrainas. “Ne nuk transferojmë më armë në Ukrainë, sepse tani po armatosim Poloninë”, tha kryeministri polak Mateusz Morawiecki në mediat sociale. Polonia ka qenë prej kohësh një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës që nga pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj, së bashku me disa vende të ish-bllokut lindor që kanë frikë se mund të jenë të radhës nëse lufta ekspansioniste e presidentit rus Vladimir Putin është e…
Është e vetmja marrëdhënie që zgjat përgjithmonë, ajo me nënën! Megjithatë vjen një fazë kur secili bëhet prind vetë dhe ndoshta çdokush tjetër kalon në plan të dytë. Por, për disa njerëz shkëputja nga e ëma nuk është e lehtë. Ky fenomen lidhet dhe me shenjën e zodiakut. Demi Demi është një shenjë që gjithmonë do të zgjedhë familjen, e veçanërisht nënën. Për Demin s’ka asnjë person më të mirë se nëna dhe mbështeten tek ajo në çdo hap. Gaforrja Prania e Gaforres në këtë listë nuk është befasi. Ata që i përkasin kësaj shenje nuk kanë asgjë më të shenjtë…
Europa League nis sot fazën e grupeve (18.45). Në grupin E, Liverpool do të përballet me LASK, në takimin që do të zhvillohet në Austri, në Raiffeisen Arena (Linz). Liverpool: Kelleher, Baj?eti?, Konaté, Van Dijk (c), Tsimikas, Endo, Elliott, Gravenberch, Doak, Núñez, Díaz. LASK: Lawal, Ziereis, Andrade, Luckeneder, Flecker, Horvath, Jovicic, Renner, Zulj, Havel, Ljubicic Në grupin G, në Moldavi, Roma kërkon fitoren ndaj Sheriff Tiraspol. Ekipi italian i drejtuar nga Mourinho luan me Svilar në portë, përpara tij janë të rreshtuar Ndicka, Mancini dhe Llorente. Mesfusha përbëhet nga Aouar, Cristante, Sanches dhe Karsdorp. Sulmi i është besuar Lukakut, Zaleëski…
Gazment Bardhi dhe zv. kryetari i grupit të PS, Toni Gogu, janë bërë pjesë e një debati në Kuvend, në lidhje me rritjen e pagave për gjykatësit e Kushtetueses. Gjatë debatit, Gogu iu drejtua Bardhit duke i thënë se “A të bleu Rama me rritjen e pagës?”, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se po gënjen publikisht dhe se rritja e pagës për gjykatësit e Kushtetueses është pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë. Gogu: Fakti që t’u rrit paga, do të thotë se të bleu Rama? Bardhi: Se kuptova pse kërceve në mënyrë të tillë.…
Partia Demokratike ka prezantuar sot reformën zgjedhore dhe propozimet konkrete, teksa kreu i PD-së Lulzim Basha ka shtrirë dorën për bashkëpunim ndaj çdo faktori politik dhe shoqëror. Basha u shpreh se Presidenti do të duhet të zgjidhet nga populli. Një tjetër propozim është edhe heqja e imunitetit parlamentar e çdo eksponenti politik që është nën hetim nga SPAK. “Zgjedhja e drejtpërdrejtë e Presidencat nga populli dhe rikthimit të kompetencave që ju hoqën në prill. Kjo është në fokus të PD siç është edhe heqja e imunitetit parlamentar të gjithë atyre që janë nën hetim nga SPAK. E sotmja nuk mund…