Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dënuar fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe tha se ishte një “tentim për shtrembërim të historisë” lidhur me Kosovën. Gërvalla hodhi poshtë pretendimet e Vuçiqit se “zanafillën e agresionit rus në Ukrainë e sheh te pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodhë Ukrainës sot”. “Deklarata e shpalljes së pavarësia e Kosovës nuk është shkelje e ligjit ndërkombëtar, e as rezolutave dhe dokumenteve të tjera relevante të OKB-së, rrjedhimisht…
Author: tirana
Sipas kapitanerisë së portit të Vlorës dita e sotme ka sjellë erë me shpejtësi deri në 20-25 m/ s nga drejtimi jug-juglindje. Për shkak të kësaj situate meteorologjike dhe detit me dallgë që shkojnë 4-5 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe 6-7 ballë në det të hapur, kapitaneria ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese të vogla, peshkarexhat, mjetet turistike që të mos dalin në det për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë. Tragetet e linjës Vlorë Brindisi por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht. Kjo situatë e motit do të vijojë deri në…
Një makinë e parkuar ”keq”, dyshohet se është shkaku i vrasjes me armë zjarri të 33-vjeçarit Valter Fierza. Krimi i rëndë ndodhi mbërmjen e së enjtes në fshatin Hot i Ri në Shkodër. Konflikti ka nisur mes vëllait të viktimës Kolë Fierza, dhe autorit të dyshuar të vrasjes. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar, shtetasi me inicialet K.M. Pas debatit autori, që është edhe fqinj me 33-vjeçarin, ka marrë armën dhe e ka…
Sokol Buli, 70-vjeç, është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishte fshehur në banesë një arsenal armësh. Atij iu sekuestruan armë zjarri, pjesë armësh zjarri, armë gjahu, armë të ftohta dhe një sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Policia pati informacione për të ndërhyrë në banesën e të moshuarit dhe si rezultat i kontrolleve arriti të zbulojë arsenalin e armëve. Kallashnikovi u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur apo jo, për ngjarje kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dennis Kazungu nga Ruanda është shpallur fajtor për vrasjen e 14 grave, trupat e të cilave u gjetën në një gropë, që ai kishte hapur në kuzhinën e shtëpisë së tij. 34-vjeçari akuzohet për dhjetë vepra penale, duke përfshirë vrasjen, përdhunimin, falsifikimin, imitimin dhe përdhosjen e një trupi të vdekur. Në gjyq ai është përgjigjur me “po” kur gjyqtari e ka pyetur nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta, njoftojnë mediat e huaja. “Ata që vrava më dhanë SIDA”,-pohoi ai, duke përmendur faktin se shumica e viktimave të tij ishin prostituta. Një prokuror i tha gjykatës se megjithëse u gjetën…
Mbipopullimi i burgjeve ka bërë që qeveria të shqyrtojmë mënyra alternative për të ulur numrin e të burgosurve. Avokati Arbër Hoxha tha se mbipopullimi në burgjet shqiptare është një fenomen shqetësues. Ai denoncoi rastin e burgut të grave, që siç tha është në kushte mizerabël. “Mbipopullimi është problem, janë rreth 9200 të paraburgosur dhe të dënuar, edhe gra. Kemi vetëm një burg të grave, që është në kushte mizerabël. Është një ndërtesë që ka qenë ndërmarrje bujqësore për magazinimin e patateve dhe pas viteve ‘90 është kthyer në burg grash. Janë disa burgje që janë në kushte mizerabël, ka disa…
Narkotrafikanti shqiptar Besnik Nikolli ose “El Gordo” ra në prangat e policisë Kolumbiane muajin e kaluar. I konsideruar si një nga bosët më të mëdhenj të drogës, ai u ndoq nga e Dijín (Drejtoria e Investigimit Kriminal dhe Interpol), ku u mësua se kokat e krimit në Kolumbi kishin organizuar një “samit”, e iniciuar nga shqiptari. Trafikantët e drogës u takuan në veri të kryeqytetit kolumbian, për të mbyllur marrëveshje me aleatë të ndryshëm. Por automjetet që përdornin dhe shumat e parave që lanë në vendet që vizituan ishin gabimet kryesore të bosëve që lejuan autoritetet të kapnin gjashtë prej…
Tre të rinj shumë të talentuar në Shkodër të gjimnazit ’28 Nëntori’ kanë fituar vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AL me një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale. Falë programit të Kodimit, 3 gjimnazistët kanë sjellë një projekt inovator për lehtësimin e trafikut në qytete. Lajmin e ka shpërndarë në media edhe kryeministri Rama. ”MIRËMËNGJES dhe me Ermin, Gertin dhe Endrin, tre të rinjtë e talentuar të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI, me super gjetjen e tyre për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator, përmes inteligjencës…
Seriali “Bambaska Biri” që bëri bashkë pas shumë vitesh aktoren e njohur Hande Erçel dhe Burak Deniz, ka nisur transmetimin në ekranet e Fox Tv. Seriali me një fabul të veçantë, ku Erçel luan rolin e një prokuroreje dhe Deniz rolin e një gazetari, është në trend pothuajse në çdo episod në rrjetet sociale. Pothuaj i gjithë rrjeti ka vënë re kiminë e dy aktorëve, por më shumë po diskuton për aktrimin e Hande Erçel. Dhe kritikat për të nisën që në puntatën e parë. Për një pjesë të fansave, Erçel ende nuk di të aktrojë, ndërsa për të tjerë…
Në një kohë që faktori ndërkombëtar kërkon ulje të tensioneve dhe gjetjes së një gjuhe, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në mesnatë në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier. Lajmin u konfirmua për mediat nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani. “Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, bëri të ditur Elshani. Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmeve në një automjet, nuk raportohet për të lënduar.…
Shkak i vrasjes së 33-vjeçarit Valter Fjerza, mbrëmjen e së enjtes në Hot të Ri të Shkodrës dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit për një vend parkimi. Viktima u gjet i pajetë jashtë makinës së tij në rrugën pranë Kishës së fshatit. Ka qenë i vëllai i cili ka gjetur viktimën dhe ka njoftuar policinë. Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes dhe po punohet për arrestimin e tij. Debati nisi në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga. Rreth një orë pas…
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak. Escobar tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. “Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.”, tha Escobar. Pas rundit të fundit të pasuksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel,…