Sali Berisha e krahasoi kryeministrin Edi Rama me liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenkon. Gjatë mbledhjes së përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Rama bëhet i dyti pas Lukashenkos që shkon në Asamblenë e OKB, bashkë me djalin në shkollë fillore. ”Ne u bëmë vendi i parë në historinë e atij institucioni, që të kryesohet ajo mbledhje nga një person delinkuent, në hetim ndërkombëtar. Në vitin 2007, kur ndodhi ky event, isha në OKB në takimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe vendosa të marr pjesë në një seancë si spektator. Seancën e kryesonte koloneli Muamer Gadafi. Ai ishte njeriu, në mos gaboj…
Author: tirana
Një 31 vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Sarandës nën akuzën se ka kryer veprime të turpshme me një vajzë të mitur. Sipas policisë, specialistët e hetimit të krimeve, arrestuan shtetasin R. A., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi për të ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 11 vjeçe. Vajza e akuzon 31-vjeçarin se kryer veprime të turpshme, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sali Berisha jep qëndrimin e tij pas deklaratës së një dite më parë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, që u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim për personat non-grata në Shqipëri. Berisha tha se frymëzohet nga Martin Luter King që sipas tij luftonte për të vërtetën. Si i komentoni deklaratat e ambasadës amerikane që tha dje se “nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri”. Deputetët duhet të shqyrtojnë angazhimet me këto figura… Berisha: Gjysma e mesazhit thotë që SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është pikërisht kjo që unë…
Kombëtarja gjermane ka tashmë një tranjer të ri, dhe ai është Julian Nagelsmann. Federata Gjermane e Futbollit ka prezantuar “ish”-in e Bayernit këtë të premte si pasardhësin e Hansi Flick në stolin e 4 herë kampionëve të botës. DFB ka zbuluar dhe disa nga detajet e kontratës. 36-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në 31 korrik të vitit të ardhshëm, ose e thënë më thjeshtë, deri pas finaleve të kampionatit europian Euro 2024. Që do të organizohet në Gjermani. Nagelsmann, i cili do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë, do të shfrytëzojë miqësoret që do të zhvillohen deri…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar në median “Haberturk” se ngjyra në Asamblenë e Përgjithshme të OKB se ngjyra e vendosura atje ngjajnë me ato të LGBT-së. Ai tha se nuk ndjehej aspak rehat, por sipas Kombeve të Bashkuara ngjyrat simbolizojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ai tha të enjten se nuk ndjehej rehat me ato që ai i përshkroi si “ngjyra LGBT” në Kombet e Bashkuara, që është zbukuruar këtë javë me ngjyra të ndezura që promovojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. “Një nga çështjet që më shqetëson më shumë janë ngjyrat LGBT në ambientet e Asamblesë së…
Në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasjes së të riut Valter Fierza nga Klodian Mhilli. Të riut iu mor jeta për një vend parkimi. Në pranga ka rënë Paolo Mhilli, vëllai i autorit. Debati ka lindur për një automjet të parkuar në arë dhe ku pretendohej se bllokohej rruga. Pas debatit me vëllain e viktimës autori i dyshuar, Klodian Mhilli, ka debatuar edhe me 33-vjeçarin, Valter Fierza, të cilin e ka qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa policia pas identifikimit ka…
Policia e Shtetit ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të tullumbaces në vendin tonë. Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm. Taulant Balla. ”Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kësaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve…
I njohur gjerësisht nga publiku shqiptar si Maestro, Armaldo Kllogjeri së fundmi është përballur me një situatë të pakëndueshme. Jemi mësuar që publiku këndon këngët e artistit në skenë duke shoqëruar kështu performancën e tij, por jo në rastin e Maestros. Së fundmi gjatë një koncerti, turma e publikut ka filluar të brohorasë emrin e Luiz Ejllit gjatë kohës ku Armaldo po këndonte këngën e tij. Duket se fansat e Luizit e “përndjekin” ish-banorin e “Big Brother” pasi edhe komentet thumbuese apo krahasimet nga ndjekësit në rrjet nuk mungojnë. @privateeee12341234 #luizejlli #shkoder ♬ original sound – Private
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo. Dyshja mes tjerash u vunë edhe përpara një pyetësori për të përshkruar miqtë dhe kolegët e saj me një fjalë të vetme. Mes tyre në ekran u shfaq edhe ylli tjetër shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, për të cilën Rita reagoi menjëherë. “E bukur”, u Rita me të parë imazhin e Duas, ndërkohë Diplo tha: “shqiptare”, që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari. Kujtojmë që ndonëse të dyja janë pjesë e industrisë më…
Shkëlzen Berisha ende nuk e ka sqaruar pozicionin e tij në çështjen ”Gërdeci”, pasi SPAK kërkoi thirrjen si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Bashkë me djalin e ish-kryeministrit, në listën me 71 persona për tu pyetur është edhe ish-ministri i mbrojtjes i kohës, Aldo Bumçi. Lidhja mes tyre, janë kontaktet e vazhdueshme dhe një shkresë e këtij të fundit e vitit 2007 me një shënim në cepin e majtë lart, me shkrim dore “për Shkëlzenin” e cila ka mbetur e paqartë edhe në procesin e parë. Për këtë çështje, SPAK e pyeti Shkëlzen Berishën më 26…
14 tërmete në 12 orë janë regjistruar në Gjirin e Korinthit në Greqi. Informacioni është publikuar në faqen zyrtare që raporton tërmetet në Athinë me një devijim prej disa sekondash. Tërmetet ishin të vogla dhe të gjithë kishin të njëjtën epiqendër. Lëvizjet kanë shkaktuar frikë te qytetarët, megjithatë nuk raportohen probleme në ndërtesa apo në njerëz.
“Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në dy dekadat e fundit, por ne nuk jemi aty ku shpresonin qytetarët dhe partnerët se do të ishim pas më shumë se 20 vite. Fatkeqësisht, konfliket mund të pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike në rajon” tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në hapjen e takimit Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të bashkëorganizuar nga RCC dhe Kryesia e SEECP-së-Shkupi, dje në Nju Jork, në mes të Javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Si përgjegjës të bashkëpunimit rajonal, ne…