Në prangat e Policisë së Shkodrës ka rënë një nga bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasjes së të riut Valter Fierza nga Klodian Mhilli. Të riut iu mor jeta për një vend parkimi. Në pranga ka rënë Paolo Mhilli, vëllai i autorit.
Debati ka lindur për një automjet të parkuar në arë dhe ku pretendohej se bllokohej rruga. Pas debatit me vëllain e viktimës autori i dyshuar, Klodian Mhilli, ka debatuar edhe me 33-vjeçarin, Valter Fierza, të cilin e ka qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar, ndërsa policia pas identifikimit ka nisur kontrollet për kapjen e tij.
