Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur sa i takon gjendjes aktuale të forcës më të madhe opozitare në vend. Fillimisht ai theksoi se janë rreth 34 deputetë nga të gjithë kampet politike që nuk duhet të jenë në Parlament, pasi sipas tij nuk kanë votat e mjaftueshme të qytetarëve. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka marrë fuqi nga Korriku i vitit 2021. Pra, sot nuk ka më herës, herësi i pistë i hartuar me Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, i cili nuk barazon individët që garojnë. Nëse pretendojmë se deputetët janë zgjedhje e qytetarëve atëherë duhet të shkojë në…
Author: tirana
Këtij lojtari amator pokeri duket se “blofi” që luajti i shpërtheu në fytyrë. I fiksuari Rob Mercer gënjeu për të përfituar mijëra dollarë duke pretenduar në mënyrë të rreme se kishte kancer terminal, me shpresë se do të mblidhte shumën e mjaftueshme për të hyrë në turneun botëror të pokerit kësaj vere. Mercer, nga California, ka pranuar gënjeshtrën e ulët gjatë një interviste me rrjetin lokal Las Vegas Review-Journal por tha se ishte penduar dhe nuk do ta bënte më kurrë. 37-vjeçari nisi një faqe donacionesh në qershor për të realizuar ëndrrën e konkurrimit në kampionatin botëror të pokerit No-limit…
Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Robert Menendez dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar nga prokuroria e Manhatanit për marrje ryshfeti. Aktakuza lidhet me marrëdhëniet e tyre të dyshuar korruptive, me tre biznesmenë të Nju Xhersit, thanë prokurorët federalë të premten. Sipas zyrës së Prokurorit të Manhatanit, senatori dhe bashkëshortja e tij, akuzohen se kishin pranuar me mijëra dollarë në formë ryshfeti, në këmbim të përdorimit të pushtetit dhe ndikimit të zotit Menendez si senator, për t’u ofruar mbrojtje, si dhe përfitime biznesmenëve dhe qeverisë së Egjiptit. Prokurorët thanë se ryshfetet përfshinin para, flori, pagesa për një kredi për shtëpi, kompensim…
Pas nisjes së regjistrimit të popullsisë në komunën Pustec në Shqipëri, kryetari i fondacionit të organizatës bullgare “Maqedonia”, Viktor Stojanov, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se nëse banorët nuk regjistrohet si bullgar etnik në regjistrim, pasaportat e tyre bullgare do të tërhiqen menjëherë dhe se të gjitha proceset e tjera si dhënia e shtetësisë do të ju ndërpritet. “Për të gjithë banorët e komunës së Pustecit, Shqipëri: Nëse nuk regjistroheni tani si bullgarë etnikë në regjistrim, shtetësia bullgare do të ju hiqet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se nëse jeni në proces të…
Një 21-vjeçare italiane ka ndërruar jetë në Napoli, pasi ka pësuar një arrest kardiak pas operacionit për zmadhimin e gjoksit.. E reja, e cila punonte si estetiste, humbi jetën një javë më vonë pas operacionit plastik të kryer në klinikën Smeraglia. Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së Alessia Neboso.
Hekurudha, që thuajse në të gjithë botën është baza e transportit të njerëzve dhe mallrave në Shqipëri ka degraduar. Por, këtij sektori thuajse të harruar ndër vite, duket se po i rikthehet vëmendja. Së fundmi, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave ka hapur dy tenderë me nga 50 milionë lekë secilin për përmirësimin dhe rritjen e shpejtësisë së lëvizjes në linjë. Pritet të ndërhyhet në dy segmente, atë Durrës-Elbasan dhe Rrogozhinë-Lushnje. Në secilën këto linja do të zëvendësohen materialet e amortizuara të trasesë në një gjatësi prej 4 mijë metra linearë për secilin segment. Siç specifikohet ndër të tjera në dokumentet…
Një 24-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në punë në Agrinio të Greqisë. Mediat greke raportojnë së i riu shqiptar, i cili ishte në ditën e parë të punës, u tërhoq zvarrë nga një eskavator. Trupi i viktimës është dërguar në Shërbimin Mjekoligjor të Patrës, ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Ashtu sikurse sezonin e shkuar, edhe këtë edicion të ri, Erzeni po e imponon veten si befasia e “Abissnet Superiore“-s. Shijakasit kanë zhvilluar një tjetër paraqitje dinjitoze, teksa janë larguar me tre pikët nga “Selman Stërmasi”. Erzeni ka mposhtur Tiranën në javën e pestë të kampionatit, duke i shkaktuar bardhebluve humbjen e parë në këtë sezon të ri. Ndeshja u vendos nga goli i Maliqit, i cili në minutën e 17 e dërgoi topin në rrjetë. Pasi zotëroi mjaft bukur topin në zonën e Tiranës, lojtari i Erzenit godet menjëherë topin në ajër dhe e dërgon pas shpinës së portierit.…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Korçë. Një automjet, i cili drejtohej nga nje grua, ka përplasur një qytetar teksa lëvizte me biçikletë. Mësohet se i aksidentuari është rreth 70 vjeç dhe ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Hakerat rusë kanë sulmuar ditën e sotme disa nga institucionet shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë që operojnë në vendin tonë, si shenjë hakmarrjeje ndaj qendrimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB që u mbajt dy ditë më parë në Nju Jork të SHBA-ve. Përmes një postimi në telegram, hakerat rusë kërcënonin se do të shkatërronin infrastrukturën e internetit në Shqipëri. “Shqipëria është shteti i radhës që ka vendosur t’i bashkohet deklaratës së G7 për sigurinë e neo-nazistëve Ukrainas. Autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar Ukrainës 22 transportues personeli të blinduar dhe predha mortajash. Ne ju rikujtojmë se…
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë. Nga zjarri rrezikohen disa shtëpi, të cilat janë shumë afër zjarrit. Ndërsa, në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, që po shuajnë flakët. Zjarri ka rrezik që të përhapet më shumë pasi favorizohet nga era e fortë. Ndërkohë, policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit të zjarrvënies. Në ndihmë të zjarrfikëses së Kavajës pritet të shkojë dhe zjarrfikësja nga Rrogozhina.
Në bashkinë e Kamzës është ngritur një sistem i plotë i monitorimit të territorit me kamera, të cilin e ka në përdorim Policia e Shtetit për të rritur parametrat e sigurisë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë Rakip Suli shikuan nga afër Sallën Operative ku monitorohen pamjet e kamerave. Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj shpjegoi se kamerat e instaluara lexojnë gjithashtu targat e mjeteve, kur janë ‘alert’ apo i përkasin një mjeti tjetër. Ministri Balla tha se duhet mbyllur e plotësuar sistemi i vëzhgimit të perimetrit të shkollave. “Kemi rënë dakord dhe me kryetarin e…