Author: tirana

Për sulmin në Veri të Kosovës ku u vra edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovë, ka reaguar edhe Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës. Ai ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë. Po ashtu Lajçak ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë. “Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë “ për Kukësin, Emri Vata i ka bërë thirrje qytetarëve të Kukësit ti drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre. Ai deklaroi se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një sërë problematikash. “Sot është një ditë e shënuar dhe një ditë e shenjtë për Kukësin. I ftoji të gjithë banorët të drejtohen kutive të votimit dhe te shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Ne kemi evidentuar çdo problematikë që përdoret për të deformuar vullnetin e zgjedhësve. Të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen nëpërmjet një komunikate. Deri në…

Read More

45 mijë 946 qytetarë kanë të drejtë vote sot në Kukës, ku materialet zgjedhore janë shpërndarë në të 74 Qendrat e Votimit. Deri në orën 12:00 votuan 19.91% e votuesve. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat. Zgjedhjet e pjesshme në Kukës zhvillohen pas video-skandalit seksual që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 Majit.

Read More

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati thotë se sulmet në veri të Kosovës, ku sot u vra edhe një polic janë veprime të frymëzuara nga Beogradi. Me anë të një postimi në Facebook, Bushati thotë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal. Ai thekson se duhet mbështetur puna e policisë dhe institucioneve legjitime të Kosovës. Ndërsa thekson se “Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore.” Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë,…

Read More

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës. Borrell shkruan se BE dënon ashpër sulmin e tmerrshëm, ndërsa kërkon që autorët të vihen para drejtësisë. “BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borrell.

Read More

Lëvizja “Shqipëria bëhet” ka nisur takimet e saj me qytetarët nga Rrësheni. Drejtuesi i saj, Adriatik Lapaj u kërkoi atyre që të mos e lënë vetëm, pasi tashmë përgjegjësia bie edhe mbi ta. Në fjalën e tij, ai u shpreh se do të krijojnë aleancën e të mirëve, pasi siç theksoi ai nuk janë në garë për poste, por për parime. “Ju kërkoj kur të ikni nga ky shesh të flisni me fëmijët tuaj, të flisni me prindërit tuaj, me të afërmit tuaj, të flisni me këdo që njihni, ta shpërndani mesazhin. Le të shtohemi njëri pas tjetrit, le të…

Read More

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti thotë se kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri. Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani. “Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë. Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari e pashoqe për Europën e 2023. “Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave te policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023! Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj.

Read More

Mediat e huaja kanë publikuar video nga momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie. Këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër. Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit, ndodhen në një manastir në Zveçan dhe po qëllojnë drejt policisë.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për mediat, ka publikuar fotografitë e grupit të përbërë prej mbi 30 personave të cilët dyshohet se kanë sulmuar policinë. Kurti ka treguar se këta persona kanë hyrë brenda territorit të Kosovës me xhipa pa targa e autoblinda. Kryeministri u ka bërë thirrje këtyre personave që të dorëzohen.

Read More

Familjarët e Afrim Bunjakut, efektivi që u vra nga sulmi i një grupi të armatosur në veri të Kosovës, pohojnë se i afërmi i tyre ra në krye të detyrës, në mbrojtje të integritetit territorial të vendit. Për ta të vdesësh për Atdheun është njësoj sikur të rilindësh përsëri. ”Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri. Të nderuar miq, të dashur familjarë, Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë. Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , Toger në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë,…

Read More

Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj sulmeve në veri të Kosovës ku u qëlluar për vdekje një efektiv policisë dhe një tjetër mbeti i plagosur, nga një grup i armatosur serb. Ai i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të policit, ndërsa ka theksuar më tej se, ky akt i shëmtuar kriminal është frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. “Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër. Të dashur miq, banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke…

Read More