Procesi i votimit në qytetin e Kukësit është mbyllur zyrtarisht, ndërsa pritet që procesi i numërimit të nisë më tej për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Kukësi voton sot për kryebashkiakun e ri. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja zyrtare nuk mori pjesë në votime. Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, dhe janë mbyllur në orën 19:00.
Author: tirana
Duhet të rekrutojmë shpejt një numër të caktuar infermierësh nga ndonjë vend i huaj dhe tashmë kemi identifikuar Indinë”, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Orazio Schillaci, shkruan il messaggero.it ”Kemi nisur procesin e rekrutimit dhe synohet të sjellë në Itali disa mijëra infermierë nga gjigandi aziatik. Ky është një operacion jetik për sistemin shëndetësor kombëtar, në të kundërt rrezikon kolapsin dhe ndalimin e aktiviteteve”, shtoi ai. Në Kalabri rajoni ka përdorur 170 mjekë nga Kuba, ndërsa vendi në tërësi po përpiqet të mbushë boshllëqet në stafin infermieror duke imituar vende të tjera si Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Kanadaja…
Jori Delli vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas mbarimit të Big Brother VIP, teksa së fundmi ka qenë në vëmendje për jetën e saj private. Jori po shijon lidhjen me reperin Fred De Palma dhe ndërkohë po merret dhe me profesionin e saj, modelingun. Ndjekësit e modeles, kanë zbuluar sozinë e saj, e cila është një aktore dhe këngëtare kolumbiane, 26-vjeçare e quajtur Juanita Molina. Dy vajzat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën aq sa duken si binjake.
Pas 287 ditësh, Armando Broja është rikthyer në fushë. Sulmuesi shqiptar nuk luajti titullar në ndeshjen e sotme shtëpiake ndaj Aston Villës, por trajneri i Bluve të Londrës, Pocchetino e aktivizoi lojtarin në minutën e 79-të. Broja mori vendin e Caicedos, me shpresën për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kujtojmë që Armando Broja mungoi për 9 muaj për shkak të një dëmtimi. Ndeshja e fundit në të cilin ai ka luajtur është pikërisht ndaj Aston Villës me 11 dhjetor, në një takim miqësor të mbajtur Al Nahyan Stadium (Abu Dhabi). Në sezonin 2021/22, 22-vjeçari bëri mjaft mirë, duke shënuar 6…
Më datë 24.09.2023, në rrugën “Lord Bajron”, në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë. Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera…
Radomir Pocuca ka shërbyer si zëdhënës i njësitit special të anti-terrorit në Serbi, dhe është i njohur dhe i dënuar edhe si pjesëmarrës në luftëra të huaja nga shteti serb. Ai kishte marrë pjesë në luftën në e Donbas në krahun e separatistëve të mbështetur nga Rusia më 2014. Pas kthimit nga fronti ukrainas ai është angazhuar në fondacionin ‘Kapetan Dragan’, krimineli serb i luftës dhe ishte edhe anëtyar i partisë ultra-nacionaliste serbe ‘Zavetnici’. Ishte edhe kandidat për deputet në kuvendin serb të kësaj partie në zgjedhjet e 2022. Ai është i njohur për publikun serb edhe kur kishte punuar…
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e saj me Policinë e vendit teksa situata në veri vijon të mbetet e tensionuar. “Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook. “Të gjithë bashkë me një mesazh: Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë! Faleminderit heronjve tanë në uniformë! Kosova është e përjetshme”, ka shkruar Osmani. Kujtojmë se Policia e Kosovës është sulmuar sot me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore, ku si pasojë e sulmeve një polic…
Policia e Kosovës ka ndërhyrë në manastirin e fshatit Banjskë në Zveçan, aty ku prej orësh fshihen anëtarët serbë të një grupi të armatosur rëndë, përgjegjës për vasjen e një efektivi të policisë së Kosovës. Kujtojmë se policia e Kosovës ka blinduar fshatin e Banjskës, pasi e konsideron hyrjen në këtë zonë të rrezikshme për shkak të shkëmbimit të zjarrit.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familja e policit të vrarë sot në Banjskë të Zveçanit. “Ka ndodhur një sulm terrorist, ka qenë një sulm i planifkuar terrorist. Të parët që janë ballafaquar me këta terrorist është njësiti i Kosovës, nga i cili njësit Afrimi Bunjaku ka dhënë jetën në luftime është vrarë, ndërsa Alban Rashiti është plagosur, për fat është mirë”, u shpreh Haradinaj. “Erdha me ju shpreh ngushëllime familjes, meqenëse, edhe pse jem shumë vjet pas luftës dhe lirisë, Afrimi është dëshmor dhe heroi i Kosovës. “Përballja i ka ndihmuar Kosovës, me i zbulu…
Gola, spektakël dhe emocione. Derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Tottenhamit i zhvilluar në Emirates Stadium (London) u mbyll në paqe në shifrat 2-2 (Premier League). Në minutën e 25-të, skuadra e Arsenalit është me fat, pasi një gjuajtje me të majtën e Saka, devijohet nga Romero, për t’i dhuruar golin Gooners-ave. Në minutën e 41-të, Maddison rikthen në lojë një top që do dilte jashtë, duke i dhënë një asist Son, me koreano-jugorin që nga një pozicion i tillë nuk mund të falte.Sërish protagonist Romero. Mesfushori i Spurs shkaktoi penallti pas një prekje me dorë në fillimin e pjesës…
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvilluar një takim kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas tensioneve të rindezura sot në veri të vendit. Takimi me ndërkombëtarët është duke u mbajtur pas zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër. Deri më tani ndërkombëtarët kanë shprehur keqardhjen për vrasjen e efektivit të policisë, ndërsa kanë bërë thirrje për qetësimin e situatës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në Banjskë të Zveçanit dhe arrestimin e një tjetri. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se i ka arrestuar katër persona tjerë të dyshuar, të cilat janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme. Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur. “Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e…