Author: tirana

2 adoleshentë, 16 vjeçar janë arrestuar nga Policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi, dyshohet se kanë vjedhur në dy dyqane në Tiranë si dhe qarkullonin të armatosur. Në një prej rasteve kur adoleshentët kanë vjedhur bizneset, shihen të maskuar dhe me kapele, ndërsa thyejnë xhamin e dyqanit me gurë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Policia thotë se pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, shërbimet e Policisë kanë…

Read More

Kozaku dhe Denisa, çifti i cili u bë i famshëm përmes Tiktok ishin të ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me Top” në “E diell”. Gjatë intervistës, çifti zbuloi se vitin tjetër kanë bërë plane për dasmën e tyre. Kozaku tha se dasma do jetë super luksoze dhe do mbahet në verën e vitit 2024. “Verën tjetër do bëjmë një dasmë megalluks. Do jetë një nga dasmat më të çmendura që keni parë ndonjëherë”, tha Kozaku.

Read More

Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar probleme edhe në rrugët nacionale të qarkut Dibër. Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në by-passin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka pasur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë. Është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë. Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka pasur edhe në aksin tjetër nacional Burrel-Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

Read More

Namir Lapardhaja Siç na rrëfejnë librat e shenjtë, të mbururit me mëkatin, është më e madhe se vetë mëkati. Përballë imoralitetit individual të ish-kryetarit të bashkisë së Kuksit dhe amoralitetit shoqëror dhe politik të “Rithemelimit” dhe deputetëve rishtarë në gjirin e tij, kuksianët e bënë lehtësisht zgjedhjen e tyre. I pari u turpëruar publikisht, u largua dhe po vuan pasojat e veprimit të tij, ndërsa të dytët vijojnë të shesin mend, të qëndrojnë fuqishëm në akrobacitë amorale të tyre, duke rishpikuar elemente të moralit dhe të virtytit që janë ekskluzivitet vetëm i tyre. Ndonëse bashkia e Kuksit është një nga…

Read More

Në kuadër të takimeve, për të prezantuar elementë të Paketës së Sigurisë në Shkolla, ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Kamzë Rakip Suli ishin në shkollën “Ibrahim Rugova”. Balla u kërkoi nxënësve e veçanërisht Senatit të bëhen më bashkëpunues me Policinë duke komunikuar më shumë me ta e duke ndarë shqetësime e informacion. “Me kryetarin e bashkisë Kamzë, Ministrinë e Arsimit dhe rolin e veçantë të Policisë së Shtetit duam të krijojmë më shumë siguri në shkolla dhe perimetrin që i rrethon. Në këtë përpjekje të përbashkët edhe Senati i Shkollës ka rol të rëndësishëm për të…

Read More

Gjatë një aksioni të Policisë, një 48-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim nga policia, si përgjegjës për zjarret që ranë në Dorëz, Turan dhe Dhëmblan të Tepelenës, ku u dogjën sipërfaqe të madhe kullote me bimësi të egër. Në pranga ka rënë E.Z, 48 vjeç, banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë. 48-vjeçari fshihet pas zjarrit masiv që ra në fshatin Dorëz të Tepelenës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër. Ndërsa nën hetim janë vënë edhe dy zjarrvënës të tjerë. Sh. Z., 59…

Read More

Kandidati i PS-së, Albert Halilaj del që të jetë kandidati fitues në zgjedhjet e parakohshme në Kukës, në zgjedhjet që u mbajtën këtë të dielë. Në një postim në facebook, Rama shkruan se kjo fitore me një avantazh të pakthyeshëm, ”flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh”. Fitorja e Hlilajt po tejkalon në shifra edhe atë të Gjicit më 14 Maj. ”Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet…

Read More

Grupi i personave të armatosur që sulmoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, nuk është strukturë spontane, por e organizuar dhe e parapërgatitur mirë, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë. Avni Islami, profesor i shkencave të sigurisë në Prishtinë, vlerëson se “formacioni imiton grupin mercenar rus, Wagner”, ndërsa Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë se ai nuk ka mundur të veprojë “pa dijen e autoriteteve të Serbisë”. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën në përleshjet me një grup të armatosur në pjesën…

Read More

20 murgj të manastirit të Banjskës janë shoëqruar në drejtorinë e Policisë, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit terrorist. Operacioni do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme. I gjithë operacioni është zhvilluar nga forcat speciale të Kosovës. Forcat e KFOR deklaruan se kontrollin e territorit i takon Policisë së Kosovës. Dy ditë më parë rreth orës 3:00 të mëngjesit një efektiv i policisë së Kosovës humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën në veri të Mitrovicës. Një grup paramilitar i armatosur dhe veshur me uniforma ushtrie por pa logo përkatëse, qëlloi në drejtim të një mjeti të policisë…

Read More

Syriza do të ketë një lider të ri, pas epokës së Aleksis Tsipras. Ai është Stefanos Kasselakis, një “i huaj” për politikën helene. Sipërmarrësi greko-amerikan fitoi 56.69% të votave kundrejt 43.31% që mori Efi Achtsioglou, ish-ministrja e punës në qeverinë e Tsipras, që ishte konsideruar prej kohësh si e preferuara e mbështetësve të Syriza. Fitorja në këtë garë e biznesmenit u përshkrua si mahnitëse dhe e paprecedentë, por e bën Kasselakis tani një nga njerëzit më të fuqishëm në Greqi, Kasselakis, i cili nuk dihet të ketë pasur ndonjë lidhje me Syrizën para këtij viti, u transferua në Athinë vetëm…

Read More

Sot Kosova është në Zi Kombëtare, për të nderuar rreshterin Afrim Bunjakun që u vra mizorisht nga një grup terrorist nga Serbia në veriun e Kosovës. Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha thotë se jo vetëm Kosova, por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. ”Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë…

Read More

Analistët amerikanë dënojnë sulmin e grupit të armatosur në veri të Kosovës, si pasojë e të cilin humbi jetën një pjesëtar i policisë. Në intervista për Zërin e Amerikës të dielën, David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins dhe Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë shprehën shqetësimin për tensionimin e situatës. Por në biseda me kolegen Keida Kostreci, ata dhanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të veprojë perëndimi më tej. David Kanin i Universitetit Johns Hopkins thotë për Zërin e Amerikës, se për nga natyra dhe organizimi, sulmi i fundit…

Read More