Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkaktarë të zjarreve në 3 fshatra të Tepelenës, në pranga 48-vjeçari! Kurse dy të tjerë nën hetim

09:39 / September 25, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
987 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një aksioni të Policisë, një 48-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim nga policia, si përgjegjës për zjarret që ranë në Dorëz, Turan dhe Dhëmblan të Tepelenës, ku u dogjën sipërfaqe të madhe kullote me bimësi të egër. Në pranga ka rënë E.Z, 48 vjeç, banues në fshatin Sinanaj, Tepelenë.

48-vjeçari fshihet pas zjarrit masiv që ra në fshatin Dorëz të Tepelenës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe kullote me bimësi të egër. Ndërsa nën hetim janë vënë edhe dy zjarrvënës të tjerë.

Sh. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Turan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Bregu i Gjodhimës”, në fshatin Turan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër; A. D., 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Dafina”, në fshatin Dhëmblan, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.