Author: tirana

Ngjarjet në veri është në faqen e parë të mediave serbe, ku Policia e Kosovës konsiderohet terroristë, ndërsa kryeministri Albin Kurti, fajtor për vrasjet.“Terroristët e Kurtit vrasin serbët”, ka shkruar media serbe “Alo”, ndërsa media tjetër “Informer” ka shkruar “Gjaku është në duart e Kurtit”. Analisti boshnjak dhe pedagogu i Universitetit të Vjenës, Vedran Xhihiç në rrjetin e tij social ka publikuar disa prej titujve të mediave. “Dita e parë pas sulmit nga grupi i armatosur serb në veri të Kosovës në mediat tabloide serbe. Mirë se vini në universin paralel propagandistik të regjimit në Serbi”, ka shkruar Xhihiç. Presidenti…

Read More

Një tjetër një sulmues i vdekur është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi, i cili tha se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i vdekur i një sulmuesi. Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse. Numri i sulmuesve të vrarë ka shkuar në katër.

Read More

Kremlini zyrtar ka reaguar për vrasjen në Kosovë, ku thuhet se po vëzhgon nga afër gjendjen. Rusia nuk e dënoi sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan një ditë më parë. “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference të rregullt për media të hënën. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pasi është përkrahëse tradicionale e Serbisë,…

Read More

E bija e policit të vrarë Afrim Bunjaku, dha mesazhin e saj të lamtumirës, në homazhet që po mbahen këtë të hënë në Prishtinë. ”Heroi im babai im. Sa të vështirë e kam të shkruaj për ty babi! Ikja jote na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si jetoj pa ty, pa heroin tim. Vendin tënd në shtëpi s’e zë askush. Flijove jetën për liri! Ne e Kosova jemi krenarë për ty. Të premtoj që do të ndjek rrugën tënde. Do të kujtoj me mall dhe dhimbje. Heroi babi im”,-tha ajo.

Read More

Përfundon zyrtarisht procesi i numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit, ku fitoi bindshëm PS-ja. Në 74 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota. Nga koalicioni Berisha-Meta ende nuk ka reagim për këtë humbje të thellë.

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës post-mortem” rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku që ra heroikisht dje në veri në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Këtë urdhër e kanë pranuar familjarët e tij. Afrim Bunjaku humbi jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga një grup personash të armatosur në veri të Kosovës. Kjo ngjarje mjaft e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në hyrje të fshatit Banjskë, që banohet me shumicë serbë. Persona të armatosur bllokuan rrugën me kamionë dhe më pas qëlluan me armë…

Read More

Figurat publike të cilët kanë shprehur ngushëllime familjarëve të efektivit të vrarë në veriun e Kosovës, dhe janë solidarizuar me Prishtinën zyrtare. Teksa shumë prej personazheve VIP zgjodhën që të shprehin ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe krenari për Policinë e Kosovës, reperi Noizy zgjodhi të tregonte se ishte në gjendje gatishmërie. Në një postim të publikuar në Instastory ai hkroi se ishte i gatshëm në rast se është nevoja që t’i bashkohet forcave të vendit kundër serbëve. “Zot mos na provo…por nëse duhet jemi gjithmonë të gatshëm. Jam shumë i sigurtë”, shkroi Noizy.

Read More

Papa Françesku teksa shpreh me mimikë mërzitjen dhe zhgënjimin prej faktit se Presidenti francez Emmanuel Macron e la të priste gjatë për takimin e tyre në fundjavë, dhe kjo video është bërë virale në rrjet. Papa duket i shqetësuar dhe në vazhdimësi sheh me sy karrigen e zbrazët të Macron-it pranë tij, e në një rast duket se nervat nuk e mbajnë pasi godet dorën e tij në mbështetësen e krahut. Kamera zmadhon fytyrën e vrenjtur të Papës, ndërsa në sfond janë flamujt e Francës, BE-së dhe Vatikanit pas tij. Përfundimisht, pas më shumë se një minutë e gjysmë, Papa…

Read More

Sali Berisha i cili humbi në zgjedhjet e së dielës në Kukës, po merret me Kosovën. Ai deklaroi se sulmi terrorist i një dite më parë, ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë, është një skenar i njoftuar publikisht nga Rusia. Ai akuzoi edhe kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur një ditë më parë, për të cilin tha se as nuk e ngushëlloi familjen e policit të vrarë. “Sulmi i djeshëm terrorist në manastirin e Banjskës ishte fillimi i kryengritjes së armatosur, të organizuar nga Beogradi për hapjen e një konflikti të ri në rajon. Për PD, dje…

Read More

Prezantuesja Luana Vjollca, po vazhdon të jetë shumë aktive në televizion. Ajo është e angazhuar aktualisht në prezantimin e spektaklin “Love Island Albania” – format ky të cilin e solli për herë të parë në Shqipëri. E teksa e diela ishte një ditë mjaft e vështirë për Kosovën, Luana gjeti rastin që në mbyllje të emisionit të së dielës, të bënte një nderim për policin e ndjerë që ra në krye të detyrës të dielën në Zveqan. “Faleminderit publikut më të mirë të zemrës sime, por ju lutem do të doja për shkak të një lajmi që gjatë publicitetit e…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ai i Europës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani janë nisur drejt Prishtinës, ku do të marrin pjesë në homazhet për nder të Rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristë serbë gjatë sulmit në veri të Kosovës. Sot Kosova ka shpallur ditë zie, teksa do të përcillet në banesën e fundit dhe efektivi i rënë në krye të detyrës. Taulant Balla ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij, Xhelal Sveçla ditën e djeshme ku i ka shprehur ngushëllimet për zyrtarin e policisë që ka humbur jetën dhe ka uruar shërim…

Read More

Dega e Partia Demokratike në Kukës, që mbështet Lulzim Bashën, ka reaguar për humbjen e opozitës. Në qëndrimin e PD-së thuhet se nuk fitoi PS-ja, por humbi për herë të dytë Berisha dhe Meta. ”Me Kukësin dhe kuksianët janë bërë mjaft eksperimente politike nga kafenetë dhe zyrat në Tiranë, apo te Foltores në Kukës nga disa manipulatorë te cilët e kanë parë Kukësin si “bahçe” votash dhe mbështetjeje për karrierë dhe pazare në kurriz te demokratëve”. Qëndrimi i plotë Në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë. Kukësi, bastion i së djathtës, i persekucionit komunist…

Read More