Author: tirana

Kryetari i degës së Partisë Demokratike, Arif Rexhmati në Kukës ka reaguar pas fitores së kandidatit socialist, me 13 026 vota kundrejt rivalit opozitar, kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata që ka marrë 7429 vota. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se në Kukës nuk fitoi PS, humbi Berisha dhe Meta për herë te dytë. Sipas Rexhmatit, në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF”, në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre;…

Read More

Moderatorja Erjola Doçi ka folur për fyerje dhe komentet negative që merr nga ndjekësit në rrjete sociale. Në rubrikën “Trotuar”, teksa diskutohej tema: “Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale”, Doçi tregoi një rast konkret, ku disa prej komentuesëve i drejtoheshin si “dashnorja e Bled Manes”. “Rasti konkret i imi i urrejtjes, përpos shumë fjalëve dhe shpifjeve, kanë qenë kur Bledi më nxirrte në fillimet e mia, ‘ti je dashnorja e Bled Manes’. Jemi një popull që urrejmë shumë dhe duhet të kurohemi se kjo është sëmundje”, tha Erjola.

Read More

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sulmin e djeshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri, e ka quajtur kriminal dhe terrorist. Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Sarrazin theksoi pozicionin e qartë të Gjermanisë që është krah Kosovës. “Është shumë e rëndësishme për mua të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Gjatë fundjavës, dje, pamë një situatë të tmerrshme dhe dua të them shumë qartë, ne po e dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona, si për…

Read More

Përdorimi i oksidit të azotit si një substancë rekreative nga të rinjtë ka tërhequr vëmendjen e mjekëve. E ftuar në studion e “News24”, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma u shpreh se përdorimi i kësaj substance përmes tullumbaceve sjell të qeshura dhe eufori, ndërsa me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit, deri në pikën ku përdoruesit nuk mund të dallojnë as ndryshimet atmosferike. Ajo shtoi se përdorimi i saj mund të sjellë edhe humbje të ekuilibrit, deri në probleme neurologjike ku disa gjymtyrë mund të paralizohen.

Read More

Një grua nga Virxhinia, SHBA drogoi dy vajzat e saj para se t’i qëllonte për vdekje. Veronica Youngblood, 38 vjeç, u dënua me 78 vjet burg. Youngblood u arrestua në gusht 2018 pasi qëlloi vajzat Sharon Castro, 15 vjeç, dhe Brooklynn Youngblood, 5 vjeç, në apartamentin e tyre në McLean, Virxhinia. Sharon, vajza e madhe, arriti të telefonojë policinë dhe të tregonte se nëna e saj e kishte qëlluar. Youngblood u tha detektivëve se kishte në plan të vriste fëmijët dhe të vriste veten pas një beteje të zgjatur për kujdestarinë. Ron Youngblood, ish-bashkëshorti i saj, i tha Associated Press…

Read More

Stefanos Kasselakis, një sipërmarrës greko-amerikan ka dalë fitues nga gara për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në Greqi, Syriza. Kasselakis i cili shpalli kandidaturën e tij për postin katër javë më parë, fitoi ne raundin e dyte me 56.69% të votave kundrejt 43.31% për Efi Achtsioglou, Ahçioglu një ish-ministre e punës, ishte konsideruar prej kohësh si favorite për të fituar. “Fitoi drita dhe shpresa kolektive, shpresa për të ardhmen… Unë nuk jam një fenomen. Unë jam zëri i një shoqërie dhe nuk do t’ju zhgënjej. Nesër fillon puna e vështirë,” u shpreh para mbështetësve Stefanos Kasselakis. Rreth 133,600 votues votuan…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit. Ai ka kërkuar nga Serbia që t’i dorëzojë ata dhe cilindo pjesëtar që ka arritur të ikë në Serbi. “Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste. Poashtu për çfarëdo pjesëtari i këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë”, tha Sveçla.

Read More

Erjon Alibej alias (Krymi), njeriu me rekordin më të madh të vrasjeve (7 të tilla) në dosjen “Dumani”, ka treguar në SPAK se nuk ishte ishte dakord për realizimin e vrasjeve, pasi atij personalisht i interesonte vetëm kapja mundësisht e gjallë i Talo Çelës. Alibej është pyetur 7 herë në SPAK, ku përmes rregjistrimit video-audio ka treguar çfarë di rreth krimeve të kryera në Elbasan dhe qytete të tjera. Në dëshminë e tij, “Krymi” pranon se i ka hyrë rrugës së vrasjeve për hakmarjen ndaj krimeve të familjarëve të tij, Endrit Alibej, dajës Arben Dylgjeri, kushëririt Andi Zylyfi, Sandër Bahos…

Read More

OSHEE ka njoftuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës më 27 shtator, për kryerjen e ndërhyrjeve në rrjetin elektrik. “Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në NST Farkë, në datën 27 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-05:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Lundër, Vishnje, Sauk”- thuhet në njoftim.

Read More

Përshtypjet e para janë të rëndësishme dhe kushdo që thotë të kundërtën është thjesht gabim. Por përshtypja e parë që i bëni dikujt është e vështirë të largohet dhe gjithmonë do të ketë një “gjemb” të vogël në marrëdhënien tuaj. Pra, ka disa shenja të horoskopit që janë të talentuara me talentin për t’u dashuruar që në momentin e parë, por ka edhe disa të tjera që për fat të keq, sado të mundohen, në shumicën e rasteve përshtypja e parë që lënë është gjithashtu. e fundit. Sigurisht që nuk kafshojnë, por në fillim nuk do t’i quanit të lumtur,…

Read More