Author: tirana

Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar dënimin për Hekuran Markun, ish-truprojën e Saimir Tahirit, me 13 vite burg. Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021, ai ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda. Njoftimi i plotë Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues…

Read More

Elisa Spiropali/ Oktavio Paz thoshte se një komb prishet, kur prishet ligjërimi i tij. At Zef Pllumi është ndër personalitetet e mëdha me një ndihmesë të jashtëzakonshme që kombi ynë të jetë sa më i fortë e i denjë, e këtë e ka bërë me shembullin e me ligjërimin e tij. Ai, si bashkëvellezërit e tij meshtarë, përbëjnë atë “kordon ombelikal” që siç e shpjegon bukur Kadareja te “Dante i pashmangshëm”, ka kontribuar për ta mbajtur lidhur Shqipërinë me Europën. Këtë përpjekje për një ndërlidhje sa më të fortë të kulturës shqiptare me atë perëndimore, At Zefi e ka shprehur:…

Read More

Eksperti Said Duleviç zbuloi sa paguhen influencerët në rrjetet sociale për reklamime të ndryshme. Ai tha se këto pagesa variojnë nga rëndësia e personazhit që i reklamon dhe nga numri i ndjekësve që ai ka. Duleviç zbuloi se një shembull shumë i mirë paguar për të bërë reklama është Luiz Ejlli, pagesat për të cilin janë 20 mijë euro e sipër. “Kryesisht janë personazhet që kanë marrë shumë famë. Luizi i cili arriti të ketë një lloj audience shumë të lartë kap vlera më të mëdha. Ai ka bërë shumë pak reklama, kjo do të thotë se ato pak reklama…

Read More

Efi ishte e ftuar sot në “Shqipëria live”, duke dhënë një intervistë pas kaq kohësh larg ekranit. Ish-banorja e “Big Brother VIP” nuk preferoi t’i përgjigjej pyetjeve personale, pasi kur moderatorët u ndalën te kjo pjesë, Efi nuk dha asnjë përgjigje konkrete. Kur Arjon Muça e pyeti gjatë emisionit nëse partnerin aktual e njihte para Bigut, Efi ia ktheu: “Vazhdojmë pyetjen tjetër…” Në këtë moment, Erjona Rusi i tha Arjonit se kjo është pyetje personale dhe Efi ka kërkuar mos t’i bëhen këto pyetje. “Ju kam thënë që në fillim. Po ju respektoj që po vij, ju më respektoni dhe…

Read More

Je student që sapo ke përfunduar studimet në Gazetari? Gazetar i ri, me pasion që kërkon të thellosh dijet në gazetarinë investigative? A je i vendosur për të zbuluar faktet dhe të vërtetën? Atëherë, ky program Master, është për ty! DGK hap regjistrimet e Masterit në Gazetarinë Investigative, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të mprehin aftësinë e tyre hulumtuese, për të zbuluar fakte që i mbahen të fshehta publikut. DUHET TA ZGJIDHNI KËTË PROGRAM MASTER SEPSE PËRMBAN: Module të hartuara sipas modeleve më bashkëkohore. Një metodë të re mësimdhënieje që ndërthur teorinë dhe praktikën, leksionet…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se sot lufta është në dyert tona. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk duhet ta shohim si një lojë luftën e Rusisë në Ukrainë, por si katastrofë. ”Dua të citoj pa leje mikun e dashur francez që kemi këtu, që dje më kujtoi diçka thelbësore që nuk duhet të harrohet por mbështetet në shembuj, si ai franko-gjerman. Më tha se gjyshërit e tij e kanë parë me sytë e tyre dhe pikërisht nga pamjet e tmerrshme, nga kujtesat e tmerrshme nga ajo që lufta nënkuptoi për Francën e Gjermaninë, Franca vendosi ti shtrijë dorën e…

Read More

3 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia në Vlorë, dhe janë pezulluar 9 leje drejtimi, gjatë javës së shkuar. Përmes një njoftimi, Policia bën me dije se gjatë kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, u vendosën 1 736 masa administrative. “Gjatë javës së fundit, janë arrestuar 3 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi. Janë vendosur gjithsej 1 736 masa administrative, nga të cilat 815 për shpejtësi, 103 për parakalim të gabuar dhe pjesa tjetër për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”, njofton Policia e Vlorës. “Policia Rrugore e…

Read More

Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal-një hap drejt Tregut Unik të BE”. Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave. Ai theksoi se sot BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Kreu i qeverisë nënvizoi se Samiti i Berlinit do duhet të diskutojë për diçka krejt të re që 5 vjet më parë ishte e papërfytyrueshme, planin…

Read More

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, festojnë sot 1-vjetorin e martesës së tyre. Këtë ditë kaq speciale për ta, blogerja ka vendosur ta kujtojë duke ripublikuar disa foto dhe copëza nga momentet e dasmës së tyre madhështore. Ajo ka postuar edhe foto vetëm me disa modele të fustanit të nusërisë.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha e ka nisur ditën në lagjen e tij të vjetër në Tiranë, tek lagjja 8, aty ku ka lindur dhe është rritur. Përmes një postimi në Facebook, ai u uron të gjithë ndjekësve të tij një ditë të mbarë. ”Një ditë të mbarë të gjithëve nga lagjja ime e vjetër, zemra e Tiranës”,-shkruan Basha.

Read More

Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal një hap drejt Tregut Unik të BE”. ”Sot Shqipëria, e ngritur në një nivel të ri, e vlerësuar së fundmi për progresin ekonomik dhe reformat nga agjencia prestigjoze ndërkombëtare S&P, është kthyer në një platformë diskutimi e bashkëpunimi mes shumë shtetesh, të cilat do të jenë të pranishme në Tiranë edhe me liderët, të cilët do ta përmbyllin këtë organizim të parë të Procesit…

Read More