Author: tirana

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ndalon një oficere policie me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka kryer ndalimin e oficeres së policisë Inspektore S. K., 29 vjeçe, me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Rinas, DVP Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”. Ndalimi i oficeres së policisë u krye…

Read More

Gjykata e Lartë ka refuzuar rekurset e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili ndodhet në qeli prej 12 majit, ku akuzohet për korrupsion në zgjedhje, në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin. Gjykata ka rrëzuar kështu për herë të dytë rekursin e Fredi Belerit, i cili kërkonte një masë më të lehtë sigurie se arresti me burg. Rekursi i Belerit dhe Pandeli Kokaveshit u shqyrtua në dhomë këshillimi, ndërsa më herët atij i është refuzuar liria edhe nga Gjykata e Posaçme.

Read More

Ndërsa mbeten edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri akademik, rreth 18 mijë nxënës, nga 20 mijë në total, tashmë janë regjistruar në universitet . Sipas rrjetit akademik shqiptar, programet më të kërkuara mbeten ato tradicionalet ndërsa 40 degët e shpalluara me prioritet kombëtar mbeten thuajse në të njëjtat nivele. Ministrja e arsimit dhe sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se do të bëhet profilizimi i universiteteve në mënyrë që të përditësohen në varësi të kërkesave aktuale që ka tregu i punës. “Duhet të bëhet një vlerësim i programeve egzistuese për profilizimin e universiteteve. Ne po shohim sot…

Read More

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nga sot do të jetë edhe në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Europë. Një tjetër votëbesim…

Read More

Këtë vit nuk do të mbahet ‘Kënga Magjike’. Festivali nuk do të rikthehet këtë vit dhe këtë e konfirmojnë burime të emisionit Prive. Ardit Gjebrea ka vendosur që ta vë në pauzë Festivalin ‘Kënga Magjike’, i cili tashmë është bërë traditë përmbi dy dekada dhe me siguri do i mungojë ditëve të ftohta të dhjetorit këtë vit.

Read More

Apple është i njohur për prodhimin e produkteve me çmime të larta, dhe gama e re e telefonave të tyre nuk është ndryshe. iPhone 15 Pro Max i lançuar së fundmi shitet për 1199 dollarë në SHBA, por si ndryshojnë çmimet në Europë? Nëse jeni në Eurozonë dhe dëshironi të blini iPhone të nivelit të lartë, do t’ju kushtojë më shumë se blerësit në SHBA. I konvertuar në euro, çmimi i shfaqur në faqen e internetit të Apple në SHBA fillon nga 1131,74 euro për iPhone 15 Pro Max, i cili doli në shitje fundjavën e kaluar. Kjo është një…

Read More

Nga Andrea Muratore A po e kërcënon shkencën shkencizmi? A po harrohet Galileo, dhe a po përdor establishmentishkencor dogma të vërteta fetare për çështje që janë aktualisht janë të pavërtetueshme, siç është Teoria e Fijeve? Mbi të gjitha😛se një pjesë e madhe e establishmentit shkencor, merret me promovimin e bazave shkencore të ateizmit, dhe zhvilluar një luftë kundër Zotit, e cila është e denjë për racionalizmin më të vrazhdë të shekujve XVII– XVIII? Këto çështje e karakterizojnë shumë debatin e sotëm kulturor. Dhe ato bëjnë të mendosh se dogmatizmi shkencëtar është tek e fundit, i vetmi moment historik mbi të cilin mund të interpretohet realiteti. David Berlinski i vë në pikëpyetje këto çështje në librin e tij “Iluzioni i Djallit”. Një traktat i thellë filozofik, në të cilin ai tregon sesi dogmatizmi shkencor është promovuarmbi të gjitha, nëpërmjet propagandës së ateizmit militant. Shpesh kjo është realizuar duke rritur mbështetjen për nihilizmin, teksa mendimi fetar dhe shpirtëror shihet…

Read More

Zoleka Mandela, mbesa e liderit Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare. Lajmin e hidhur e konfirmoi një zëdhënës i familjes. Zoleka vdiq të hënën në mbrëmje, një javë pasi u shtrua në spital për trajtim. “Skanimet e fundit zbuluan një progresion të rëndësishëm të sëmundjes, duke përfshirë fibrozën në mushkëri, si dhe disa emboli”, thuhet në deklaratë, që do të thotë se qelizat e kancerit ishin përhapur në të gjithë trupin. Disa vite më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji dhe u trajtua, por kanceri u rikthye sërish më vonë.

Read More

Policia Rrugore e Tiranës njofton se 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për shkak se janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore e Tiranës, bën të ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamës pas, po ashtu janë bllokuar 10 automjete për detyrime të pashlyera. “Gjatë javës që lamë pas, 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si…

Read More

Një 47-vjeçar, rezident në Angli kishte marrë rrugën në Shqipëri për të sjellë bombola me helium kontrabandë, mirëpo, ky plan i tij nuk ka përfunduar me sukses. Ai është pikasur nga Policia në Portin e Durrësit dhe është vënë në hetim me akuzën “Kontrabanda me mallra të licencuar”. Në total, në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2 bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon). “Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat kërkohet licencë. Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon). Procedohet penalisht 47-vjeçari (rezident…

Read More

Sipërfaqja maksimale e akujve në Antarktik në vitin 2023 ka arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve satelitore në vitin 1979, tha sot Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin e SHBA-së (NSIDC). Shkencëtarët e NSIDC-së thanë se më 10 shtator akulli i detit Antarktik ka të ngjarë të ketë arritur një sipërfaqe maksimale prej 16,96 milionë kilometra katrorë, më shumë se 1 milion kilometra katrorë nën shkallën maksimale, një nivel rekord i regjistruar në 1986. Sipërfaqja e akullit përcaktohet si zona totale në të cilën përqendrimi i akullit është të paktën 15%. “Matjet e…

Read More

Ajo ishte një nga familjet më të pasura dhe më të fuqishme në Evropë. Prej saj dolën 2 mbretëresha, 3 mbretër dhe 4 papë. Si sundimtarët de fakto të Firences për gati 300 vjet, Mediçit krijuan bazën e Rilindjes Italiane. Por para se t`a ngrinin perandorinë e tyre, Mediçi e nisën si fermerë të varfër nga Kafaxhiolo në veri të Toskanës. Nga fundi i shekullit XIII-të, Xhovani di Biçi de Mediçi e ndryshoi origjinën e përulur të klanit të tij me themelimin e një banke të suksesshme. Për të plotësuar statusin e ri, familja trilloi një prejardhje po aq mbresëlënëse. Sipas legjendës…

Read More