Policia Rrugore e Tiranës njofton se 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për shkak se janë kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në një njoftim për mediat, Policia Rrugore e Tiranës, bën të ditur se gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamës pas, po ashtu janë bllokuar 10 automjete për detyrime të pashlyera.
“Gjatë javës që lamë pas, 17 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë, për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. ️Janë ndëshkuar me masë administrative 438 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 351 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha”, bën të ditur Policia.
“305 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mos-vendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 249 masa administrative, për mos-vendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës”, njofton Policia.
