Author: tirana

Astrit Dobrushi është zgjedhur këtë të mërkurë, kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës. Votimi ka qenë një formalitet pasi nuk kishte kandidat tjetër. Dobrushi u zgjodh në këtë detyrë me 9 vota pro dhe një kundër. Në zgjedhjet e 14 majit, ai u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Kukësit i propozuar nga Partia Agrare Ambientaliste. Në fjalën e tij, si kryetar i sapozgjedhur i Qarkut, Dobrushi, tha se do të bëjmë punë të mira në shërbim të komunitetit tonë. Nënkryetar është zgjedhur përfaqësuesja e Bashkisë Tropojë, Sonila Nezaj. Kryetari i ri i qarkut Astrit Dobrushi, do të zëvendësojë kryetarin…

Read More

Investimet e huaja direkte, regjistruan rritje në 6-mujorin e parë të vitit 2023. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, për 6-mujorin e parë, vlera e Investimeve të huaja direkte arriti në 686 milionë euro, në rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Industria nxjerrëse dhe energjetika vijojnë të udhëheqin trendin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera të rëndësishme të investimeve të huaja, sidomos në sektorin e industrisë nxjerrëse, energjinë hidrike dhe së fundi në energjinë e rinovueshme. Sipas BSH-së, investimet…

Read More

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka liruar katër persona të arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash të Policisë së Kosovës. Të katërtit janë arrestuar teksa afër manastirit në Banjskë janë zhvilluar përleshje në mes të Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur. Në atë sulm, që për Kosovën ka qenë terrorist, janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Ndërkohë, Policia e Kosovës i ka arrestuar edhe katër persona tjerë. Për tre prej tyre është marrë vendim për paraburgim prej një muajsh. Të dyshuarit me inicialet. B.S., D.M, dhe…

Read More

Një grua ka mbetur e plagosur pas një zjarri që përfshiu banesën e saj sot në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45, në rrugën “Altin Basha”, ku dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private. Si pasojë është dëmtuar shtetasja S. Xh., 85 vjeçe, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Pas 24 orësh, ende nuk ka gjurmë të autorëve që vranë Martin Bardhin, i cili ishte bashkë me 3 miqtë e tij në lokalin e tij. Disa orë pas krimit u shoqëruan në komisariat 10 persona, mes tyre dhe Saimir Reçi e babai i tij, me të cilët Martin Bardhi ishte në konflikt. Ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Pasi u morën në pyetje, të gjithë u lanë të lirë. Në mars të këtij viti Martin Bardhi dhe djali i tij dyshohet se qëlluan me armë Saimir Reçin pas një konflkti fizik. 59 vjeçari doli nga…

Read More

Grupi kriminal që u përlesh me policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zvecanit, kishte armatime me vlerë prej mbi 5 milionë euro. Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, tha se sulmi terrorist, ku u përfshinë individë të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, kishte cenuar sovranitetin dhe integritetin territorial. Teksa i bëri thirrje serbëve të çlirohen nga tutela e Beogradit, Kurti theksoi se sulmi i 24 shtatorit kishte ekspozuar vështirësitë dhe nevojën për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufijve të Kosovës me Serbinë. “Sulmi terrorist i së dielës gjithashtu ka ekspozuar edhe…

Read More

Pranë shkollës së re 9-vjeçare “Kiço Blushi”, e ndërtuar një vit më parë nga Bashkia e Tiranës, ka çelur dyert edhe një kopësht i ri. Quhet “Hojëzat” dhe vjen me një infrastrukturë moderne arsimore, me kapacitet për 120 fëmijë. Ky është kopshti i 50-të që hapet në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se veç shkollave dhe kopshteve, Tiranës i janë shtuar edhe 49 çerdhe të reja. “Ky është kopshti i 50-të! Kemi hapur edhe 49 çerdhe. Pra, në total, 99 institucione arsimore, si qendra edukimi dhe zhvillimi për fëmijët. Por, kemi edhe 200 shkolla, mes të cilave janë 40 shkolla…

Read More

Gegë Tefaj dha deklaratë të rremë për vrasjen e Prek Tonajt, ndaj është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. ”Gjykata e Shkodrës, me vendimin e datës 11.07.2022, ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit P. T., 47 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 13.02.2022, në lokalin e 53-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara prokurorit””,-informon Policia.

Read More

Ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informimit të Kroacisë, Ante Letica e ka cilësuar sulmin e serbëve ndaj policisë së Kosovës, si një “aksion klasik terrorist”. Përgjegjës të vetëm për sulmin, ai bën presidentin serb Aleksandër Vuçiç për të cililin thotë se mori një shuplakë të madhe në Kosovë. “Tani pyetja e vetme është nëse Vuçiç e ka bërë këtë drejtpërdrejt, për arsyet e tij, nuk e di se çfarë. Megjithatë, nëse e ka bërë apo jo, ai është përgjegjës sepse duhet ta dinte se po përgatitej një gjë e tillë. Nëse nuk e dinte, pse nuk e dinte? Nëse…

Read More

Rajoni i Ballkanit është një nga vendet më të bukura në botë, i mbushur me histori mijëravjeçare, tokë të paeksploruar dhe fshatra idilike. Greqia dhe Kroacia janë disa nga destinacionet më të njohura që përbëjnë Rajonin e Ballkanit, por destinacione të tjera, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Slloveninë janë më të përballueshme. Nëse jeni duke kërkuar destinacione miqësore me buxhetin ju rekomandojmë pesë vendet më të lira për t’u vizituar në rajonin e Ballkanit, sipas një artikulli të gazetarit Parker Diakite, të botuar në të përditshmen amerikane “Yahoo!News”. Berat, Shqipëri I ndodhur përgjatë lumit Osum në Shqipërinë…

Read More

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka folur këtë të mërkurë edhe për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor. Teksa u pyet për afatet ligjore për të bërë betimin, Dule theksoi se nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati dhe sipas tij Beleri do ta drejtojë bashkinë deri në 2027. “Do ju thosha që nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon z.Beleri të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën, që në momentin e parë për t’iu përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës. Për…

Read More

Një nga lajmet e bujshme të verës ishte grabitja e shtëpisë së Adelina Tahirit. Këngëtares i vodhën disa sende me vlerë në shtëpinë e saj në Shkup teksa ajo ndodhej për pushime në Greqi me familjen. Adelina rrëfen ngjarjen dhe përjetimin në një bisedë me “Rudina” në Tv Klan. Adelina Tahiri: Ishte bërë një vjedhje, një vjedhje shumë e madhe që nuk e di a është normale kjo, por janë gjëra që ndodhin. Unë e përjetova shumë rëndë. Rudina Magjistari: Pate humbje? Adelina Tahiri: Sigurisht që po sepse unë jetoj në një kompleks ku mendova që kam siguri shumë të madhe, po  ja që…

Read More