Presidenti Volodymyr Zelensky ditën e djeshme ka dekretuar ish-futbollistin e famshëm Andriy Shevchenko si këshilltar të jashtëm. Sipas të dhënave zyrtare të dokumentit nuk jepen detaje rreth detyrave që do të marrë ish futbollisti në kabinetin e presidentit të Ukrainës. Andriy Shevchenko edhe përpara nisjes së luftës ka qenë aktiv duke reaguar mbi mbrojtjen territoriale të Ukrainës dhe është njohur si një nga zërat kryesor të “Revolucionit të dinjitetit” në vitin 2014, kundra pushtetit të Viktor Yanukovych. Gjatë karrierës së tij futbollistike, Shevchenko luajti për Dynamo Kyiv, A.C. Milan dhe Chelsea. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve të UEFA-s me…
Author: tirana
Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës për dhunë në familje. I riu me iniciale M.S, banues në fshatin Gjonomadh, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka thyer orenditë shtëpiake. Sipas burimeve të policisë, nëna e 20-vjeçarit, ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Policia ka nisur procedimin për penal për veprime të mëtejshme.
Izraeli do t’i bashkohet programit amerikan të heqjes së vizave, duke lejuar qytetarët izraelitë të hyjnë së shpejti në Shtetet e Bashkuara pa vizë dhe anasjelltas, ka njoftuar administrata e Biden. Qytetarët izraelitë do të mund të hyjnë pa viza në SHBA deri më 30 nëntor, tha një zyrtar. Sipas programit, ata mund të qëndrojnë deri në 90 ditë. VWP menaxhohet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe përfshin 40 vende. Pranimi i Izraelit, i cili pritej përpara afatit të 30 shtatorit, ishte varur nga trajtimi i tij ndaj palestinezo-amerikanëve. Megjithëse zyrtarët thonë se këto çështje janë zgjidhur, në fillim të…
Pas Ministrisë se Infrastrukturës, hetuesit e BKH ka ndaluar këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Msohet se janë sekuestruar dy celularë, njëri iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj. Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Mësohet se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal. Materialet procedurale i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në familjen e Osman Shabës në Shkodër, një nga familjet me tradita që u vu në ballë të kryengritjes antikomuniste të Postribës. “I nderuar të isha sot në shtëpinë e Osman Shabës, familje me tradita e ndër të parët që kanë nisur kryengritjen antikomuniste në Postribë. Derë e madhe dhe frymezuese për çdo demokrat e shqiptar. Flamuri i PD i vendosur në prag të derës ishte një moment emocionues, për mua dëshmi e vendosmërisë për të mos u dorëzuar përballë sfidave. Kënaqësi të ndanim mendime dhe të degjoja këshilla të vlefshme që…
Shtatë persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga policia, lidhur me vrasjen e Fatjon Dervishit mesnatën e djeshme në Sukth. Mes të shoqëruarve është edhe shoku i dervishit, shtetasi me inicialet E.Sh. i cili ndodhej në makinë gjatë atentatit me armë zjarri. Policia thotë se është duke bashkëpunuar me prokurorinë dhe Interpolin për të zbuluar lidhjet e viktimës me persona të tjerë që mund të përbëjnë interes për hetimin. Gjithashtu janë sekuestruar telefonat e tij dhe kamerat e sigurisë në itinerarin që ai kishte përshkuar mbrëmë. Sipas informacionit nga autoritetet Holandeze, viktima kishte qenë hetuar në këtë shtet…
Lauren Weinstein Elefanti ka një forcë të jashtëzakonshme. Ai mund të shkulë një pemë vetëm me këmbën e vet. Megjithatë ai do të mbetet në robëri, i mbajtur vetëm nga një litar i lehtë. Pavarësisht aftësisë së tij për t’u shkëputur kollaj, elefanti as që përpiqet. Pse? Fillon kur është i ri. Atë e lidhin fillimisht kur është i vogël dhe ende nuk është aq i fortë sa të këpusë litarin. Do të përpiqet në fillim, do të përpiqet sa më shumë që të mundet për t’u çliruar dhe do të përpiqet e do të përpiqet, por përfundimisht do të…
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, kryeministri Edi Rama komenton qëndrimin kundër të Shqipërisë ndaj deklaratës së BE për dialogun Kosovë – Serbi. “Për t’u kthyer te pyetja lidhur me qëndrimin tonë për të herë të parë, të paktën në 10 vitet e fundit në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit Europian është një deklaratë, e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi i lartë Joseph…
Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur këtë të Mërkurë në një konferencë të përbashkët për shtyp me zv.kryeministrin italian Antonio Tajani, sa i takon bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Rama shprehu falenderim për angazhimin e qeverisë aktuale italiane në të gjitha çështjet për rajonin, duke e cilësuar Italinë si “avokat” dhe zërin më të fortë në Bruksel për Shqipërinë “Qeveria italiane po shfrytëzon potencialet e jashtëzakonshme në të gjitha fushat mes Italisë e Shqipërisë. Nuk ndodh gjithmonë që të shkosh në një vend tjetër me një delegacion kaq të madh dhe të mos kesh nevojë për kufje. Jo vetëm…
“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me njerëzit që më bënin keq. Realisht nuk e dija çfarë përgjigje t’i ktheja. Më pas fillova t’i shihja me radhë të gjithë në klasë, pasi e përfundova provimin tim, dhe aty e kuptova arsyen pse. Pashë djalin që tallej me paaftësinë time për të qenë e mirë në matematikë. Qëndronte me kokën mbështetur në bangë dhe dukej i lodhur. Pyeta veten se çfarë problemi mund të kishte në shtëpi që e mbante zgjuar deri natën vonë. U kujtova që kishte mamanë, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, ai duhet të paraqitej edhe në shkollë çdo ditë që të mos humbiste vitin. Pashë vajzën që nuk e di çfarë problemi kishte me mua, por më shihte tërë kohës gjithë inat. Unë e dija se ajo dhe i dashuri i saj ishin…
Nëse flasim për miqësi në showbizin shqiptar, ajo e Noizyt dhe Loredanës është padyshim një nga më të komentuarat. Pas një super bashkëpunimi “Heart Attack”, ata janë bërë të pandarë dhe gëzojnë një raport të ngushtë. Ndaj edhe në ditëlindjen e tij, urimi i reperes ishte një nga të parët dhe më të ëmblit. Loredana ka ndarë disa foto të tyre që nuk i kemi parë duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Ta dua zemrën. Meriton më të mirë, jeni një shok kaq i mirë. Të dua dhe Zoti të bekoftë”-shkroi ajo.