Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga plagosja e së dashurës te zhdukja e Malshit, Fatbardh Dervishi është vëllai i viktimës në Sukth

11:00 / September 27, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 09 27 105925
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatbardh Dervishi alias Doda është vëllai i Fatjon Dervishit, i cili mbeti viktimë e një atentati gjatë orëve të para të së mërkurës në fshatin katund të Sukthit.

Dervishi aktualisht ndodhet në burg, pas ekstradimit nga Spanja, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë në kushtet e tronditjes së fortë psikike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” për plagosjen e së dashurës.

Në ditët e para të vitit 2022, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli teksa po festonin së bashku vitin e ri. Pas plagosjes në hotel 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë e plagosura e shfajësoi Dervishin duke deklaruar se ishte një ngjarje pa dashje, po në gjykatën e Durrësit vijon gjykimi ndaj tij për plagosje të lehtë.

Dervishi gjithashtu ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet gjithashtu për zhdukjen e një personi në Spanjë. Në vitin 2018 Fatbardh Dervishi dyshohet se ka zhdukur personin e identifikuar si Tauland Malshi.

Fatbardh Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Vriten me armë zjarri dy vëllezër në Kamëz, një viktimë dhe një i plagosur, arrestohet autori

13:27 / October 19, 2026

Shpërthim me tritol, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative Shushicë

10:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.