Author: tirana

Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, i mbajtur ditën e sotme, kryetari Lulzim Basha shkruan se lëvizja e sotme ka si synim ndërtimin e një Partie Demokratike moderne, ku fokusi do të jetë tek qytetarët dhe jo tek kryetari. “Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.Për këtë nisim sot të…

Read More

Me ftesë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, sot u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku u votuan dhe u miratuan ndryshimet e reja statutore për partinë. Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka reaguar pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, ku shkruan i shqetësuar se Kuvendi i sotëm i solli ndërmend shprehjen e miliarderit George Soros, i cili evidenton se “çdo gjë është kthyer në biznes, përfshirë dhe politikën”, e që sipas tij ky realitet e dëmton shoqërinë tonë. Më tej, Xhaferaj shtoi se kryeministri Rama sot ndihet krenar për Bashën dhe mbështetjen që i ka dhënë. Postimi i Ferdinand Xhaferajt:…

Read More

Një 26-vjeçar egjiptian ka rënë nga një lartësi teksa po punonte në një ndërtesë në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Tiranë. Mësohet se i riu ka pësuar lëndime dhe ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.09.2023, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi egjiptian A. M., 26 vjeç. Si pasojë 26-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë. Ai ka mbërritur në vendlindjen e tij, në Burojë. Për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij, Thaçit i është aprovuar vizita në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara. “Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net. Ish-presidentit Thaçi, një vizitë e tillë i ishte aprovuar…

Read More

Agron Gjekmarkaj nuk e kurseu ironinë për zhvillimin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, e në veçanti marrjen nga ana e Bashës të postit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, duke thënë se diçka të tillë e bëri edhe diktatori Enver Hoxha për vite me radhë brenda partisë së tij dhe shtetit shqiptar. Reagimi i plotë: Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një…

Read More

Alket Hatia, i cilësuar si ‘Zoti i drogës’, është vënë në pranga në ambientet e një hoteli në Durrës. Siç shihet dhe nga videoja e siguruar nga “Report Tv”, i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, Hatia shihet teksa lëviz qetësisht në ambientet e jashtme të hotelit. Mësohet se ai ishte duke marrë ushqim për pulat kur policia i vuri prangat.

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë të shtunën se futbollistet e shtetit të tij “i kanë dhënë mësim botës”, duke protestuar pas puthjes së shefit të federatës Luis Rubiales në Kupën e Botës. “Lojtaret tona kanë fituar dy herë, herën e parë në fushë, dhe tani duke i dhënë mësim botës, mësim për barazinë në mes të burrave dhe grave”, ka thënë Sanchez. Futbollistja spanjolle Jenni Hermoso u është bashkuar protestave masive të lojtareve gra javën e kaluar, duke thënë se ajo nuk ka pranuar të puthet nga shefi i suspenduar i Federatës spanjolle Rubiales, pas fitores që kanë…

Read More

Ballkoni i një banese në lagjen “Kala” në Berat është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë pasi familjarët kishin harruar tenxheren në zjarr dhe ishin larguar nga banesa. Në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëseje dhe 10 punonjës që ndërhynë në mënyrë të menjëhershme, duke lokalizuar shpejt flakët. Zjarri u shua në një kohë të shkurtër, duke u shmangur përhapja e tij drejt dhomave të banesës.

Read More

Një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Njoftimi i Policisë: Maliq/Informacion paraprak Më datë 02.09.2023, rreth orës 15:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, shtetasi R. H., 34 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi…

Read More

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka ironizuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Lulzim Basha dhe miratimin e statutit të ri. Postimi i plotë: Prandaj s’paska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik. -Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. -Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të…

Read More

Mato Glluçaj është 23-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij Durmish Glluçaj në fshatin Gjorm të Selenicës. Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë dhuna e vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj të birit. 56-vjeçari Dyrmish Gllucaj humbi jetën mëngjesin e të premtes. Ishin banorët ata që lajmëruan policinë dhe ambulancën, pasi dëgjuan shpërthimin e fortë, e megjithatë humbi jetën rrugës për në spital. Në fillim u raportua aksidentale, por doli një skenar vrasjeje organizuar nga i biri.

Read More

Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD, ku i hoqën postin e kreut të grupit parlamentar, duke ia deleguar këtë përgjegjësi kryetarit të grupit. “Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme”, shkruan Bardhi, teksa zgjedhur që t’i përgjigjet Bashës me një citim nga Fjodor Dostojevski. Në një nen të miratuar propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë, pra Basha.  “Kur PDSH nuk është…

Read More