Amanda Pushanin 37-vjeç, ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë nga motra e saj, pas një debati mes tyre për arsye që ende nuk dihen. Po ashtu, del edhe identiteti i autores, Marsela Pushani, 40 vjeç, e cila është arrestuar nga policia.
Author: tirana
Një grua është gjetur e vrarë në banesën e saj, në rrugën e ”Kavajës” në Tiranë. Ajo ka pasur shenja thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj me thikë. Trupi u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës (2 shtator), po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur…
Një audio e re e Princeshës Diana duke folur për mënyrën sesi Princi Charles i Britanisë, tani Mbreti Charles III ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi Princi Harry. Princesha e ndjerë regjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi në fshehtësi autorit Andrew Morton para vdekjes së saj në një aksident me makinë me shpejtësi të lartë në 1997. Good Morning America i ABC-së mori një dëgjim ekskluziv të kasetave në të cilat Diana thotë se burri i saj nuk do të fliste as me njerkën e saj Raine Spencer.…
Turistët e huaj por edhe ata vendas kanë pasur një risi sa i takon pushimeve në vendin tonë. Për t’u ardhur në ndihmë të gjithë pushuesve, Ministria e Turizmit lancoi aplikacionin TEA, në të cilin pasqyrohen evente të ndryshme kulturore, sportive apo historike në të gjithë vendin. Sa i takon këtij aplikacioni, kryeministri Edi Rama thotë se është kthyer në një guidë për të mijëra vizitorët e Shqipërisë, të cilët e përdorin TEA-n për t’u informuar lidhur me aktivitetet që do mbahen.“MIRËMËNGJESI dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për…
Ditën kur qeveria e Kosovës do të duhej ta miratonte udhëzimin administrativ që u hap rrugë zgjedhjeve të reja në veri, zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se duan zgjedhje të shpejta, pa parakushte e gjithëpërfshirëse. Por, ata nuk kanë dhënë një vlerësim përkitazi me rrugën që ka zgjedhur qeveria drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, dhe as nëse kanë marrë garanci në Beograd se serbët nuk do t’i bojkotojnë ato Zgjedhje pa parakushte dhe gjithëpërfshirëse ku marrin pjesë edhe serbët në veri kanë kërkuar zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE), kur janë pyetur nëse pajtohen me rrugën që ka zgjedhur qeveria për…
Në fjalimin e parë pas rizgjedhjes si kryetar i PD, drejtuar mbi 4 mijë anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha tha se rrënjët e të djathtës shqiptare janë më të hershme se dhjetori 1990 kur edhe u krijua zyrtarisht kjo forcë politike. Për rreth 30 minuta, fjala e Lulzim Bashës u karakterizua nga ndjesa drejtuar demokratëve për luftën që sipas tij u bë për mure e godina e jo për të mbrojtur interesat e shqiptarëve përballë kësaj qeverie, te një ftesë drejtuar atyre që tashmë i janë bashkuar Foltores së Berishës dhe për tu thënë se dera e PD-së është…
Moti do jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Temperaturat minimale do të luhaten 14-22 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 27-29°C e veri, 32-35°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.
Dashi Hëna që kalon në shenjë është burim emocionesh të mira, ata që kanë përjetuar një krizë dashurie kanë tashmë një referencë të re. Marsi në opozitë sjell intolerancë ndaj gjithë asaj që ka mbetur prapa kohës. Do të dëshironit të merrnit zgjidhje të menjëhershme, fakti që ka shtyrje apo pengesa të vazhdueshme ju bën nervoz. Demi Me këta yje është e mundur që të vijë një përgjigje për disa pyetje financiare ose pronësie që ju kanë mbajtur në pritje prej muajsh dhe të gjithë personat që tashmë kanë një kontakt biznesi ose presin një përgjigje, do të jenë gati…
Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros ka qenë ditën e sotme sërish në Tiranë. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi ka postuar një foto me kryebashkikun Erion Veliaj, të cilët kanë pozuar në stadiumin “Air Albania”. “Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe të shikoj një nga projektet e reja të shkëlqyera të Tiranës, Air Albania Stadium me Erion Veliajn!”, shkruan Soros në postimin e tij, ku shfaqet i buzëqeshur. Kujtojmë se Alex Soros, tashmë është bërë president i Fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”.
Lazio ka marrë një fitore befasuese 2-1 kundër Napoli-t në stadiumin “Maradona” mbrëmjen e sotme. Skuadra e Maurizio Sarri-t, ish-trajneri i Napoli-t, e kishte nisur kampionatin me dy humbje dhe sot ka marrë fitoren e parë në Serinë A. Kampionët në fuqi, nga ana tjetër, vinin nga dy fitore radhazi dhe nuk kanë arritur t’i përgjigjen fitores së marrë nga Milan-i në fushën e Roma-s, me kuqezinjtë që tani kryesojnë të vetëm renditjen në pritje të Inter-Fiorentina.
Në një intervistë të botuar të shtunën ish-Kryeministri italian Giuliano Amato, pretendoi se një raketë e forcave ajrore franceze kishte rrëzuar aksidentalisht një avion italian me pasagjerë mbi Detin Mesdhe në vitin 1980, në një përpjekje të dështuar, për të vrarë udhëheqësin e atëhershëm të Libisë, Moammar Gadafi. Dy herë kryeministri Giuliano Amato i bëri thirrje presidentit francez Emmanuel Macron që ose ta përgënjeshtrojë ose ta konfirmojë pohimin e tij, lidhur me shkakun e rrëzimit më 27 qershor të vitit 1980, të një avioni që kryente fluturime të brendshme në Itali, ku si pasojë humbën jetën të 81 personat në…
Prezantuesja Dojna Mema këtë sezon të ri televiziv, rikthehet në ekran. Ndyshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë në Top Channel, këtë herë do ta shikojmë në ekranin e Syri Tv. Dojna do të jetë bashkëprezantuese krah Florian Binajt, në emisionin “Piranjat”.