Dy persona janë vënë në hetim pasi tentuan t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E.GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S.F, 37 vjeç pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë prej 50 euro të vendosur brenda dokumenteve të mjetit. Menjëherë ndaj tyre ka nisur hetimi ndërsa policia tha se ky rast e ka çuar…
Author: tirana
Një person ka humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshinë shkretëtirën e Nevada-s, ku po zhvillohej festivali “Burning Man”. Mediat në vend raportojnë se si pasojë e shirave pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në festival kanë mbetur të bllokuar në shkretëtirë. Me nisjen e reshjeve, në shkretëtirë u krijua një baltë që shkon deri në gju. Pjesëmarrësve u është bërë thirrje që të “sigurojnë kokën” dhe të ruajnë ushqim, ujë dhe karburant pasi autoritetet e kanë të pamundur që të futen në vendin ku mbahej festivali. Në zonën e largët në Nevada-n veriperëndimore ra një sasi…
Në prangat e Policisë së Tiranës, kanë rënë tre persona, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një shumë parash në zyrën e një avokatie. Ata kanë vjedhur në këtë zyrë rreth 9 mijë, ndërsa në gjatë kontrollit të një prej banesave të autorëve janë gjetur gjithsej 30 mijë euro që dyshohet se janë vjedhur. Njoftimi Finalizohet operacioni policor i koduar “Office”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar. Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, mëngjesin e të dielës ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në bashkinë e Roskovecit, për ndërtimin e një pallati 6-katësh, me qëllim krijimin e disa apartamenteve për banesa sociale. I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Roskovecit, deputeti Balla, nënvizon se këto banesa sociale përmes Entit Kombëtar të Banesave do t’u shpërndahen 30 familjeve të kësaj bashkie, ndërsa mes tyre do të ketë dhe punonjës të policisë apo shërbimit zjarrfikës. “Falë mbështetjes së Qeverisë Edi Rama përmes Entit Kombëtar të Banesave, 30 apartamente të…
Mëngjesin e sotëm, 648 turistë amerikanë, anglezë, kanadezë, australianë mbërritën në portin e Durrësit me kroçierën “Nautica”. Anija turistike është bregëzuar mëngjesin e sotëm në kalatën portuale nr.5 dhe ka sjellë në vendin tonë turistë nga 18 vende të ndryshme të botës mes të cilëve edhe nga kontinente të largëta si Australia, Amerika e Veriut, Zelanda e Re, por nuk mungonin vizitorët edhe nga vendet e BE-së si Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Poloni etj. Kjo është hera e dytë brenda muajit që kroçiera “Nautica” ndalet në bregdetin e Durrësit.
Presidenti i SHBA Joe Biden ka premtuar përpjekje maksimale për rimëkëmbjen e zonave të goditura nga uragani Idalia në Florida. Një ditë më parë kreu i shtëpisë së Bardhë vizitoi nga afër dëmet e uraganit Idalia në këtë zonë, por ai nuk u takua me guvernatorin republikan të shtetit dhe kandidatin për president të vitit 2024, Ron DeSantis. “Ne nuk kemi ndonjë plan që guvernatori të takohet me presidentin. Në këto komunitete rurale, dhe kaq shpejt pas uraganit, vetëm përgatitjet e sigurisë që do të shkonin në ngritjen e një takimi të tillë do të mbyllnin përpjekjet e vazhdueshme për…
Amanda Pushani u vra nga dora e motrës së saj, pas një konflikti që nisi në banesë, ku Marsela Pushani po i kërkonte që të linte alkoolin, që e konsumonte prej gati 10 vitesh. Armanda Pushani do të festonte datëlindjen ditën e nesërme (4 shtator), por humbi jetën vetëm dy ditë para datës së saj të lindjes. Pas vrasjes, familjarët tentuan të fshehin ngjarjen dhe raportuan atë si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve të kryera në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara nga thika. Policia ka arrestuar motrën e saj, me profesion mësuese, ndërsa kjo e fundit ka…
Aksidenti i rëndë hekurudhor që u shënua në Itali, mesnatën e 31 gushtit mund të ishte shmangur nëse përgjegjësit e mirëmbajtjes së linjës hekurudhore nuk do të kishin bërë gabime që i kushtonin jetën punëtorëve. “Punëtorët nuk duhet të ishin në atë pistë në atë orë”, ishte një nga detajet që zbuloi një nga shkaqet e tragjedisë që tronditi Italinë, tre ditë më parë. Dy të dyshuar si përgjegjës për aksidentin hekurudhor, janë nxjerr para Prokurorisë së Ivreasit ku kanë rrëfyer parregullsitë që shkaktuan tragjedinë, ku humbën jetën 5 persona. Viktimat po punonin në shina pa marrë konfirmimin nga kompania…
Reagimi i ashpër i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,ndaj paralajmërimeve për rishqyrtim të politikave për vizat po shihet nga analistët politikë si jo i duhur dhe aspak diplomatike ndaj aleatëve ndërkombëtar. Sipas tyre, kërcënimi me heqje dorë nga dialogu me Serbinë nëse pezullohet vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk është zgjidhja e duhur, pasi Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress, se pavarësisht paralajmërimit të presidentit francez, Emmanuel Macron për rishikim të vendimit për liberalizim të vizave për Kosovën, nëse nuk sillet me përgjegjësi në dialog, e para e…
Motra e viktimës ka deklaruar në polici se e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Marsela Pushani, 40 vjeç, ka dëshmuar se motra prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe kishin debatuar që ajo të linte alkoolin. 40-vjeçarja pretendon se motra kishte marrë thikën dhe e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe mamanë, për këtë arsye e ka qëlluar me thikë në kushtet e vetëmbrojtjes. “Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi…
Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e 37-vjeçares në Tiranë nga motra e saj. Në njoftimin zyrtar, një ditë pasi ka ndodhur ngjarja, policia thotë se familjarët e raportuan si vdekje natyrale, por pas ekzaminimeve janë konstatuar plagët në trup. Amanda Pushani është gjetur e vdekur në banesën dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj. Në debat e sipër, një prej motrave, Marsela Pushani 40 vjeç, ka marrë thikën dhe ka qëlluar motrën e saj, i cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Njoftimi Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në…
Pavarësisht ultimatumit të BE-së një ditë më parë për mbajtjen sa më shpejt dhe pa parakushte të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, popullata serbe që është shumicë në këto zona, ka disa kushte. Gjatë një bashkëbisedimi për “KosovaPress”, ata thonë se duan që fillimisht të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pastaj policia të tërhiqet nga veriu, të lirohen të gjithë të burgosurit serbë, si dhe kryetarët shqiptarë të komunave të tërhiqen, në mënyrë që ata të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizoheshin nga Qeveria e Kosovës. Svetomir Boshkoviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës,…