Author: tirana

Frikë për Francesco Bagnaia. Piloti kryesues i MotoGP pësoi një aksident të frikshëm në pistën e Katalonjas. Italiani u rrëzua në pistë, ndërsa një KTM e Brad Binder i kaloi përsipër, në përpjekje për ta shmangur, i kaloi sipër këmbëve. Gara u ndërpre menjëherë, pasi në këtë skenë u përfshinë edhe disa motorë të tjerë. Bagnaia ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës, ndërsa u transmetua në spital për kontrolle të specializuara. Sipas të dhënave të para, gjendja e tij është më mirë se sa parashikohej.

Read More

Kjo është një video që po qarkullon në rrjet ku bëhët fjalë për sherrin ndaj një punonjësit të policisë dhe vëllait të tij. Në video dëgjohën efektet e përplasjes me shkopa dhe mjete të forta. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar një 29 vjeçar i identifikuar si Blerim Bulica e ndërsa ka shpallur në kërkim 4 të tjerë. Policia gjeti në banesën e njërit prej tyre 3 jelekë anti plumb, veshje kamuflazhi, kanabis dhe shkopa bejsbolli.

Read More

Për të shtatin vit me radhë, Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat organizoi Festivalin Kombëtar të Poezisë “Muza Poetike Budiane”. Të pranishëm ishin dashamirë të fjalës poetike, shkrimtarë, poetë, artistë nga trojet shqiptare, brenda e jashtë kufinjve të Shqipërisë: nga Mati, Durrësi, Tirana, Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Fieri, Korça, Devolli, Prishtina, Gjakova, Prizreni, Podujeva, Deçani, Tetova, Kërçova, Gostivari, Suedia dhe Italia.Pasi iu uroi mirëseardhje poetëve pjesëmarrës dhe falënderoi Shoqatën “Bashkimi i Përgjithshëm Vijues i Pensionistëve të Shqipërisë, personalish z. Faik Xhani, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, si dhe partnerë të tjerë…

Read More

Afati i ruajtjes së vezëve shpesh nuk dihet, por freskia është ende më e rëndësishmja. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të konsumoni vezë të freskëta. Nëse hani një vezë të kalbur, mund të keni pasoja të pakëndshme, si të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje të forta stomaku. Kohzëzgjatja e vezëve Nëse nuk ka datë skadence në paketim, përpiquni t’i përdorni vezët brenda disa javësh nga blerja. Brenda tre javësh nga paketimi, vezët do të jenë të cilësisë më të mirë për konsum. Paketimi i vezëve të blera nuk duhet të tregojë një jetëgjatësi më shumë se 30 ditë, sepse kjo nuk garanton freskinë…

Read More

Të hënën pasdite socialistët janë thirrur sërish për të dëgjuar fjalën e kryetarit të tyre në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti Edi Rama shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin. Në mbledhjes e asamblesë të së hënës, Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të rinj si dhe agjendën politike të mazhorancës jo vetëm në raport me kundërshtarët por edhe me dinamikën brenda partisë. Pasi sipas statute të kësaj force politike është Asambleja ajo që merr vendimin për zgjedhjen e sekretarit apo të sekretarit ekzekutiv. Ndërsa…

Read More

Miley Cyrus dëshmon se ajo ishte biseksuale. Miley e ndau videon me ndjekësit e saj në TikTok. “Nëse ju djema nuk e dinit që unë isha biseksuale nga kjo foto e mallkuar, nuk e di se çfarë nuk shkon me ju”, tha ylli. Ajo tha se imazhi është bërë pas premierës dhe ata po shkonin në një zinxhir restorantesh në Los Angeles. “Unë, Emily, Taylor Swift dhe Demi Lovato do të shkojmë në Fabrika e Cheesecake Factory”, tha ajo. “Këto janë disa zonja me klas”, vazhdoi Miley. “Gjatë gjithë jetës sime, nuk e kuptova gjininë time dhe seksualitetin tim. Gjithmonë…

Read More

Historia e Gjirokastrës tërheq çdo vit e më shumë vëmendjen e vizitorëve. Edhe në këto ditë të para të shtatorit, vizitorët zgjedhin që të vizitojnë muzetë e qytetit të gurtë. Këtë fundjave në pjesën historike të qytetit kishte vizitorë nga Kosova. Turistët janë nga vende të ndryshme të Europës. Këtë vit më shumë ka patur turistë italianë ndërsa një numër i lartë vizitorësh janë nga Spanja. Sipas të dhënave të autoriteteve lokale në 8 muajt e parë të këtij viti numri i vizitorëve është dyfish më i lartë se në 12 muajt e vitit të kaluar. Por çfarë vizitojnë më…

Read More

Shqipëria në korrik ka arritur të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që ka vendosur Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, e ndjekur nga Armenia, me një rritje +70% në krahasim e me vitin 2019. Kryeministri Edi Rama, duke postuar në rrjetet sociale klasifikimin e përpiluar na Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, e cilëson këtë një lajm fantastik. Vendi ynë përjetoi këtë sezon veror bum turistik me rritjen e madhe të numrit të turistëve që e preferuan për të kaluar pushimet. “Lajm…

Read More

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 4 shtatorit zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania” të Tiranës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”. Programi një javor i kombëtares është publikuar nga FSHF. Të 25 futbollistët e përzgjedhur për dy ndeshjet e kombëtares kundër Çekisë me 7 shtator dhe kundër Polonisë me datë 10 do të jenë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho që ditën e hënë, dhe puna përgatitore do të nisë menjëherë. Kuqezinjtë…

Read More

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Tiranë në zonën e njohur si “Kthesa e Valiasit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Në njërën prej këtyre dy makinave udhëtonte babai me vajzën 22-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. Nga ana tjetër, policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës tjetër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Read More

Gazment Bardhi nuk qëndron duarkryq, një ditë pasi Lulzim Basha e shkarkoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar në PD, por ka marrë një hap për të sjellë unifikimin e aksionit opozitar përballë qeverisë. Teksa partia është ndarë tashmë në tre pjesë, Bardhi ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës, edhe ata të grupit të Bashës dhe të Sali Berishës, si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN. “Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj…

Read More