Barsaleta që kryeministri Edi Rama tregoi duke ironizuar me vdekjen e liderit të “Wagner”, Yevgeny Prigozhin ka tërhequr vëmendje të madhe në mbarë botën. Shumë media të huaja e kanë raportuar, ndërsa video e Ramës kur tregon barsaletën në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni është parë mbi 1 milionë herë në rrjetet sociale. Një përdorues i Twitter me emrin “Carlos” e ka shpërndarë videon e Ramës duke marrë qindra-mijëra reagime, teksa e quan kreun e qeverisë shqiptare “based”, një fjalë në zhargon që karakterizon një njeri i cili është i drejtpërdrejtë dhe vetvetja. Prigozhin? Rama tregoi se si kryeministri…
Author: tirana
Një krim në familje ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm. Amanda Pushani, 37 vjeç u vra me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani 40 vjeç. Kjo e fundit është arrestuar nga policia. Në dëshminë e saj, Marsela Pushani ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk donte ta vriste motrën. Sipas saj, Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Ditën e djeshme, kur ka ndodhur tragjedia, sipas dëshmisë së Marselës, Amanda ka kërcënuar ta vrasë atë dhe nënën. “Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh…
Fshati Kominades, i njohur ndryshe me emrin Shag, është një prej fshatrave që qëndrojnë zinxhir mes kufirit shqiptaro-grek të cilët dikur ishin të populluar nga shqiptarë, kryesisht të besimit islam. Kjo zgjati derisa në vitin 1924, një vit pas firmosjes së Traktatit të Lozanës ata u detyruan të braktisin gjithçka që kishin për t’u zhvendosur drejt fshatit Özvatan të Turqisë ku nisën një jetë të re. Marrëveshja e veçantë turko-greke nuk skicoi veç kufijtë e Turqisë së sotme pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por skicoi edhe drama të njëpasnjëshme njerëzore. Disa prej tyre janë sjellë nga gazetari Andrea Danglli në…
Dua Lipa prej muajsh po shijon romancën e saj me regjisorin francez Romain Gavras. Në një podcast së fundmi Dua Lipa ka treguar se ekziston një ‘sekret’ për bashkëjetesën në çift dhe lidhet me pasjen e një jete seksuale të shëndetshme. Teksa foli për marrëdhëniet e saj intime me partnerin e saj, këngëtarja tha se çiftet duhet të jenë plotësisht të sinqertë për atë që kanë nevojë seksualisht në mënyrë që një marrëdhënie të funksionojë. Dua tha se asaj i duket e ‘çuditshme’ të mos e diskutojë këtë temë dhe beson se çdo siklet rreth seksit duhet të lihet mënjanë.…
Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. 42-vjeçari gjerman ka humbur jetën pasi ishte futur për t’u larë në det. Bëhet fjalë për shtetasin Michael Scherer, sipas policisë ka ndërruar jetën si pasojë e infarktit.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha një ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, ka thirrur Kryesinë,. Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet sot në orën 20:00. Kujtojmë se ditën e djeshme, Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi ndryshimet në statut e PD-së, duke i hapur rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, post të cilin e mori kryetari Lulzim Basha, duke larguar kështu Gazment Bardhin.
Plagosi me mjet prerës thikë një 20-vjeçar dhe u largua, pas ndjekjes intensive të Policisë dhe kontrolleve të pandërprera, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Kodër Kuqe, në Babrru, gjatë të cilit shtetasi I. M., 33 vjeç, kishte goditur me mjet prerës shtetasin A. C., 20 vjeç, kanë organizuar punën dhe kanë vijuar kontrollet intensive për…
Numërimi i popullsisë dhe i banesave do të nisë në 18 shtator. Drejtoresha e Instat, Elsa Dhuli sqaron se tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”. “Censi është një fotografim i çastit i të gjithë banorëve rezidentë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Data 18 shtator, konsiderohet dita e censit dhe është dita në të cilën Instat do të fillojë procesin e mbledhjen e të dhënave në terren. Janë afërisht 7000 vetë, stafi që kemi rekrutuar”, tha ajo. Pyetësori përmban rreth 100 kategori pyetjesh për banesën, familjen, vendbanimin,…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka pasur takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të politikës në Abu Dabi. Balluku është pritur në një takim nga Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku diskutuan mbi marrëdhëniet e miqësisë dhe perspektivat për bashkëpunim bilateral në fusha të ndryshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve Zëvendëskryeministrja thotë se janë disa sektorë ku ekziston vullneti nga të dyja vendet për të thelluar…
Rreth orës 04:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Durrësit, 2 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të fundoseshin, për shkak se mjeti i tyre lundrues gomone kishte pësuar defekt. Sapo i kanë konstatuar, shërbimet e Njësisë Policore Detare, me mjet lundruese, iu kanë shkuar në ndihmë 2 qytetarëve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në breg, mjeti lundrues që kishte pësuar defekt. Njësia Policore Detare fton çdo qytetar/turist…
Policia e Shtetit/Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI”. -Gjatë kësaj jave, kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike janë zhvilluar në malësinë e Krujës, në Thumanë, në qarkun Shkodër, në qarkun Lezhë dhe në Tropojë, në terrene të vështira malore dhe në fshatra të thella. -Në megaoperacion janë angazhuar 4000 punonjës policie dhe janë përdorur 20 dronë të cilësisë së lartë, për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike. -Si rezultat i kontrolleve, janë asgjësuar në total 10 106 bimë narkotike cannabis sativa. -Si autorë të dyshuar të rasteve të evidentuara, janë arrestuar 2 shtetas, janë shpallur në…
Videoja e re tregon Princin Harry dhe Meghan Markle të mbështjellë në krahët e njëri-tjetrit teksa këndojnë këngën hit të Beyonce ‘Love on Top’. Dukesha e Sussex-it shfaqet e lirshme në krahët e burrit të saj. Është e qartë se të dy janë ende thellësisht të dashuruar. Çifti ndoqi koncertin e divës së popit në Los Angeles të premten mbrëma nga një suitë private. Mënyra se si Harry e kishte pranë vetes me dorën rreth belit dhe kokën mbi shpatullën e tij, tregon gjithçka rreth marrëdhënies së tyre. View this post on Instagram A post shared by Meghan (fan page) (@_duchess_of_sussex)