23-vjeçari Mato Glluçaj, i cili vrau babanë e tij në Selenicë duke i vendosur tritol në bombolën e gazit, është lënë këtë të hënë në bug nga Gjykata e Vlorës. Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente. Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit
Author: tirana
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku ai punonte. 27-vjeçari B.M, i kishte vjedhur çantën me dokumente dhe me 190000 lekë, në automjetin e firmës ku punonte, në lagjen “Mazreku”, Kashar, mirëpo në polici kishte bërë kallëzim të rremë sikur ia kishin vjedhur paratë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, se i kishin vjedhur çantën me dokumente dhe…
Ish-finalistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Dea Mishel ka treguar se ditën e dielë është përfshirë në një aksident. Ajo tregoi me foto dy mjetet që u përplasën me njëri-tjetrin. Fatmirësisht, Dea ka zbuluar se ka shpëtuar pa lëndime. “Sot më ndau nga vdekja kjo makina gri në mes. Sot jam mirënjohëse për makinen gri që uli forcën e goditjes”,-thotë Dea.
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto të tijën, e cila i është dërguar nga një qytetar. Sipas kreut të qeverisë, fotoja është krijuar me aplikacionin e inteligjencës artificiale. “Duke shpresuar që të qeshni edhe ju me këtë dërgesë të njërit prej jush, i cili më shkruante se e ka krijuar me aplikacionin e Inteligjencës Artificiale, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.
Pasditen e kësaj të hëne, socialistët janë thirrur sërish për të dëgjuar fjalën e kryetarit të tyre në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku pritet të shpallen dhe disa ndryshime në kabinetin qeveritar, vendim që e la të kuptohet më herët vetë kryeministri Edi Rama. Përpara se të merrte pushimet e gushtit, kryesocialisti shkarkoi të gjithë sekretarin, më në krye numrin dy të partisë Damian Gjiknurin. Në vend të tij si sekretar të Përgjithshëm komandoi Blendi Klosin ndërsa vendin bosh të kreut të grupit parlamentar ja besoi Bledi Çuçit. Poa shtu sot Rama pritet të bëjë publike emrat e sekretarëve të…
Adriana Prendi mbrëmë festoi në dasmën e të vëllait, por në orët e para të mëngjesit ajo humbi jetën, në një aksident tragjik. Ajo është nënë e tre fëmijëve, dhe bashkë me burrin, Gëzim Prendin, i cili drejtonte mjetin, ishin duke u kthyer drejt Greqisë ku edhe jetonin, por u përfshinë në aksident. Ndërkohë i plagosur mbeti dhe një pasagjer, Emanuel Gera, 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Këtë të hënë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë në Tiranë dhe gjatë viiztës së saj dy ditore, do ti dorëzojë shkrimtarit Isamail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës. Prej datës 1 gusht, kur Osmani firmosi dekretin, Kadare mban edhe nënshtetësinë e Kosovës. Osmani e ka cilësuar si një nderim për Kosovën, pasi shkrimtari sipas saj, është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, pasi me krijimtarinë e tij ka promovuar gjuhën, kulturën e traditën vendase. Pak kohë më parë presidentja Osmani dekoroi Kadarenë edhe me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti që jep Kosova për…
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e çeljes së sesionit parlamentar, këtë të hënë 4 shtator. Teksa i uron deputetëve një fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, Presidenti Begaj shpreh vlerësimin për punën dhe inciativat e parlamentit, në mazhorancë apo opozitë, dhe nënvizon se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor. Duke u ndalur te cilësia e dialogut politik, Presidenti Begaj vlerëson se cilësia e shkëmbimeve të ideve mes krahëve politike, po aq sa përfshirja në diskutime konstruktive,…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, në krye të këtij institucioni që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të 2022. Në adresimin e tij, presidenti Zelensky tha se është koha për “qasje të reja” në Ministrinë e Mbrojtjes. Rustem Umerov, që drejton Fondin e pronave Shtetërore të Ukrainës, është emëruar nga presidenti si pasues i Reznikov. “Besoj se Ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate që ndërlidhin ushtrinë me shoqërinë, si një e tërë”, theksoi Zelensky. Mediat ukrainase shkruajnë se Reznikov mund të emërohet ambasadori i ri i Ukrainës…
Një tragjedi pas dasmës. Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Sarandë-Qafë Botë në afërsi të Konispolit. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një 35-vjeçare, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë dalja e mjetit nga rruga, ndërsa viktima është identifikuar si Adriana Prendi 35 vjeç. Të aksidentuarit mbrëmë kanë qenë në një dasmë se viktima martonte vëllanë dhe sot do të largoheshin për Greqi, ku banojnë dhe punojnë. Dy të aksidentuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe shoferi i mjetit, Gëzim Prendi. Ky…
Këtë të hënë, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi lokale. Temperaturat minimale do luhaten 13-24 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23-25°C e veri, 29-32°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4-5 ballë në det të hapur.
Dashi Të hënën disa prej jush po ndihen të hutuar dhe të pavendosur në këto orë. Edhe vendimet e lehta për t’u marrë bëhen të vështira. Mundohuni ta kapërceni këtë periudhë as me ndihmën e të afërmve dhe miqve. Demi Të hënën ata që nuk kanë pasur guximin të ndryshojnë tani mund të preken nga një gjendje stresi të tepruar. Në dashuri mund të ketë disa dyshime, veçanërisht nëse partneri është i shpërqendruar ose nuk i përgjigjet telefonit. Binjakët Të hënën nëse duhet të përfundoni negociatat e punës, kjo është koha e duhur. Disa prej jush ndihen të lodhur dhe…