Ish-kryeministri Sali Berisha e ka rinisur sesioni e ri parlamentar sërish me akuza drejtuar ndaj mazhorancës dhe qeverisë “Rama 3”, duke e cilësuar atë si të lidhur me mafian. Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që bashkohen për t’i shkurtuar jetën këtij parlamenti. Po ashtu Berisha tha se shumica e qeverisë dhe maxhorancës duhet të jetë në burg. “Iu ftoj të përfytyroni shpellën më të madhe të mafies. Drejtoni sytë këtu dhe kjo është më e madhja në botë. Ky parlament është i bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Lidhjet tuaja me bandat e krimit shkojnë në Meksikë e…
Author: tirana
Njoftimi i dhënë nga kryetarja e Kuvendit se Lulzim Basha është kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së, ka nxitur një debat në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Gazment Bardhi i cili nuk njeh shkarkimin e tij nga kreu i grupit ka reaguar ashpër, ku tha se ta harrojë që PS-ja, Rama dhe Veliaj do zgjedhin kreun e grupit të PD-së. “Ju mund të talleni me qytetarët, mund të jeni tall edhe me opozitën për shkak të konflikt, por ta harroni se do vijë dita kur kreun e grupit të PD ta zgjedhë PS. Atë ditë,…
Në fjalën e saj të parë në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja Lindita Nikolla ka njoftuar se kreu i grupit të PD-së është Lulzim Basha, pasi nga kjo detyrë u shkarkua Gazment Bardhi. Ky njoftim ka nxitur debate mes palëve në PD. Në momentin kur Nikolla po prezantonte ndryshimet në fjalë para deputetëve, Gazment Bardhi i qeshi në fytyrë Lulzim Bashës, ndërsa më pas mes tyre ka pasur një debat verbal, teksa shihen të ulur pranë njëri-tjetrit. “Sot në orën 9 kam marr një njoftim nga PD e cila më drejtohet që në zbatim të rregullores së parlamentit,…
I njohur për sjelljen origjinale, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në nisje të sesionit të ri parlamentar ka mbërritur në seancë me brisqe rroje. Gjatë një deklarate për gazetarët para Kuvendit, ai ironizoi duke thënë se brisqet e rrojës ia ka sjellë qeverisë ose dhe Bashës.“Kam marrë një surprizë për qeverinë, por po e do dhe ai tjetri (për Bashën), kam sjellë një kit kirurgjikal për synetllëk. Kit kirurgjikal. Ia solla qeverisë ta sterilizojë meqenëse ka 10 vite që se rruan për popullin. Faleminderit”, tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet në Shqipëri prej mbrëmjes së kaluar, ku do të qëndrojë në një vizitë dy ditore. Tashmë është bërë e ditur agjenda e saj, e cila përfshin darka e dreka shtetërore me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo ka mbërritur në Presidencë ku u prit nga Begaj me ceremoni zyrtare. Ata më pas pritet të dalin në një konferencë për shtyp në orën 11:40. Ndërkaq takimin me kryeministrin Rama, Osmani pritet ta fillojë në orën 12:30, e më pas Osmani do të pritet në takim edhe nga kryetarja e Kuvendi të…
Nga shkallët e Kuvendit të Shqipërisë, kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha se postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së që ia mori Gazment Bardhit edhe pse ku i fundit sot tha se ai është në këtë detyrë, do ta delegojë tek një nga nënkryetarët. “Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD-së dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam…
Këtë të hënë në orën 10:00 ka nisur nga puna Kuvendi i Shqipërisë, pas pushimeve verore. Gazment Bardhi shpërfill vendimin e Kuvendit Kombëtare për shkarkimin e tij, duke thënë se ai është kreu i grupit. Në një prononcim për mediat, sa i përket zgjedhjes së Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar si kryetar grupi i PD-së në Kuvend, Gazment Bardhi tha se Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve. “Z. Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.Unë kam ftuar të gjithë deputetët e PD-së, Aleanca për…
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar. Lideri historik i PS-së ka dalë nga tubimi dhe gjendja e tij është e qëndrueshme. Për t’i lehtësuar furnizimin me oksigjen, mjekët i kanë bërë hapje kirurgjikale të trakesë ku kanë vendosur një tub plastik në fyt. Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur…
Ish-ministri i Brendshëm, deputeti Bledi Çuçi është prezantuar këtë të hënë në nisje të sesionit të ri Parlamentar, si kreu i grupit të PS-së në Kuvend. Vendimi i marrë nga Asambleja Socialiste në fund të korrikut ka marrë sot dhe “OK” e deputetëve socialistë. Miratimi është bërë para nisjes së seancës plenare, e para e këtij sesioni. Më herët postin e kreut të grupit të PS e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, kjo për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për shtetasin Ronald Bebja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi i Policisë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”. Dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në Burrel, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë,…
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të takohet sot me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje për grurin. Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet në Soçi të Rusisë. Marrëveshja për eksportin e grurit të Ukrainës u arrit 1 vit më parë, por Rusia e braktisi këtë marrëveshje në muajin Korrik duke pretenduar se eksportet e saj të ushqimeve u përballën me pengesa. Marrëveshja e grurit 1 vit më parë u negociua nga OKB dhe Presidenti turk. Do të jetë sërish Erdogan që do të tentojë të bindë Presidentin Putin për t’iu…
“Duhet që të prisni edhe pak ditë pasi Asambleja do të mblidhet shumë shpejt”. Me këto fjalë Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në fund të muajit gusht lidhur me ndryshimet në qeveri duke lënë të kuptohet se ato do të jenë të mëdha. Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhët e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në Asamblenë e fundit të 26 Korrikut.Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.Ndaj…