Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Tiranën, për herë të parë pas anulimit të mbledhjes mes dy qeverive, asaj të Albin Kurtit me të Edi Ramës. Në konferencësn me homologun Bajram Begajn, Osmani tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira dhe çdo diskutim i momentit është tejkaluar. “Relacionet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, mua me pëlqen ti quaj relacione mes motrash. Mund të fuqizohen edhe më tej, do ta rrisim koordinimin mes nesh, se është në interes të dyja shteteve, kombit tonë dhe paqes afatgjatë. Mungesa e paqes në një pjesë ndikon në të…

Read More

Presidentja e Kosovës,, Vjosa Osmani gjatë konferencës për shtyp me homologun Bajram Begaj u shpreh se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare për t’u bërë zëri i saj në institucionet ku nuk ka përfaqësim, teksa nënvizoi se Kosova me sfidën më të madhe të sigurisë. Ajo shtoi se është angazhuar vetë personalisht për t’u koordinuar me kryeministrin Edi Rama, presidentin Begaj dhe diplomatët shqiptarë. “Unë mendoj që çdo moment është i mirë për ta vizituar republikën e Shqipërisë. Përkundrazi çdo vizitë ndihmon fuqizimin tonë në rajon. Kosova sot përballet me sfidimin më të madh të sigursë…

Read More

Përgatitjet për takimin e radhës Kurti-Vuçiç në Bruksel, zbatimi i marrëveshjeve të arritura dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri, ishin në fokus të bisedimeve që i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak zhvilloi me liderët e të dyja vendeve në kuadër të forumit të Bledit në Slloveni. Takimet u mbajtën disa ditë më parë, por zyrtari europian i bëri të ditura tani, detajet mbi çështjet e diskutuara. Lajçak theksoi mes të tjerash, se u ka kujtuar dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen pa asnjë kusht apo vonesë. “Me kryeministrin Kurti…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nisi sot vizitën në Tiranë me ftesë të homologut Bajram Begaj. Osmani ka mbërritur në Tiranë që mbrëmjen e kaluar, ndërsa sot në orën 10:00 u prit me ceremoni nga Begaj. Begaj në një konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira. “Sot 1 vit pas vizitës sime të parë në Kosovë, kisha nderin t’i uroja mirëseardhjen Osmanit. Mirëserdhët në shtëpinë tuaj. Gjatë bisedave tona, përtej frymë vëllazërore, vëmendje patën çështjet më të rënd të interesave…

Read More

Një mësimdhënëse me grada të larta akademike ka shokuar sot kolegët dhe lexuesit e tjerë në rrjetin Linkedin, duke cituar… Adolf Hitlerin! Prof.Dr. Besa Shahini (e cila ka emër të njëjtë me ish-ministren e arsimit) është pedagoge pranë Departmentit të Statistikës dhe Informatikës së Aplikuar pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës – raporton Dita. “Ji krenar për popullin tënd, kur nuk ke arsye të turpërohesh nga asnjë prej klasave të tij shoqërore” – është një thënie nga më racistet e Hitlerit. Profesore Shahini e ka marrë këtë shprehje dhe thotë se është dakord me Hitlerin në këtë rast. Më…

Read More

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve që janë në axhendën e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, të cilat për 7 ditë rresht do t’i dedikohen kulturës britanike. “Shqipëria mikpret botën. Bëhuni pjesë e Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar deri më 10 shtator, ku Shqipëria mikpret mes shumë aktivitetesh vendin e një kulture të madhe”, shkruan Rama. Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar i parapriu Java e Kulturës së Azerbajxhanit, ku ndër të tjera ra në sy performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”. Javët Kulturore Ndërkombëtare janë konceptuar si një mozaik aktivitetesh…

Read More

Një festë për zbulimin e gjinisë në Meksikë përfundoi në tragjedi. Avioni i vogël që shërbente për treguar se çifti do të bëhen prindër me një vajzë, pësoi një defekt në ajër e për pasojë u rrëzua. Piloti ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur shëndetësor. Një ngjarje e tillë ka ndezur një debat në rrjetet sociale. “Këto festa të zbulimit gjinor po dalin jashtë kontrollit kur njerëzit vdesin çdo vit për shkak të tyre,” u ankua një përdorues i X. “Mënyra se si kamera iu kthye çiftit pa asnjë interes për…

Read More

Dy ditë para se të festonte 37-vjetorin e lindjes, Amanda Pushani u vra nga motra e saj 40-vjeçare me profesion mësuese e Gjuhës Shqipd në një shkollë private, Marsela Pushani. Fillimisht ngjarja u trajtua nga familja për Policinë si vetëvrasje, por pas ekzaminimeve që janë kryer në trupin e 37-vjeçares janë konstatuar plagë dhe më pas u ngrit dyshimi se është vrarë dhe u arrestua 40-vjeçarja. Shkak i vrasjes është bërë një debat që ka agravuar mes dy motrave, ku më pas Marsela Pushani ka marrë thikën dhe ka qëlluar 37-vjeçaren. Viktima është qëlluar 1 herë në bark me thikë…

Read More

Sekretari organizativ i Berishës, Klevis Balliu i ka uruar mirëseardhjen Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, teksa i ka sugjeruar t’i thotë të vërtetën qeverisë Rama. Ai i kërkon ta vërë para përgjegjësisë ekzekutivin shqiptar për aktet antikombëtare të këtyre viteve dhe thekson se Presidentja Osmani duhet të ngrejë disa pyetje. “Presidentja Osmani mundë të kërkojë llogari sot Kryeministrit Rama për sanksionimin e Kosovës duke anuluar takimin e dy qeverive kur Kosova po zbatonte kushtetutën e vet dhe ligjet e veta ndërkohë që Serbia kërcënonte me luftë sa vet ministri i jashtëm serb deklaroi dërgimin e 1000 forcave speciale ushtarake të…

Read More

Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit për një takim të të gjithë deputetëve të koalicionit, ditën e martë, për të hedhur një hap përpara drejt zgjidhjes së krizës në kampin opozitar. Ish-kryeministri Berisha konsideron si një hap pozitiv këtë ftesë dhe konfirmoi pjesëmarrjen në takim. “Do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi. Ftesën e konsiderojmë si hap pozitiv. Ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, tha Berisha pas seancës së Kuvendit. Sipas Bardhit, ndasitë në mendime e ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na heqin vëmendjen nga përgjegjësia ndaj vendit dhe qytetarëve.

Read More

Deputeti i PD-së Edi Paloka, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla prezantoi si kryetar të Grupit Parlamentar të PD, Lulzim Bashën. Ai iu drejtua Nikollës duke i thënë se kjo situatë është qesharake dhe se nuk mund të pranohen një kryetar që vetëzgjidhet. “Sot dua t’ju vë para një situate të tillë se po shoh se nuk po e kuptoni… nëse nesër unë mbledh 2 mijë vet në një sallë dhe e quaj Kuvend të PS dhe zgjidhem kryetar, sekretar e të tjera me ‘ar’ prapa, dhe u them se jam kreu i grupit të PS, çfarë do…

Read More

Pasi përfundoi Kuvendi, pasi ishte vetëm një seancë që zgjati 30 minuta dhe u prezantuan vetëm krerët e rinj të grupeve parlamentare, Gazment Bardhi ka komentuar me ironi vendimin e Kuvendit Kombëtar për të vendosur Lulzim Bashën si kreun e grupit të PD-së. Bardhi tha mos u çudisni kur të dalë e të shpallet mbret i Anglisë. “Kreu i grupit zgjidhet nga deputetët. Deri ditën që do kem shumicën do jem kreu i grupit, e kam marrë si përgjegjësi në një moment të vështirë. Ripërsëris apelin, që nëse Lulzim Basha ka ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë…

Read More