Roland Bejko i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në Neës24, komentoi Kuvendin Kombëtar të PD, teksa tha se ndryshimet e statutit janë legjitime. Ai u shpreh se ditën e sotme në Kuvend PD u paraqit me ekipin e saj dhe se dje ka hyrë në fuqi statuti i ri, duke bërë që kryetari i partisë të jetë njëkohësisht edhe kreu i grupit parlamentar, dhe se për këtë nuk ka asgjë për të diskutuar. “Deputetët janë ndarë tashmë në tre grupe, në fakt është dhe një grup i katërt. Deputetët që e njohin PD zyrtare ishin, ata që nuk e njohin…
Author: tirana
Duke filluar nga ky muaj fatura e energjisë elektriket do të shkojë në çdo banesë apo njësi ekonomike. Edhe pse ky shërbim është një detyrim, shumë abonentë ankohen se nuk e marrin. Administratori I OSHEE grup, Enea Karakaci, në një intervistë për Vizion Plus thotë se kompania e shpërndarjes së energjisë ka një marrëveshje të re. I gjithë zinxhiri i faturës, që nga pritimi, zarfimi dhe shpërndarja do të jetë kompetencë e Postës Shqiptare. “Ne kemi gjithsej 1milion e 300 mijë abonentë. Çdo muaj do printohen po kaq fatura, do zarfohen si dhe do të shpërndahen nga posta shqiptare, si…
Drejtimi në drejtim të kundërt në autostradë është diçka që përpiqet më së shumti të parandalohet kudo në botë, nga sinjalizimi e në vazhdim, por disi ka gjithmonë një shofer që arrin të lëvizë në drejtim të kundërt. Pikërisht ky ka qenë shkaku i aksidentit të tmerrshëm që ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Miloš Veliki afër Obrenovcit, në drejtim të Beogradit, në Serbi. Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një përplasje e tmerrshme mes dy automjeteve Hyundai dhe Fiat, mëson Nova.rs. Në aksident, Fiat-i ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes, gjë që…
Gjatë kësaj jave moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash pjesën më të madhe të ditëve. Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa, do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë. Parashikimi i motit nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të…
Trigliceridet janë një klasë e lipideve që mund të kenë një ndikim vendimtar në rrezikun kardiovaskular të një personi. Nëse ndiqet një dietë e ekuilibruar, një sasi normale e triglicerideve është absolutisht e nevojshme për shëndetin e trupit. Nëse ndërhyjnë shkaqet patologjike ose një dietë e pa balancuar, nga ana tjetër, trigliceridet e tepërta (hipertrigliceridemia) mund të rrezikojnë seriozisht vetë shëndetin. Çfarë është hipertrigliceridemia- Hipertrigliceridemia është pikërisht teprica e triglicerideve në gjak. Kjo gjendje mund të jetë një rrezik serioz për shëndetin pasi rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare ose pankreatitit. Shkaqet e mundshme- Trigliceridet e larta mund të kenë shkaqe…
Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 2800 raste dhune u shënuan në shkollat e vendit gjatë vitit që lamë pas. Problematikë konsiderohen gjimnazistët, ndërsa Tirana është në krye të listës për nga numri i ngjarjeve! Ministria e Arsimit paralajmëroi masa, ndërsa sociologët thonë se kundër këtij fenomeni duhet që të bashkohen shumë faktorë. Rastet më të shumta të dhunës kanë ndodhur në gjimnaze ku gjatë vitit akademik që lamë pas nr ishte 479 në arsimin bazë 460 të tilla. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 139 raste personat që kanë shkaktuar dhunë janë vetë mësuesit ndërsa në 2300 raste të…
Shtatori mbërriti dhe tani Kombëtarja gjendet në fazën më vendimtare për sa i përket rrugëtimit drejt Euro 2024. Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më 7 shtator në Pragë, ndërsa më tre ditë më vonë presin Poloninë në një “Air Albania“ të stërmbushur. Kombëtarja nuk ka pse shkon më larg për të siguruar kualifikimin. Bileta për në Gjermani gjendet pikërisht në këto dy sfida. Madje, as një humbje në Pragë nuk do e nxirrte Shqipërinë nga gara për kualifikim. Ekipi i udhëhequr nga Silvinjo mjafton që të mposhtë Poloninë në Tiranë dhe kualifikimi është një çështje thuaje e mbyllur.…
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë nisur bisedimet në qytetin rus të Soçit në bregun e Detit të Zi. Të dy liderët shtrënguan duart përpara se të fillonin bisedimet. Duke përshëndetur liderin turk, Putin tha: “Nëse dëshironi, ejani me pushime këtu, është shumë mirë”. “Ky është takimi ynë i parë që nga zgjedhjet në Turqi. Dëshiroj t’ju përgëzoj edhe një herë për rezultatet zgjedhore,” i tha Putin Erdoganit. Bisedimet pritet të fokusohen në ringjalljen e marrëveshjes së drithërave, nga e cila Rusia u tërhoq në korrik. Gjithashtu, sipas palës ruse, do të bisedohet për një…
Për një efekt të mirë kundër celulitit, është e rëndësishme të bëni fërkimin e thatë me furçë në mënyrë korrekte, gjithmonë në përputhje me lëvizjen e lëngut limfatik në trup, pra nga këmbët lart, dhe i gjithë trupi do t’ju falënderojë. Fërkimi i thatë ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura, hapjen e poreve dhe reduktimin e celulitit, kështu që lëkura do të jetë më e ndritshme dhe më e tonifikuar. Gjithashtu nxit detoksifikimin e trupit duke stimuluar sistemin limfatik dhe forcon sistemin imunitar. Mjafton të merrni një furçë, e cila nuk duhet të jetë shumë e ashpër dhe sigurohuni që…
Nga Janari i vitit 2026 parashikohet të hyjë në fuqi formula e re taksimit të banesave dhe tokave bujqësore për qytetarët shqiptarë, ku detyrimet do të paguhen në bazë të vlerës së tregut dhe reforma do të shtrihet në të gjithë vendin. Por çfarë e ka vonuar këtë proces deri më tani dhe pse nuk ka funksionuar siç duhet mbledhja e taksës së pasurisë? Referuar një raporti të fundit të Ministrisë së Financave, mbi monitorimin dhe menaxhimin e financave publike, “reforma për taksën mbi pronën është vonuar për shkak të ngjarjeve të paparashikuara, duke iu referuar në këtë rast tërmetit…
Mungesa e ekspertëve dhe specialistëve të aftë po shndërrohet në një rrezik kryesor për disa funksione themelore të Administratës Publike. Ministria e Financave, në një rishikim të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike, vlerësoi se mungesa e burimeve njerëzore ishte bërë pengesë për arritjet në pikat kyçe politikës fiskale, që nga hartimi i planeve dhe projekteve deri te realizimi i treguesve. “Për sa u përket rregullave fiskale, sfida kryesore lidhet me trajnimin e stafit të sektorit për analiza dhe statistika. Për të kapërcyer këtë problem, ata po planifikojnë të ndjekin trajnimet e organizuara nga ASPA për zonën e tyre. Në…
Dëshmia e fqinjit të familjes Pushani konfirmon versionin e dhënë nga autorja e krimit, Marsela Pushani, e cila dy ditë më parë vrau motrën e saj 37-vjeçare Amanda Pushani, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të alkoolit. Fqinji i tyre në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur” tha se viktima merrte borxhe. Pronari i dyqanit, në lagjen ku jetonin dy motrat, tha se 37-vjeçarja i kërkonte alkool dhe kur nuk i dha ajo nuk i foli më. “Ne na lajmëroi një komshi për atë që kishte ndodhur, ka kaluar kohë që kur ajo vinte me kërkonte që t’i…